ARMENIDA QYQJA
BRENDA ZEMRËS U BËRE HYJNI
- Sonet -
Si një shi i zjarrtë meteorësh
Në qiellin tim të errët u lëshove,
Dhe dritat e shpirtit m'i ndeze sërish.
Me frymën tënde të ngrohtë,
Zemrës rrahjen e shuar ia zgjove,
Ndaj brenda saj Promete u bëre, hyjni...
Në natën e gjatë ti erdhe tek unë,
Si agim i purpurt mbi supet e brishtë...
Mbi lotin tim, puthjen e prushtë dërgove,
Djep mbi syrin tim ëndërrvrarë...
NË NJË NATË SI KJO
Të dua. Të dua shumë
Por në një natë si kjo nuk mjafton...
Hëna e fryrë në qiellin e errët
Dhimbjen tënde që kore nuk zë,
Kuitjen e një ujku të vjetër zgjon.
Të dua. Të dua shumë,
Por në një natë si kjo nuk mjafton...
Klithin plagët nën dhëmbët e prehtë të tradhëtisë,
Damarët e lirisë së prangosur,
Në qelinë e heshtjes, gjak ende pikojnë...
Të dua. Të dua shumë,
Por në një natë si kjo...
E di, i dashur, për ty nuk mjafton,
Nuk mundem rënkimet e një ëndrre,
Të një vere të vrarë pabesisht,
As sot, me puthjet e mia dot s'ti qetësoj...
SYTHAT E SHPIRTIT
Lotët në sy..., sikur sytha të çelnin,
Lastarë të rinj jete të mbinin në shpirt,
Degëzat t'i çonin drejt diellit të shpresës
Dhe jeta të ringjallej nga hiçi sërisht...
Por lajme nuk vijnë, veç heshtje,
Heshtje e hirtë, pa dritë e pa zë...
Sythat diellin presin dhimbshëm pas reve,
Degëzat e paçelura të shpirtit lotojnë në të...
TË TJERA KOHË
Gumëzhijnë gjinkallat në piskun e vapës!
S'kanë faj! Eshtë kohë e zhurmaxhinjëve!
La Fonteni ka kohë që është harruar fare,
Sa për milingonat...
Thërrmijat hanë ende nëpër katakombe...
Gumëzhini, o gjinkallalla, tralalat tuaja,
Refrenet e zhurmshme pa nota!
Eshtë koha juaj, e laraskave dhe sorrave,
La Fonteni, milingonat ...
Dot ritmin tuaj s'mund ta kapin!
PA SYTË E TU
Vishem e zhvishem para teje,
Me dhjetëra tesha mitike provoj,
E çmendur siç jam, endem kohëve të lashta,
E në pasqyrën e syve të tu, veten time kërkoj.
Unë mund të jem..., shumë gjera, i dashur,
Orë mali, zanë, mbretëreshë a demon,
Por pa sytë e tu, që ëmbël më qeshin,
Jam veç një shpirt që trupit i mungon...
SE DUA OLIMPIN
Ç'më duhet Olimpi...
Mure të gurta resh dhe perëndi grindavece,
...Ati burgos të birin e palindur
Dhe biri vret Atin për liri dhe pushtet...
Re të nxira, re të përgjakura që në lindje,
Jetën e perënduar tashmë dot s'ma joshin...
Thuamë ç'ta dua Olimpin,
Që zjarrin mban vetëm për vete?
Ç'më duhet ai pallat, ai fron i artë,
Që larg syrit dhe buzës sate,
Netëve të përjetësisë do më më mbante...
NE GJUME...
Koha po lë shënimin e saj mbi ballin tim,
Memuarin e viteve të hekurta,
Hallkë pas hallke shtrënguar pas qafe
Gjithnjë e më tepër, në mbyllje.
E di, i dështova sprovat
Sa do që sytë mbajta nga Herakli…
U luta, por askush s'më ndihmoi,
Zotat në gjumë kishin rënë.
Nëpër udhët me gurë e me gjemba
Zemra ime i la gjurmët e kuqe nga pas,
Testament i gjallë i hapave te mia...
Luftes time...
Nëpër lumenjtë e ngrirë marshova,
Gjysëm e vdekur, nga dhimbja e mpirë,
Por prapë dështova...
Zotat e mi në gjumë të thellë kishin rënë...