IZOTA REXHO HARUNI
NË SYTË E TU
- tregim -
I ndesha vetem dy a tri here syte e tu dhe ndjeva buzeqeshjen e tyre te merrte flake ne syte e mi.
Ata sy qe shperbenin rrezen e djellit para se te prekte token, me ngrohnin me shume se vete djelli.
Sa pake i mjafton nje njeriu te ndjehet i lumtur,
pak fare,
vetem pak buzeqeshje.
Por tash, ajo buzeqeshje mua me mungon. Nuk e shohe, nuk me ngrohe më, dhe trishtimi fle mbi ta.
E kerkoj ate buzeqeshje, e kerkoj ne cdo kembesor qe ndesh kur eci, e kerkoj kur padashur supet perplasen me dike.
Shpresoj ta ndesh kur pres radhen ne supermarket, kur zbres nga autobuzi dhe shohe syte e pasagjereve te tjere qe te shkujdesur ngjiten.
E kerkoj ne tren, ku pres me padurim qe njerezit te ngrene koken dhe te veshtrojne nga dritarja.
E kerkoj pa rreshtur dhe kur dita iken pa asnje rezultat, pres te ulet hena dhe te me tregoj ku fshihet buzeqeshja qe me bene me krahe.
Per ta patur serish do beja te pamunduren,por meqenese e pamundura nuk eshte e mundur, une munde te ofroj vetem lotet e mi.
E urrej pamundesin.
Dhe nderkohe qe pres te me kthehet buzeqeshja, konservoj me xhelozi , mbresat qe ke lene tek une
ruaj me kujdes keshillat e tua, nuk harroj te qeshuren tende. Ohhh, as grindjet nuk i harroj, zemeratat qe nuk zgjatnin . Por mbi te gjitha nuk harroj qe ti me ktheje humorin . Ti me beje te qesh.
Perseris me malle cdo fjale qe me ke thene, kendoj me zerin tende tek shkruaj mbi pelhuren e shpirtit qendisur me germa.
Te ketij shpirti qe do e jepja pa hezitim, per te treguar se sa vlen ti, per te te bere te kuptosh se nuk eshte e vertet qe nuk me
meriton.
Do te falja pjese nga jeta ime, per te te treguar, se nje burre matet me lumturine qe i fal nje gruaje,dhe ti sapo e bere.
Ne do te shohesh se sa vlen nje burre, shikoja gruan se sa te lumtur e ka.
Do beja pakt me djallin,per te qe e e jotja, do te tregoja se dashuria eshte magji. Ajo e kthen gurin ne flori.
A nuk rendim te gjithe drejt dashurise ??
A nuk flijohen jete ne emer te saj?
Pse duhet te jete e rendesishme se nga vlen kjo ndjenje?
Do te bindeshe se nuk je ai katrahuri qe e quan veten, do ta kuptoje sa i afte je te japesh dashuri dhe respekt.
Dhe kte do e vertetoje duke pare brenda sy e te mi. Aty do gjeje gjithcka te kisha kerkuar.
Por nderkohe, une po te humbe. Ndjej qe po me largohesh, dhe une kam ngelur si ai femija qe era i mori tollombacen , dhe me syte nga qielli e shehe tek largohet, pa patur mundesi te beje asgje.
Shehe qe tollombacja largohet duke marre me vete edhe fillin e kuq.
Here shehe gishtin e vogel, ku e kishte lidhur, dhe here ngre syte nga qielli, ku duket vetem nje pike diku lart ne horizont.
Numeroj ditet, numeroj javet, po numeroj edhe muajt....
ndoshta do numeroj edhe vite, ku i dihet.
Çdo ore qe kalon, largohesh me shume. Duke u larguar, mendove se po me mbron nga vetja,
Po a mbrohet njeriu nga dashuria?.. duke me mbrojtur me denove. Dhe denimi me i rende eshte te shkeputesh nga lumturia.
Ç’faj pata qe shpirti ju dha dikujt qe nuk me “meritonte “?
Ç’faj pata qe nuk e komandova dote ndjenjen?
Koha do vere ne vende cdo gje. Me llogjik keshtu duhet te jete.
Koha eshte ajo qe do zverdhe gjethet e pemeve,i rrezon dhe pret pranveren qe te reja gjethe te lindin.
Por ka edhe peme gjithmon te gjelbera, ka gjethe qe e sfidojne kohen.
Nuk e di e se nga cfare peme jemi bere, deri sa koha te na e tregoj. As une nuk e di. Ndoshta nje dite do e mesoj.
Nuk ka rendesi se sie shehe veten ti, ne raport me mua. E rendesishme eshte se si è shohe une veten, se si ndihem une, se cfare shohe une tek ti.
Merri syte e mi dhe kundroje me shume vemendje veten.
Do shohesh nje njeri qe mbushi nje shpirt te boshuar, qe u dha jet nje pale syve dhe shprese nje zemre.
Do shohesh princin qe zgjoi nga gjumi te “bukuren e fjetur “. Do shohesh nje njeri te thjeshte, por te vecante. Do kuptosh se une nuk u gabova, kur i besova dikujt qe pa me large se paraqitja, pa shpirtin brenda, ne thellesi, preku aty ku buronte pika me e paster qenies time.
Ti.. ti je ndryshe nga sa kam njohur. Dhe besome njerez kam njohur shume. Jeta me ka prezantuar llogari te ndryshme per te paguar. Edhe pse jo te kesaj natyre, por cdo situate te tregon nga nje hile si te fitosh mbi te.
Por asgje nuk me ka mesuar si te fitoj mbi veten,si ta munde mendjen dhe ta detyroj te te mos mendoj.
As zemra nuk ka manual perdorimi, dhe une nuk di sa ku shtypet butoni per ta ndaluar te rrahe aq shpejt kur mendja nuk me bindet.
Shpesh truri dhe zemra jane ne konflikt kur dashuria humbet llogjiken. Tek une ato jane aleate , jane ne bashkepunim kunder meje dhe une kam aleat vetem kohen. Shpresoj qe mos te me braktise.
Edhe pse nuk duket,... une merzitem, vuaj.Jane te pakta momentet qe nuk je me mua,qe nuk te kam perpara syve.
Qe nuk bisedoj me ty.
Por ne te njejten kohe vazhdoj te heci perpara, te qesh, ti gezohem momenteve te bukura qe na ofron jeta. Vazhdoj ti marre me te miren, me pozitiven.
Vazhdoj te qeshe deri ne ind dhe te qaj me shpirt.
Jetes ja kam pranuar paketen komplet.
Une do ngelem ajo qe ti njohe....
Me luteshe te mos ndyshoj, te ngelem ai njeriu i mrekullueshem qe gjete tek une.Mu lute te jem vetvetja.
Ky, mendoj se do jete premtimi me i lehte per tu mbajtur, sepse nuk ka sforcim. Une keshtu di te jem.
Te vuash per ty, mendoj se eshte vuajtje e bukur.
Te vuash per dashuri eshte vertet nje dhimbje e embel.
Do pranoj te vuaj per dashuri, se sa te jem boshe.
I dashur!....
Une te falenderoj.
Te falenderoj qe hyre ne jeten time edhe aq pak sa hyre, qe me bere te jetoj ndjenja qe nuk mendoja se mundet te ekzistonin.
Te falenderoj qe me dhe mundesin te njohe njerez si ti, ...une mendoja se nuk kishte te tille.
Te falenderoj qe me bere te perjetoj ndjenjen hyjnore, ate qe nuk ka te beje fare me afersin.
Te falenderoj qe me bere te prek piken me te larte te ndjenjes, ate qe jo gjithkush e arrin.
Nuk e di, por ndjehem e ndare ne dy pjese ku njera eshte dorezuar dhe te la te shkosh drejt pamundesis, dhe pjesa tjeter qe kerkon te luftoj akoma per te pasur.
Nuk jam e sigurt se kush do fitoj.
Koha eshte gjykatesja me e mire.
Une te pres.....nderkohe jetoj...