Pilo Zyba
QESHARAKE E DHIMBSHME POR E VERTETE
- Analizë mbi të vërtetën e Europës dhe krizës greke -
Një lajm nga mediat europiane për greqinë para tre ditësh në mbrëmje, mjaftoi që ditën që pasonte bursat e europës të tronditeshin dhe te zbrisnin shkallët.Diskutime pa fund nëpër kanalet televizivë, në Londër, në Berlin, në Paris, në Romë e gjetkë.Qesharake, hallka më e dobët e zinxhirit në Europën e Bashkuar tronditi pasigurinë, frikën dhe rrënimin.Qesharake! Qesharake dhe shume qesharake për çdo njeri që ka pesë pare mënd, dhe që di të bëjë vetëm llogarinë e familjës së tij.Greqia mban 1% të peshës ekonomike ne europë, atëherë si ka mundësi që tronditja pas këtij lajmi të paraqitet si një tërmet shtatë ballësh në pallatin ekonomik me themele të qëndrushme të bursave të Europës së Bashkuar.Atëherë çfar ndodh, çfar ka ndodhur, dhe çfar pritet të ndodhin në brëndesinë e këtij pallati madheshtor, i cili prej kohësh tronditet herë pas here nga tërmete të njëpasnjëshme. Këto tronditje janë reale, të përgatirura, cili është qëllimi dhe e verteta mbi to? Kam mendimin se duhet te shikojmë më thellë në kohë, në politikë dhe në ekonomi, dhe ketë e bën një mëndje e prehtë, një analist i pa anshëm, i cili gërmon e kërkon se ku qëndron mina me sahat e pasigurive të sotme, por dhe të së ardhmes.
Europa e Bashkuar lindi si një domosdoshmëri pas luftës së dytë botërore, për të barazpeshur ekonominë e kampit socialist.Gjatë gjithë viteve, kohës së egzistences së tyre, ky barazpeshim mbante të qëndrushme dhe me pak oshilacione barazpeshimin e ekonomisë europiane, ekonominë dhe mirëqenien, dhe me pas edhe politikën e të dy kampeve të cilët kundërshtonin njëri – tjetrin përmes luftës së mendimeve dhe asaj propoganduese politike.Kapitalizmi si sistem, për mendimin tim personal, është njëlloj me atë Komunist.E di që do qeshni por unë do mundohem tu bind.Nëse Komunizmi si sistem kërkon që të zotërojë pronën, dhe të punësojë të tjerët duke vjelur të ardhurat për vete, kapitalizmi bën të kundërtën, të lejon pronën dhe të vjel të ardhurat mbi këtë pronë.Siguracionet, pensionet, mirëqenia duhet të jenë të barabarta në të dy sistemet, duhet!Duhet, por nuk janë!Dhe kjo nuk ka të bëjë me sistemet, por me administrimin e kësaj prone, që në rastin e pare ka në bazë pronën dhe shfrytëzon individin, dhe në rast të dytë lejon pronën dhe vjedh apo vjel individin.Dhe administrimi nuk ka të bëjë me politikën, pavarsisht nga propogandimi i saj në të dy rastet.Administratoret kanë vetëm një qëllim, një mendim, fitimin, dhe në të dy rastet ai duhet të japë mirëqënien dhe rritjen ekonomike të një kombi apo të shumë kombeve së bashku.Këtë do ta plotësoj edhe me disa fakte reale për europën e sotme, dhe për partite e ndryshme dhe politikat e tyre të ndryshme që kanë , dhe që bëjnë pjesë në një ekonomi të përbashkët europiane.Pra, politikat e tyre janë të ndryshme, por qëndra e kërkesës dhe lufta bëhet për ngritjen ekonomike dhe mirëqenien.Sot Europa e Bashkuar është një kooperativë e bashkuar me parime të ndryshme politike, por gjoja me qëllime të barabarta ekonomike.Edhe kjo është qesharake! Sepse lufta e brendshme politiko – ekonomike kurrë nuk mund të jetë e barabartë për të pa barabartët.Po jap vetëm një fakt të vogël dhe bindës, Gjermania merr nga banga europiane një kredi afatgjatë me një përqindje 2%, po këtë kredi, në po këtë bangë Greqia po në europë e merr me 5%…më thoni zotërinj, ku eshte ketu bashkimi dhe barazia?Ose vetë Gjermani apo Franca e marrin këtë kredi me 2% dhe ja japin Greqisë me 4,5,6, apo 7%.Edhe europa e bashkuar nga ana ekonomike i përngjet një xhungle ku sejcili duhet të gllabërojë për të jetur më mirë dhe për tu ngjitur më lart.Kjo luftë varet nga kushtet, nga situatat, nga mënyra, nga forma që paraqitet, dhe nga letrat që luhen në tavolinën e kooperativës së bashkuar Europiane.
Tashme pas 20 vjetesh të prishjes së ekuilibrit Kapitalisto – komunist në lojën ekonomoke, sepse për mua politike nuk ka, në europës e bashkuar është futur paniku, pasiguria, frika për një përmbysje, për një gremisje, për një rënie me pasoja ndoshta dhe të rënda.Dhe çfar ndodh? Si gjithmonë kur ndihemi keq shtërngojmë radhët, kërkojmë pasojat, kërkojmë të mbyllim vrimat nga na fryn të ftohtit, ose të qepim thesin e grisur nga na iken mielli i fitimit dhe sigurise.Por cilat janë shkaqet që sollën dhe sjallin këtë pasiguri, pse jorgani i grisur i europës plakë është vështirë tashmë të androhet?E keqja është e fshehur thellë në vite, në ekonomi dhe politikë, në qëllimet që mbanin brënda tyre dhe interesave të fitimit, më parë ekonomik dhe më pas dhe të atij gjoja politik.Çfar rendesie ka emertimi i mirëqenies për masat, kapitalist, komunist, demokratik apo liberalist?Po të vëmë re gjatë historisë se revolucioneve botërore për përpërmbysje, vetem një ka qënë dhe mbetet qëllimi, mirëqënia dhe siguria.
Këtu fshihet edhe e verteta e përmbysjes së kampit komunist, i cili, gjithmonë i pa sigurtë,(jo i pa qartë) për qëllimet e tij, sigurinë e tij, karrigen e tij, në çdo shtet kaloi në diktaturë.Komunizmi teorik nuk është diktaturë, por ai praktik mbeti i tillë, pse?E thjeshtë per tu kuptuar, qëllimi i tij ishte qëndrimi në pushtet, në çdo formë, në çdo mënyrë.Dhe për të mbajtur këtë pushtet përdorte dhunën, por pa menduar dhe kuptuar se, sa më shumë ushtrohej dhunë aq më shumë hapte hendekun e madh për të rënë brënda.Krijoi atë që nuk krijohet, luftën e klasave, dy mendime në një shtëpi, nga i cili duhej të dëgjohej vetëm njëri, edhe kur ai ishte i gabuar, edhe kur ai binte në kundershtim me mirëqenien e kombit… “Bar hamë dhe nuk i shkelim parimet”..qesharake dhe kjo, apo jo?Njeriu në botë është i përkohshëm dhe gjithmonë kërkon që të jetojë sa më mirë për kohën e tij, ndërsa komunistët diktatorë luftonin për historinë dhe gjoja qëndresen, sepse mirëqënia e tyre personale ishte e siguruar.Por kohët e fundit shikojmë se ne Lindjen e Mesme, krerët po egzekutohen nga masat, edhe ata ishin komunistë? Kurrë nuk kemi folur për bindjet e tyre politike, por prapë ata po egzekutohen si të pa denjë nga popujt, pse?Vetëm një shpjegim ka, rënia ekonomike, apo frenimi i zhvillimit ekonomink në këto vënde bën që popujt ti egzekutojnë.Nuk ka rëndësi emërtimi, komunist, demokrat apo liberalë, kush ndalon ecjen përpara të lokomativës së zhvillimt egzekutohet, pavarsisht nga emri që mban.Emri nuk ka të bëjë, dhe nuk ka asnjë lidhje me vlerat reale apo të premtuara, ekonomia vendos, ajo i ngren dhe i ul masat, ajo i qetëson apo ngren dallgët në detin e madh të hidhërimit.Ajo përmbys çdo lloj anije politike, që shkon në kundërshtim me interesat dhe rrugën e këtyre dallgëve, dhe që kanë vetëm një emër, prishje të interesave ekonomike, private në fillim dhe më pak kombëtare, apo shumëkombëshe.
LE TI KTHEHEMI KAPITALIZMIT PAS KOMUNIST
Rënia e sistemit komunist, prishi barazpeshimin europian, dhe me pas edhe atë botëror.Ekonomia kapitaliste që gjoja deri në ato momente barazie qëndronte në barazpeshë e hodhi përmbys anën tjeter, qoftë në vlerë, qoftë në mirëqënie, qoftë në luftë për politikën.Sistemi komunist në ringun e boksit pësoi një goditje të fuqishme dhe u rrëzua pa ndjenja .Pa ndjenja apo doli i vdekur fare, kjo nuk ka rëndësi, qellimi i analizës ka tjetër drejtim.Tifozat e palës humbëse mbetën të shushatur për momentin dhe kur erdhën në vete kuptuan se boksjeri tjetër, kapitalist, ishtë më i fuqishëm, më i pasur, më i mirë.Atëherë braktisën lojtarin e tyre dhe vrapuan të gjithë drejt fituasit.Disa mbi tela, disa mbi mure ( litarët e ringut) nuk ishin më pengesë për ta.Kapitali doli fitues me të drejte, pasi me durimin, kujdesin, ligjin e së drejtës, mundi dhe e hodhi nokaut tjetrin.Por më pas? Më pas i dehur nga suksesi hapi portat dhe për ish kundërshtarët e tij, gjoja kundërshtarë, sepse masa shikon interesin imediat. Dhe çfar ndodhi në të vërtetë?Prishja dhe rrëzimi me nokaut i kampit komunist, bëri që frymëmarja e tij ekonomike, politike të mos egzistonte më.Siç ndodh gjithmonë, kufoma e zbuluar mbi tokë e një të vdekuri, sjell probleme për të gjallët…dhe keto u shfaqen, në fillim Çernobili, më pas reaktorët bërthamorë të Bullgarisë etj. Arat mbetën djerrë, hodrocentralet u përmbytën, fabrikat u shkatërruan, për ti rindërtuar sipas një sistemi të ri, por me se?Atëherë masat braktisën gjthçka dhe morën rrugët e mërgimit…Pala pritëse e entuziazmuar i pranoi, i ndihmoi, ( por gjithmonë në interes te saj) dhe interesi ishte privat, pavarsisht se ata bënin pjesë në një shtet, greqi, itali, francë etj.Këtu puntorët punuan në të zezë, (kuptohet jo të gjithë) për të pasuruar individin kapitalist.Shteti kapitalist këtyre individeve përveç fitimit u dha dhe ndihma të tjera të përballojnë nevojat e prodhimit, sepse tregjet lindore kishin kërkesa të mëdha.Shtetet më pak të fuqishme si Greqia, për të përballuar këtë dyndje kërkuan shumë para dhe europa e bashkuar u dha me të dy duart.Dhe jo vetëm Greqia, por dhe shtete te tjera si Italia , Spanja e shumë e shumë të tjerë. Politikanët e këtyre vendeve qe nuk e njihnin fare këtë lojë ekonomike, ose e njohnin dhe nuk e shfrytëzuan në interes të kombit por në interes të pakicës, kjo nuk ka shumë rëndësi.
Ka dhe një tjetër të fshehtë që ndoshta askujt nuk i bie ndërmënd.Të humburit në ring përfundimisht vdiqën, nuk egzistojnë më, apo jetojnë dhe punojnë në mënyra të tjera për të minuar në heshtje atë që europa e bashkuar mundohet të ndërtojë?Shumë pyetje dhe këtu, por pa përgjigje, sepse qëllimi i shkrimit duhet të mbarojë rrugën e tij, dhe për këtë temë kërkohen shkrime të tjerë, të argumentuar, të saktë për të bindur lexuesit.Një humbje në betejë, nuk është humbja e luftës, por një organizim i ri për beteja të reja të dukshme dhe të pa dukshme për triumfin ndaj kundërshtarit.
KRIZA GREKE
Sot populli grek kërkon me të drejtë të dijë, ku janë paratë e marrura nga bangat europiane?Kjo më duket qesharake, sepse jetoj në greqi kam 20 vjet, dhe unë si Pilo i di ku janë dhe ku kanë vajtur lekët e marra..dhe këtë mendoj se duhet ta dijë çdo qytetar i saj.Si nuk e dika populli grek ku janë lekët, kur udhëton nga Gumenica dhe vete në turqi?Kjo autostradë bashkëkohore sa ka kushtuar?Pse u ndërtua ajo, kur europa kërkonte të jepte lek për rrugën Egnatia?Sepse politikanët e greqisë luftuan që të ardhurat e saj të kalonin nëpër greqi.Po kështu edhe për aerodromin e Athinës, portet e Selanikut, të Pireut, për të gjithë portet e ishujve në përgjithësi, rrugët dhe tunelet e shumtë që mbushën greqinë brënda një 10 vjeçari.Po kështu organizimi i lojrave Olimpike me një kosto marramendese, kur në to do futeshin 10 milion shikues që ka e gjithë greqia, me qën e me maç.
Lart e poshtë nëpër kanale televizive dëgjoje ( Greqia është supërfuqi e Ballkanit)! Çdo grek hapi një firmë , mori dhjetë argatë të huaj dhe u bë pronar.U bë punëdhënës edhe pse ishte lopçar nga kultura, administrimi dhe njohja e ligjeve të biznesit.Punon kali dhe ha gomari, kështu thoshte e ndjera gjyshja ime, e kujtoj sot dhe qesh me fjalët e saj.Të gjithë morën kredi dhe ngritën nga një hotel në breg të detit, det, verë e birrë, bërxolla të pjekura në zgarë, dhe lëkurën të pjekur në diell.Çuditej Gjermani, Anglezi dhe pyeste; “ si u del, ku i gjejnë, ne u kalbem në punë”?
Më kujtohet në ato vite kur mbesa ime ishte në prag të mbarimit të shkollës së mesme, erdhi e gëzuar dhe më thotë: “Daj, mësuesja na tha se, edhe ne do bëhemi si Gjermania, europa e p;rbashkët do jetë në një nivel ekonomik”! Unë qesha!I thash; thjeshtë dhe për të mos prishur lumin e gëzimit që gurgullonte në shpirtin e saj të pa djallëzuar dhe të çiltër:
-Zemra e dajës, ti tani je e rritur, por si mundet të jetë Greqia që prodhon domate dhe portokalla baraz me Gjermaninë që prodhon aeroplana dhe makina?Për të marrë një traktor nga Gjermania që kushton 40 mijë euro, bujkut grek do ti duhet të rropatet gjithë jetën të shesi portokalla dhe vaj ulliri, dhe prapë do ti mbetet borxh atij që prodhon traktorin.
Por mbesa ime i gëzohej ëndërres, dhe jo të vërtetës.Tani vjen dhe me thotë shpesh, “Daj, kishte qënë e vertetë fjala jote”!Por tani mbesa ka mbaruar Universitetin e Degës Ekonomike dhe punon në bangat greke.
Vitet rridhnin, bollëku “shtohej”, hotelxhinjtë mbushnin hotelet dhe deklaronin gjysmat në shtet, hotelet plot, tatimet zero, arka e shtetit bosh.Tregëtarët shisnin dhe blinin si në mall të qerratait, asnjë tatim.
Zyrtarët me futjen në euro kërkuan rroga të barabarta me rrogat e gjermanisë, rrogat ngriheshin për ditë, çmimet për ditë, kush mund të vidhte, kë? Fëmijët vidhnin xhepat e babait duke punuar dhe jetuar në një shtëpi me të. Ora e krizës trokiti, fëmijët kërkonin rrogat, babai nuk kishte tu jepte.Grindje, ndarje, sherr, krizë politike.
Pensionistët kërkojnë pensionet, shteti nuk ka tu japë.Kërkon në europë dhe europa hap portat e liqeneve të parave.Greket hanë dhe pinë.Europa paguan për njerëz që nuk i japin shoqërise, por në të vërtetë i kanë dhënë.Por nga ajo që dhanë nuk ka mbetur gjë.Ditët e fundit dhe një fakt tragjik me përmasa tronditëse.Mbi 50 mijë pensionistë duket se nuk jetojnë dhe pensionet e tyre i marrin të afërmit.Çfar bejnë këta njerëz?Vjedhin arkën e shtetit, vjedhin veteveten! Qesharake, e dhimbshme, por e vërtetë!Doktorët, inxhinjeret, etj, deklarojnë të ardhurat vjetore 10 mijë euro në vit.Vetem zyra apo klinika në qëndër të Athinës kushton për vitin 7 mijë euro.
Makinat e tyre kushtojnë nga 150 mijë euro..qesharake dhe kjo.Mjekët kërkojnë plotësim rroge si njerës që jetojnë në nivelin me të ulët të shoqërisë.hahahah..kujt ja thua, dhe kush të beson?!Në një kohë që një shofer i sherbimeve të elektrikut komunal, mërr rogë 4 mijë euro në muaj.Nënpunësit e shtetit kërkojnë nuvelin e rrogave të tyre te barabartë me europën, sepse shteti vetë u thotë, që janë të barabartë. Një pensionist mërr ndihmë nga shteti për të jetuar, dhe leshon me qira 15 apartamente dhe dhjetë lokale…qesharake dhe kjo..ahahhah.
Në një zonë të largët të greqisë njoftohet se mijra vete marrin pensione paaftesie, dhe nga ana tjetër marrin çiftet dhe me paaftesinë e tyre për të ecur dhe punuar , marrin çiftet dhe ndjekin kafshët e egra nëpër pyje, për sport, ndonse dhe kafshë dhe shpendë nuk ka më asgjëkund.Aq njerëz me paaftësi për punë sa ka greqia me dhjetë milion banorë, nuk i ka as Gjermania me 85 milionë.Sistemi i tatimeve ende i pa kompjuterizuar me një qëndër të madhe për të bashkërenditur punët dhe për ti kontrolluar ato.
Sistemi arsimor në pikë të hallit.Konkurencë, nipat, mbesat e mia në mëngjes në shkollën e shtetit, në mbremje në shkollë private, sepse profesorët me rrogë në shtet janë indiferent në shkollë, dhe kerkues në kurset e tyre private në mbremje.Për të qarë, apo për të qeshur?Vetëm Greqia është në europë me këtë sistem të tillë.
Prodhimet blektorale vijnë nga Turqia, Spanja, Egjypti, grekët bëjnë plazh, janë bërë pronarë dhe tregëtare.Çmimet e turizmit rriten çdo ditë, turistet ikin nëpër vendet e tjera të mesdheut, greqisë i mbetet edhe dielli, edhe deti bosh.Ata që binin bërxollat dhe verën ikën, shtegëtuan dhe i çuan tjetërkund lekët e tyre, atje ku ishte më mirë, atje ku ishte më lirë.
Të gjithë greket kishin në portofolet e tyre kartat e kreditit, të bankave, çeqeve, por lek nuk kishte më.Banesat mbetën në mes, puntorët e 85 profesioneve mbetën pa punë, shteti nuk jep më asistence sociale.Vetëm lopa po e lëshove në jonxhë ha aq shumë sa pëlcet.Njeriu si qënie e zgjuar dhe me llogjikë ha sot dhe ruan apo bën llogari dhe për nesër.
Populli thotë, “ shtrojë këmbët sa ke jorganin” atëherë ekonomia greke pse i nxorri këmbët jashtë jorganit të saj?
Më vjen për të qeshur kur më tha një miku im grek para ca vitesh; “ ku do vesh me pushime sivjet”? Unë i thashë “ Asgjëkundi, sepse nuk kam lek”! Ai qeshi dhe më tha; “edhe unë nuk kam lek, por banga jep kredi për pushuesit”.Qesha dhe heshta, si ti përgjigjesha, njeriu pergatitet dhe mbledh lek për pushimet, nuk mund të pushojë njëriu kur e di qe është me pare borxh.Por kjo ishte politika ekonomike e bollekut, e kredive, e zhvillimit, me një fjalë, u bë deti kos.Politikanët iknin dhe vinin në greqi, premtonin me kreditë që mërrnin, pa shpjeguar se borxhliu të fal ditën, por jo lekët!Por politikanët ishin kalimtarë, ashtu si janë gjithnjë, samarin e ka populli, dhe në fund ngarkesa bie mbi të.Dhe kur nuk e mbajnë këmbët, atëherë kupton gomari se pesha qënka e rënde dhe nuk mund ta çojë në destinacionin e duhur.Por kjo politikë nuk ishte e greqisë, por ishte e gabuar nga qëndra, nga ekonomia europiane, nga politika e saj ekonomike.Por e vërtëta është se, kapitalizmi mbi këtë bazë jeton, lulëzon dhe zhvillohet, duke shfrytëzuar tjetrin..jep pesë për të marrë dhjetë.Dhe jep këtu e jep atje..më në fund erdhi ora që të mbledhi.Po çfar ndodhi? Koshi i Greqisë ishe bosh, i Spanjë po ashtu, i Italisë akoma më keq, Finlanda dremit,Portugalia zgjohet nga ëndërra të trishta. . Tronditje, tërmet, orë pa gjumë, pyetja, si i bëhet, ku është gabimi, si do veprohet tani e tutje? Lëmi i madh i europës po mbetet pa shirë, dhe gruri po prishet në lëmë.Japim diku një ndihmë për të andruar thesin e grisur në Itali, nuk kalojnë pak muaj dhe vrima hapet në Greqi.E mbyllim dhe androjmë atje, hapet një shpellë në Spanjë! Panik, pa siguri.Mbledhje të vona, pagjumësi, tension!Hallkat e zinxhirit dobësohen, nuk kanë rezistencë, kërkojnë remont, mirëmbajtje, por lekët mungojnë. Populli grek ngrihet dhe kërkon dryshime, europa fal ato që ka dhënë dhe jep të tjera, Pse?Nga dashuria e madhe që ka për greqinë?Nga nevojat ekonomike që mërr prej saj, hahahah…1%, edhe kjo ngjet si tallje. Atëhere cila është arsyea e vërtetë? Në kooperativën e madhe ka mosmarrveshje të mëdha të krijuara gjatë viteve, uniteti është prishur, interesat ekonomike kanë bërë që kooperativa të ndjejë ftohtë.Dhe Nastradini kur u dogj fshati, në fund tha (larg bythes time), këtë bëjnë dhe fuqitë e mëdha ndaj të “barabartëve të vegjël” në kooperativën europiane. Por ndihmat jepen dhe do vazhdojnë të jepen, jo nga dashuria, por ato janë domosdoshmëri për situatat e krijuara.Supërfuqia e unitetit europian përballë një amerike të bashkuar doli bllof.Ekonomia e saj mezi mbahet me paterica sot në këmbë. E vërteta është se gjatë këtyre viteve zhvillimi ka rritje, por ka dhe faqen e tij të errët. Perëndimi ngjan me lindjen e diellit, ndërsa vëndet e lindjes me një perëndim të errët.Dhe sa më shumë të vazhdojë ky perëndim i tyre, aq me shumë probleme do ketë në Europën plakë, e cila sot në moshë të thyer kërkon shërbëtor për ta larë dhe për ti ndërruar brekët…Para mund të ketë, por kur ke komshin fukara të hipin nervat kur ai të troket në derë duke të kërkuar gjithnjë.Për të fjetur i qete komshiu, vellai duhet ndihmuar, jo shfrytëzuar për interesa të gjata apo të shkurtra, sepse i vdekuri te pragu i shtëpisë të qelb shtëpinë, dhe bën që mos të të trokasi njeri në derë…dhe në rastin konkret, Greqia eshte një i vdekur dhe i pa kallur, e cila qelb të gjithë europën me gjëndjen e saj të mjerushme.Atëherë si duhet vepruar me të? Thonë se, qengjin që ndahet nga tufa e ha ujku! Është greqia një qëngj që ikën nga tufa e kopesë europiane dhe e ha ujku, apo një qëngj që ngado që vete terheq kopenë me vete për në folenë e ujkut?Koha do trgojë se nuk është greqia e keqja e kopesë, por kooperativa e bashkuar europiane është një stan ku ka humbur barazia, qëndrushmëria, qetësia dhe interesat reciproke.Qumështi politiko-ekonomik që do rrjedhë në të ardhmen, do tregojë vlerat ushqyese, sasinë dhe cilësitë e tij të vërteta.

ALI TEPELENA, POUQUEVILLE,dhe e vërteta mbi Ardian Klosin
Shënime mbi librin “ ALI TEPELENA” të Français Pouqueville
Në datën 21 shkurt, mbushen plot 189 vjet nga drama dhe komedia 40 vjeçare që luajti Ali Pashë Tepelena në skenën politiko – ushtarake europiane, dhe mbyllja e perdeve në mënyrë tregjike dhe prapaskeniste të fuqive të kohës.Që nga dita e vdekjes së tij dhe deri më sot, koka e tij vërtet u pre, por jeta e tij, vepra dhe mendimet e studjuesve jo vetëm nuk u prenë, por ato gjatë gjithë rrugës nëpër shekuj,shkruhen,shtrëmbërohen,trasformohen,
shfrytëzohen sipas kohës dhe interesave, qëllimeve, dëshirave, këndvështrimeve, të lidhura këto me dashje apo pa dashje në hallkat e zinxhirit të madh historik Europian, Ballkanik apo më ngushtë.
Pas rënies së diktaturës komuniste, e përsëris, komuniste, pasi ka dhe diktatura të tjera, që mund të quhen demokratike apo liberale, por, që mund të kenë të njëjtat qëllime, ndoshta jo si ajo komuniste, por shpesh herë qëllime më të këqia.Qofshin këta, sisteme, rrethe intelektualësh apo individë që qorrollepsen në mendimet e tyre, apo të nisur nga interesat e karjerës, emrit, famës, apo interesave të ngushta vetiake...
Në ardhjet e mia të shpeshta në Shqipëri për interesa botimi apo familjare, më ra në dorë dhe libri i Konsullit Francez PUKVILI, për kohën dhe sundimin e Ali Pashë Tepelenës, përkthyer nga Ardian Klosi.Libri në fjalë është shoqëruar edhe me një nënshkrim “ Në vënd të pasthënies”.Të them të drejtën, shumë herë këto pasthëniet nuk më pëlqejnë.Ky mos pëlqim ka një arsye të veçantë për mua, prandaj kërkoj ta bëj publike, për si më poshtë:
E pas thënura, për mua, është si puna e atyre që diskutojnë pasi mbyllet tryeza e diskutimeve.Ata flasin për të sqaruar ato që nuk u thanë, që nuk u kuptuan, që nuk u sqaruan.Vlerat e atyre që nuk u kuptuan dhe që i zbuloi i kuptuari, i sqaroi ai që jep mendimet mbi to.Dhe ky është i nderuari, i dituri, i mënçuri, që lëshon lehjet e të pasthënave, për ato qe “ kanë lehur të tjerët” në interes të tyre, të kohës, për të ulur apo manipuluar vlerat, për të shtrëmbëruar ato në interes të qëllimeve, dhe duke shtuar ( unë) mendimet e të parathënit për interesat e tij.
Meqënë se përkthyesi, pasthënësi, analisti, historiani, shkrimtari, mendimtari Ardian, pas një pune 10 vjeçare në studim e përkthim, i mbështetur dhe nga ministria e jashtme Franceze, përsëris, mbështetur nga Ministria e Jashtme Franceze dhe ajo për marrdhënie të kulturës, kështu thotë në librin e tij që ka përkthyer. Ardiani, analizon, sqaron, ato që Pukvili nuk i pati sqaruar në librin e tij, por që edhe nuk mund ti sqarojë më ( sepse nuk jeton), për këtë vendos veton dhe e bën z. Ardian Klosi. Njëkohësisht për të prurë në kohën tonë vlerat që i paskemi humbur, apo na i kanë mohuar sistemet, individët dhe luftrat e brëndshme politike.
Librin në fjalë të Pukvilit, e kam lexuar në vitin 1991 dhe e kam kaluar shumë herë nëpër duar, si rezultat i punës sime disa vjeçare për vlerat, etnografinë, këngën dhe historinë e Arvanitasve, të cilat i kam botuar herë pas here, por që së shpejti do përmblidhen në një libër të veçantë, ku bën pjesë dhe Ali Pasha, por dhe të vërtetat për jetën, politikën, lulëzimin dhe rënien e karjerës së tij.
Që në fillim të librit shkruhen meritat e autorit Pukvil, si konsull, Antar i Akademisë Franceze, etj, etj, etj. Këto bëhen që në fillim për të përgatitur lexuesin për seriozitetin e asaj që do të lexojë,vlerat, rëndësinë historike të kohës, dhe gjoja të vërtetat që për dy shekuj kishin humbur dhe i gjeti zotëria në fjalë. “ Purtha shalet”, thoshte gjyshja ime, që jetoi 110 vjet, që njohu gjashtë pushtime dhe gjashtë diktatura, përfshirë edhe të sotmen, të njëjtën diktaturë, por në një formë të re...
Në të vërtetë, gjatë gjithë jetës njerëzore për njerzit e mëdhenj që bëjnë emër, pasuri, sjellin një ndryshim shoqëror kombëtar ( apo ndërkombëtar), vijnë pas tyre një sërë gjoja “historianësh, analistësh, psikologësh”, të cilët, nxjerrin në shesh të “vërtetat”, të pa thënat, ose të thënat sipas analizave të tyre. Kjo vlen dhe për librin në fjalë. Me pak fjalë, Pukvili, me dashje apo pa dashje, hedh baltë mbi Aliun pas krahëve, por kur ishte pranë tij, duartrokiste, i thurte lavde.Pas rënies së tij, i hedh shpellat me shkëmbinj gjoja në emër të së vërtetës personale dhe historike.
Në analizën apo studimin, si e quan përkthyesi Ardian, sepse është tjetër të përkthesh dhe tjetër të analizosh, dhe miku im i bën të dyja, thotë se, Pikvili ishte politikan, politikan i dërguar i Napoleonit ( dhe më pas Napoleonit). Pra, ai dinte të luante kartrat e politikës në interes të tij dhe politikës së tij. Dhe nuk sqaron se, Aliu kërkonte shtatë ishujt e detit Jon që i kishin Francezët dhe më të rëndësishmin e tyre Korfuzin. Ardiani, harron të thotë ( apo nuk e di) se, Aliu përkrahte Anglezët dhe qëllimet e tyre në detin Jon. Harron se këto ishin në kundërshtim me interesat e Pukvilit dhe politikës Franceze. Harron të thotë se, në ato vite Kollokotroni u bë gjeneral me urdhrin e lartë Anglez, dhe që ne e shohim shpesh në fotot e tij, por nuk pyesim përse?
Të gjitha këto, sepse qëllimet strategjike të Pukvilit ishin në krah të kundërt.
Të lexosh sot librin e një politikani pas dy shekujsh, dhe ta analizosh në kohën e sotme, me vlerësimet e sotme, ideologjinë e sotme, psikologjinë e sotme, në kushtet historike të sotme, do të thotë se, mëndja e analistit është jashtë orbitës së ngjarjeve, kohën dhe kushtet në të cilat ato ndodhën, rrethanat historiko-politike që krijuan këto përplasje.Kjo nuk është as bindëse, as e vërtetë, por qesharake.
Ja si shprehet z.Ardian:
“ Marrdhëniet me vezirin patën lavjerje të shumta, në vartësi dhe të ngjarjeve politike të ditës, të raporteve me Perandorinë e Bonopartit “
Thjesht, bukur, pastër.Pra marrdhëniet e Pukvilit nuk vareshin prej tij, por prej atyre që e kishin çuar të lehte në interes të tyre, dhe kur nuk dëgjoheshin lehjet e tij, zagari i Bonapartit lehte në krah të kundërt dhe shante Ali Tepelenën.Këto marrdhënie u prishën edhe më keq, kur Aliu doli hapur kundër qëllimeve të politikës Franceze ne detin Jon dhe atë kundër Perandorisë Otomane. Dhe kjo ndodhi në traktatin e Tilsitit në vitin 1807 mes Napoleonit dhe Rusisë. Franca nuk e donte shpërbërjen e Perandorisë turke, pasi interesat e saj ishin të lidhura me influencën që Franca kishte në detin Jon, por dhe në pjesë të tjera të Ballkanit.
Po të lexosh me kujdes librin në kohën tonë kupton se, ai i stis gjërat ashtu si do vetë, i dramatizon dhe i tjerr, i sqaron dhe i përzien sipas mënyrës që atij i vjen për shtat. Gjithmonë pas çdo ngjarje të ndodhur pasi i ka bërë një analizë me gojën e të tjerëve, e mbyll ligjëratën duke thënë se, këtë ma tha një grua, diku një plak, diku një fëmijë, atje një bari, por pa përmëndur kurrë emrin e personit dhe pa bërë asnjë portret të tij. Ndodhet në Delvinë kur vritet pashai, në Berat kur vritet pashai, në të gjitha konfliktet, deri dhe te vdekja e nënës së Aliut, Hankoja, për të cilën do zgjatem pak në interes të së vërtetës. Ja si shkruan Pukvili:
“Olimbia moderne, Hankoja, që vuante prej kohësh nga një kanser uterin, fryt turpi i jetës së saj të shthurur, e mbylli karjerën e saj si vëllai më i vogël për gjak i Aliut.Njeriu që m’i ka treguar këto hollësi shtonte se, e gërryer nga një ulçër gllabëruese, dha shpirt në valët e tërbimit, duke vjellë nëma të llahtarshme kundër Providencës së amshuar”
U lutem analizojeni vetë, të nderuar lexues. Në kohën e sotme këto lloj deklamimesh historike duken qesharake, ndaj një nëne, pavarsisht nëse është e Aliut apo dikujt tjetër. Kanseri i saj i zbuluar nga mjeku, Pukvil, vinte nga jeta e shthurur që bënte nëna e Aliut, shumë qesharake...Por si të mos mjaftonte kjo, tjerr e tjerr dhe betimet për hakmarrje të Aliut mbi kufomën e saj. Këto lojra fjalësh nuk kanë lidhje me një libër historik, por me një roman të rëndomtë ku autori trillon skena të çuditshme, për të futur lexuesin në ankthin dhe kërkimin e zgjidhjes së konfliktit. Vepron si në tragjeditë e Hamletit, kur vëllai vriste vëllain, nëna djalin, dhe motra i nxirrte sytë të dashurit për të mos parë tradhëtinë bashkëshortore që bënte.Këto prralla dhe shumë të tjera, Pukvili, i servir nga pjatanca e tij dhe ne duhet ti hamë dhe ti shijojmë? Jo, zotërinj.Për nënën e tjetrit, Pukvili shton se ishte një kurvë, por për të tijnë e thotë një gjë të tillë? E shan Aliun, por në haremin e tij gdhihej me ditë e net bashkë me të vëllanë.Dhe së fundi, e di Adriani se, takimin e Aliut me turqit në ditën që u pre koka e tij, Francezët ishin të tretët, ndërmjetësit ,organizatorët e tryezës së bisedimeve. Dhe kush më thotë se dhe Pukvili nuk ishte organizatori i saj, sepse diplomacinë franceze ai e përfaqësonte në Greqi.
Më poshtë, i nderuari studjues, thekëson se, “Bajroni te “Childe Haroldi” kur flet për Pukvilin, paraqitja e tij për këtë burrë të jashtëzakonshëm është e pa saktë”, dhe as nuk e përkthen fare thënien e tij. Studjuesi nga ajo që lexoi, studjoi, apo kartrat e interesave të të shkruarit, shkruan dhe përkthen fjalët e klerikut T.S.Hugha, i fut në thonjza dhe kujdeset dhe për kaligrafinë dhe gabimet drejtshkrimore sepse ai e ngren lart emrin e Pukvilit, prandaj të nderuar lexues pasthëniet nuk më pëlqejnë.
Ja dhe lojrat apo shabllonet e kohëve moderne:
Pas rënies së Napoleonit, Pukvili konsull në Patra shpëton me mijra njerëz nga masakrat. Pukvili, prift, politikan, që megjithse bie Napoleoni prap ai mbete në politikë, kjo po, tregon aftësinë e tij, dredhinë, dhe tjerrjen me kujdes të leshit në politikën Franceze.Pukvili shkrimtar dhe një historian i kohës së tij, që gatuan gjëllët e shijshme, duke u hedhur erzat e interesave Franceze dhe duke i nxjerrur në tregun e propagandës europiane. Ardiani, ha nga kjo gjellë, dhe nuk e ndjen se, as rigon, as piper dhe as kripë nuk ka në të.Gjëlla, është një opium për ti rritur vlerat vetes, interesave të tij dhe baballarëve, të cilët e kanë çuar për të lehur për ta, dhe për tu hedhur hi syve bashkëkohësve, më pas, edhe vetë pasthënësi që e shijojë dhe e përktheu për 10 vjet.
Historia e shkruar prej triumfuesve, më kujton historinë e partisë komuniste, por edhe atë të pas komunistes, të së sotmes. Historia gjithnjë trillohet, fantazohet, shumëfishohet për të krijuar bindjen dhe për të bërë sa më shumë bujë, të zërë vënd dhe një kohë sa më të gjatë në mëndjet e njerzve. Por me një ndryshim, kur shkruhet ajo të sjell më shumë andrralla, sepse sjell gjoja fakte dhe të vërteta por me qëllime të caktuara, të cilat brezat e ardhshëm e kanë më të vështirë për ti qartësuar dhe për të mësuar të vërtetën dhe qëllimet e saj të të gjitha ngjyrave.
Më pas studjuesi shkruan:
“Bindjet e Pukvilit ishin se, mënyra se si u suall sundimtari me të krishterët, krimet, shfrytëzimi, ishin shkaku i revolucionit Grek”. Pse, dhe për çfar arsye flet kështu Pukvili, analisti dhe përkthyesi as nuk e kupton dhe as nuk pyet që ta mësojë. Pse vetëm për të krishterët flet Pukvili, sa musulmanë kishte në atë kohë greqia, pyes unë ?
Apo mos Pukvili bën të njëjtin gabim që bëjnë grekët e sotëm kur thonë, Aliu ishte turk – alvani. Ose sot kur shqiptarët musulmanë i quajnë Turq. Nuk dinë të ndajnë kombësinë nga besimi, apo e bëjnë me ndonjë qëllim tjetër. Pra, si mund të ketë qënë bindja e Pukvilit prift në këtë drejtim, në drejtimin e të dy besimeve.
Pasi u kthye Pukvili në Paris,vlerësime, dekorata, merr tituj akademikë, pse?
Një konsull ishte Pukvili, ç’ishin gjithë këto vlerësime për një prift konsull, apo një doktor – shkrimtar ? Të gjithë këta tituj ju dhanë për politikën e tij të interesave të Francës, ato folën kundër musulmanizmit, sepse në atë kohë luftrat ishin aq sa politiko – ekonomike, po aq edhe fetare.
Më poshtë studjuesi gatuan një çorbë tjetër, në të cilën, për të dhënë shijen e keqe te gjëllës hedh mendimet e mira të Rilindasve për Aliun. Ai, nuk është në gjendje të dijë dhe kuptojë se, Rilindasve u duhej një emër, vepra, dhe vëmëndja që kishte tërhequr ajo në arenën ndërkombëtare, kjo edhe po nuk deshi studjuesi.Analizon fjalët e Sami Frashrit, diku vlerat dhe diku të “metat” që ai ka shprehur, më pas diku vë një bisht, sepse ajo ishte koha dhe e patriotit tim Sami edhe ai ishte nën kthetrat e besimit tjetër.
Më pas fillon e mërret me Konicën. Për të arritur qëllimin e tij, fillon e i bën biografinë e gjakut, si Enver Hoxha kundërshtarëve të tij, bukur për besë.Apo si Sali Berisha që sot e kësaj dite shan politikën komuniste, dhe në të njëjtën kohë vepron si komunist mbi popullin apo kundërshtarët e tij politikë.
Pse kështu bëhen analizat e figurave të tilla kombëtare, qofshin ato edhe si Xhinxhis Kani apo dhe Hitleri?Këtë e bëjnë ata që nuk shikojnë më shumë se ferrat që u kanë hedhur të tjerët përpara për interesat e tyre afatshkurtër.
Kudo ku ka një lopatë dhe mbi figurën e Aliut, autori nuk bën analiza.Atje ku ai lartësohet, i bashkangjitet një version, një pullë poste shoqëruese zarfit të tij për ti ulur apo hedhur poshtë ato që zotëron, qofshin ato të dukshme apo të padukshme në pamjen e parë
Përsa i përket analizës së kohës së Komunizmit dhe figurës së Aliu, Ardiani analist, tjerr mendimet e sistemit dhe me to mundohet të bëjë triko dhe tua veshi të tjerëve, por këto triko janë të thjeshta, pa stil, pa mozaikë dhe forcë bindëse. Janë kërcunj të rritur nën hije, që edhe pse i vë në zjarr nuk digjen,por bëjnë vetëm tym dhe të largojnë nga e vërteta historike.Në kohën e monizmit Ali Pasha nuk kishte një bust të vetëm në teritorin shqiptar që të tregonte emrin, veprën dhe kombësinë e tij. Studjuesi thotë gjithashtu se, teritoret e Aliut nuk ishin të gjitha në Shqipëri...më falni të nderuar lexues, Aliu ishte në territorin e Pirros, por më duket se studjuesi është miop.
Studjuesi dhe përkthyesi Ardian ka një problem të madh, ose të huazuar, ose të servirur, dhe ja cilat janë ato:
Te “Historia e Popullit Shqiptar” , thotë ai, ngjarjet janë treguar keq, ndryshe nga ç’i ka treguar Pukvili. Nuk më thua i nderuar Ardian, pse duhet të jenë ashtu si i ka shkruar Pukvili, cili është mendimi juaj apo i miqve të tu? Nisur nga ato që thamë më lart, pse duhet të dëgjojmë violinën e Pukvilit, i cili kur ishte pranë oborrit të Aliut dhe kur ra Napoleoni i thurte lavde, dhe më pas i binte daulles së tellallit për ta sharë? Pse të dëgjojmë violinën e Pukvilit dhe jo orkestrën e harmonizuar me Bajronin, Link, Nobhaus, Holand, Njuz,Durhan etj, etj, etj.
Studjuesi Gjerman FOLLMERAYER pas revolucionit Grek shkruan se, shqiptarët përbëjnë shumicën dërrmuese në greqi. Për këtë unë që jetoj në greqi prej 20 vjetësh u jap fakte që nga viti 1870 – 1907 të vetë administratës dhe dokumentacioneve greke. Kur, Ai, nuk kishte shprehur këtë fakt, grekët i dhanë katedrën e historisë që ai nuk e pranoi, dhe kur nxori në shesh të vërtetat, e shanë, e mallkuan, e zunë me gurë në rrugët e athinës, pastaj nuk e përkthyen për 180 vjet. Kjo ishte edhe në dëmin tonë.Kështu është e krijuar lufta, mik i nderuar, ajo që nuk u interesonte grekëve, na interesonte neve. Ajo që neve na dëmton me Pukvilin u intereson grekëve që nuk pushojnë për Aliun dhe emrit të tij.Kështu ndodh edhe me Pukvilin konsull, prift, historian, doktor, politikan në marrdhëniet e tij me Ali Pashën dhe Francën.Pas fjalëve të tij fshihen të gjitha titujt e interesave dhe tregëtimeve diplomatike të kohës që kishin të bënin me figurën e tij dhe pashallëkun e vezirit Shqiptar.
Në sajë të politikës së diskutushme, të politikës që binin ndesh me bashkëkohësit, me përplasjet e fuqishme me supërfuqitë më të mëdha të kohës, me mbylljen tragjike të dramës së tij 40 vjeçare, me këto u bë i njohur në Europë dhe në botë Ali Tepelena. Ndryshe do mbetej në një qoshe të kazanit të mbeturinave të historisë së kohës së tij, dhe i harruar edhe për kohën tuaj, z.Ardian, si shumë pashallarë të tjerë.Për këto dhe të tjera, që ju nuk i dini, por po ti kërkoni do ti gjeni e mësoni, disa e duan famën e Aliut dhe disa e luftojnë, disa e luftojnë haremin e tij, disa e ëndërrojnë, disa e urrejnë violencën e tij disa e kërkojnë, disa e shpresojnë dhe disa e kërkojnë thesarin sot e kësaj dite.Por thesari i tij ishte historia dhe vepra që i la kohës, me të mirat dhe të këqiat e saj, me armiqtë dhe miqtë, me ata që e urryen por dhe që e admiruan njëkohësisht.Jeta dhe vepra e Aliut, është një rrugë e gjatë që duhet shkelur me kujdes, duhen zbuluar me dashamirësi shënjat e gjurmëve, pa u ndikuar nga të tjerët, por duke parë e prekur nga afër të vërtetën dhe shijen e mirë apo të keqe që ka ajo.Duhet qëruar mirë gruri nga egjri, i cili e hidhëron bukën, por që edhe të pret oreksin dhe të sëmur. Prandaj përpara se të bëhen analiza të përcipta, apo të hidhen në tryezë gjëllra të gatuara nga guzhinjerë me tendenca të caktuara, duhet futur thellë luga në kazanin e madh të historisë, dhe të shijohet me kujdes shija e mendimeve të hedhura..sepse këshu bëjmë gabime të rënda që historia në të ardhmen nuk do të na e falë, do të na qeshë dhe do të na tregojë me gisht.
Miku im!
Nuk ishte e nevojshme që lexuesi të lexojë studimin tuaj për të kuptuar Pukvilin, mos e mbivlerësoni veten me servirizma të tilla.Mendimi se, duke u marrë me figura të mëdha ngjitesh në pjedestalin e të mëdhejve është i gabuar.
Studimi është i juaji, por nuk ka pse ti bashkangjitet, Pukvilit, besoj se, Pukvili nuk ka nevojë për avukat mbrojtës. Ai ato që trilloi, i shkroi që ti lexojmë,por kjo nuk do të thotë se ne do ta hamë sapunin për djathë. Siç e shikon, lumi i historisë ka 200 vjet që rrjedh dhe shumë kucura i theu nëpër shkëmbenj, ose i nxori nëpër zae, ndërsa rrjedhën e tij e çoi në detin e madh të historisë.
Nëse Ali Pash Tepelena diskutohet, luftohet,apo vlerësohet, kjo tregon se është një figurë komplekse, që ka tërhequr vëmëndjen e studjuesve për ato që ka bërë, dhe që hapen dritare të reja ende të pa njohura, të cilat, duke ecur nëpër rrjedhën e burimit kërkohet të gjëndet e vërteta, qoftë historike, qoftë shoqërore apo private. Për të bërë portretin e tij të vërtetë, nuk kemi pse të mbështetemi te Pukvili, dhe as të tjerë pukvilë, por të kërkojmë mirë hambarët e historisë, për të parë nga na i kanë fshehur të vërtetat, dhe më pas të bëjmë një portret kozmopolit të tij që i mbetet historisë dhe kombit, qofshin ato të meritave, por edhe të dobësive.