PILO ZYBA
KANUNI I LEKËS
Sa dëgjoi fjalët e psalltit,
Leka shpejt u ngrit në këmbë,
Pisha i ndriste së largti,
Kanunin hapi ndër këmbë.
- Nga paska ardhur ky burrë,
5oo vjet mbas ligjit tonë,
Që gremiska këtë urë,
Ku historia mbi të shkon?
- Pilo, thonë, e paska emrin,
Dhe në trup nuk është i gjatë.
Ne nuk po na e le vëndin,
Me atë penë si një shpatë.
Fjalët që na i bie era,
Thonë çudira zotëri,
Gratë na i bën me vlera,
U thur këngë dhe poezi.
U thur vargje qelibari,
Për kurmin e sytë e shkruar,
Thotë, nuk u dashka ari,
Buzët kanë vlerë të pa çmuar.
Thonë ka vite që cfilitet,
Me një penë e me një bojë,
Kërkon që vlera tu rritet,
Një kala don të ndërtojë.
Një kala që nuk ka gurë,
Por shpirt vajzash edhe grash,
Kjo s’ishte dëgjuar kurrë,
Kur dëgjova nga mëntë lash.
Kanunin mbyll Dugagjini,
Mërr një laps edhe një kartë:
-,Këtu dua të ma bini,
Të gjithëve zoti u vraftë!
Pena ish pupël pëllumbi,
Që kërkon hapësirë e paqe,
Porse Leka mëndjen humbi,
Firmën e hodhi për gjaqe.
Vetë firmosi, vetë vulosi,
Dhe nuk foli shumë gjatë,
Për rrugë ushtarët vendosi,
Në dorë letrën u la, shpatë!
- Ky është gjyqi i Kanunit,
Merrni, pra, rrugën e largët,
Të gjithë me forcën e hurit,
Armikun ta pushtojnë valët.
Atë Pilon, bashkë me penën,
Dhe fjalën e tij të hidhur,
Shumë shpejt t’ia gjeni skemën,
E të ma bini të lidhur.
Nuk duron kanuni Lekës,
Tu këndohet kënga grave,
Vajzave tu thonë, Hyjneshë,
Tu flitet si pashallarëve!
Këngët janë vetëm për trimat,
Vargjet janë vetëm për burra,
Kush thotë, gratë janë lëndina
Me ndriçimin e praruar?
***
Shkon karvani dhe fermani,
Rrugën mërr që prej mesjetës,
Dridhet trupi i një mani,
Mëntë i merren vetë fletës.
Nata dritën nis e humb,
Nata hesht nëpër lëndinë,
Flladi embël e përkund,
Kanuni don drejtësinë...
Tunden flokët nëpër erë,
Daullen po rreh tellalli,
Çelin pemët, del pranverë,
Taborri po shkon nga mali.
Rreze dritës mbi luginë,
Hidhet, tretet mbi ujvarë,
Mbledhur vashëzat e rrinë,
Rrobet zhveshin për tu larë...
Sa i sheh qëndron karvani,
Thëllëzat larë me dritë,
Të gjithëve u dridhet xhani,
Rrinë ngujuar në pritë.
Ca kërkojnë të marrin rrugën,
Që fermani u ka caktuar,
Por asnjë nuk shkon i pari,
Të gjithë rrinë të hutuar.
Në një anë fliste ndjenja,
Kanuni në anën tjetër,
Njeriu dramë me dy skena,
Çfar do shpirti, çthotë një letër?
Ligji ka me vete shpatën,
Ndjenja ska as heshtë as thikë,
Ndaj karvani la lofatën,
Në luftë ligji me dashuritë.
Ecin Pilon për ta zënë,
Që këngë vajzave u thur,
Ndonse në shpirt kanë një hënë
Që s’e vret ferman as gur.
Përmbi ujët e ujvarës,
Këndojnë zogjtë me violina,
Si në gji të Niagarës,
Luhatet e gjithë lugina.
Çelin sythet në një gjethe,
Rritet trupi i një vajze,
Trimat bien si në ethe,
Kur ajo kalon me naze.
Trupin vajzës ia lakmojnë,
Kraharorin kur i rritet,
Ndonse s’duan, trumbetojnë:
- Poeti duhet të vritet...
Ligji i Lekës i shtyn para,
Dëshira kthehet në horr,
E vështirë sot qënka ara,
As nuk mbjell dhe as nuk korr.
Por karvani në rrugë del,
Ndjenjën shkel, zbaton detyra,
Ndonse prilli gjethin çel,
Dhe njeriu ka dy fytyra.
Fryn një erë dhe bën ftohtë,
Kaq ditë e netë me hënë,
Lehtë trokasin në një portë,
Diçka kërkojnë për të ngrënë.
Kanatet hapen si krah,
Dritë i gjithë manastiri,
Motra ç’kishte gjithë ua dha,
Dhe dashurinë që kishte gjiri.
Ndonse nata i përkundte,
Nëpër endrra nëpër natë,
Motra u lante sa mundte
Lodhjen nga rruga e gjatë...
Në mëngjes kur dita çeli,
Karvani prapë u nis,
Fermani kërkonte, fli,
Poetin që këngë qëndis.
Patkonj kuajsh trokëllijnë,
Shkendija guri dhe zalli,
Nenet e ligjit vetëtijnë,
Herë nga lumi herë nga mali.
Më në fund kala përballë,
Qëndrojnë, thellë marrin frymë,
Një vashë në portë ka dalë,
I fton brënda që të hyjnë.
Futen brënda, vetëm gra,
Vetëm vajza yll e dritë,
Një nga “trimat” u ngrit tha:
- Plot me verë bini fuçitë!
U derdh Vjosa nëpër grykë,
Në lugina e gurmaze,
Dikujt iu errësuan sytë
Frymëmarrja u kthye saze...
Me të zbardhur dita e re,
Kërkuan vajzat si Zanë,
Gojës pa u vënë fre
Në këmbë u hodhën Fermanë.
Tha i pari ndër të parë,
Si furtunë me zë të trashë:
-Sot te ju ne kemi ardhë
Të të themi ty moj vashë.
Një poet me trup të vogël,
Por me gurë të mëdhej,
Këtu te ju në një kodër,
Një kala kërkon të ngrejë.
Një kala për femra, vetëm,
Gjë që kurrë s’është dëgjuar,
Prandaj duam të vërtetën,
Kanuni e ka dënuar.
Gratë i zbritën nëpër shkallë,
Thellë në një tjetër jetë:
-,Kjo kala është e rrallë
Jo me gurë, por me fletë.
Kapedani la fermanin,
Dhe mori fletën e shkruar,
Hodhi sytë e pa shandanin:
- Ç’far kala paska ndërtuar?
- Një kala, u hodhën vashat,
Një kala që s’është dëgjuar,
S’ka themele mbi të lashtat,
Por, është ngritur vjershëruar...
Një kala që nuk pushtohet,
As me ligj e as ferman,
Por që rritet dhe shumohet,
Dhe botën gjallë e mban.
- Po poeti, ku është poeti,
E do Kanuni dhe Leka.?!
Vajza vështrimin e treti:
- Nuk e sheh, është te fleta!
Trimat i rrëmbyen letra
Edhe ikën nëpër natë,
Këto, thanë, janë veprat,
Që ai po bën kalatë?
***
Leka rrinte pranë oxhakut,
Kanunin mbante në duar,
Mendjen te dera, te pragu,
Ndonjë lajm për të dëgjuar.
Lajmëtari pruri librat,
Të ngarkuar nëpër kuaj,
Këngën e lanë bilbilat,
Leka nisi që të shkruaj...
Lexoi këngët, poezitë,
Që poeti thosh në strofa,
Mallkoi thellë perënditë,
Se i vinte turp nga bota.
Grisi librin e Kanunit,
Dhe e hodhi në oxhak,
U ndez dhe letra e fundi,
Gjakmarrja u dogj në flakë.
Hëngri cepin e mustaqes,
Mori penë, shkroi në letër:
- Na u nxi lëkurë e faqes,
Paska ardhur kohë tjetër!
Poeti merrej me vargjet,
Herë me strofat e fjalitë,
Qeshnin vajzat edhe lagjet,
Kokposhtë binin mbretëritë.
Ditën që vetë poeti
Shkroi për mbretërinë e Lekës,
Kombi gjeti lulëzimin
Mbretërinë e së vërtetës.
Mbretërinë që pushton botën,
Që rrjedh dritë si një krua,
Ka vlerën e vetë aortës,
Dhe që emrin e ka, GRUA !
Sa dëgjoi fjalët e psalltit,
Leka shpejt u ngrit në këmbë,
Pisha i ndriste së largti,
Kanunin hapi ndër këmbë.
- Nga paska ardhur ky burrë,
5oo vjet mbas ligjit tonë,
Që gremiska këtë urë,
Ku historia mbi të shkon?
- Pilo, thonë, e paska emrin,
Dhe në trup nuk është i gjatë.
Ne nuk po na e le vëndin,
Me atë penë si një shpatë.
Fjalët që na i bie era,
Thonë çudira zotëri,
Gratë na i bën me vlera,
U thur këngë dhe poezi.
U thur vargje qelibari,
Për kurmin e sytë e shkruar,
Thotë, nuk u dashka ari,
Buzët kanë vlerë të pa çmuar.
Thonë ka vite që cfilitet,
Me një penë e me një bojë,
Kërkon që vlera tu rritet,
Një kala don të ndërtojë.
Një kala që nuk ka gurë,
Por shpirt vajzash edhe grash,
Kjo s’ishte dëgjuar kurrë,
Kur dëgjova nga mëntë lash.
Kanunin mbyll Dugagjini,
Mërr një laps edhe një kartë:
-,Këtu dua të ma bini,
Të gjithëve zoti u vraftë!
Pena ish pupël pëllumbi,
Që kërkon hapësirë e paqe,
Porse Leka mëndjen humbi,
Firmën e hodhi për gjaqe.
Vetë firmosi, vetë vulosi,
Dhe nuk foli shumë gjatë,
Për rrugë ushtarët vendosi,
Në dorë letrën u la, shpatë!
- Ky është gjyqi i Kanunit,
Merrni, pra, rrugën e largët,
Të gjithë me forcën e hurit,
Armikun ta pushtojnë valët.
Atë Pilon, bashkë me penën,
Dhe fjalën e tij të hidhur,
Shumë shpejt t’ia gjeni skemën,
E të ma bini të lidhur.
Nuk duron kanuni Lekës,
Tu këndohet kënga grave,
Vajzave tu thonë, Hyjneshë,
Tu flitet si pashallarëve!
Këngët janë vetëm për trimat,
Vargjet janë vetëm për burra,
Kush thotë, gratë janë lëndina
Me ndriçimin e praruar?
***
Shkon karvani dhe fermani,
Rrugën mërr që prej mesjetës,
Dridhet trupi i një mani,
Mëntë i merren vetë fletës.
Nata dritën nis e humb,
Nata hesht nëpër lëndinë,
Flladi embël e përkund,
Kanuni don drejtësinë...
Tunden flokët nëpër erë,
Daullen po rreh tellalli,
Çelin pemët, del pranverë,
Taborri po shkon nga mali.
Rreze dritës mbi luginë,
Hidhet, tretet mbi ujvarë,
Mbledhur vashëzat e rrinë,
Rrobet zhveshin për tu larë...
Sa i sheh qëndron karvani,
Thëllëzat larë me dritë,
Të gjithëve u dridhet xhani,
Rrinë ngujuar në pritë.
Ca kërkojnë të marrin rrugën,
Që fermani u ka caktuar,
Por asnjë nuk shkon i pari,
Të gjithë rrinë të hutuar.
Në një anë fliste ndjenja,
Kanuni në anën tjetër,
Njeriu dramë me dy skena,
Çfar do shpirti, çthotë një letër?
Ligji ka me vete shpatën,
Ndjenja ska as heshtë as thikë,
Ndaj karvani la lofatën,
Në luftë ligji me dashuritë.
Ecin Pilon për ta zënë,
Që këngë vajzave u thur,
Ndonse në shpirt kanë një hënë
Që s’e vret ferman as gur.
Përmbi ujët e ujvarës,
Këndojnë zogjtë me violina,
Si në gji të Niagarës,
Luhatet e gjithë lugina.
Çelin sythet në një gjethe,
Rritet trupi i një vajze,
Trimat bien si në ethe,
Kur ajo kalon me naze.
Trupin vajzës ia lakmojnë,
Kraharorin kur i rritet,
Ndonse s’duan, trumbetojnë:
- Poeti duhet të vritet...
Ligji i Lekës i shtyn para,
Dëshira kthehet në horr,
E vështirë sot qënka ara,
As nuk mbjell dhe as nuk korr.
Por karvani në rrugë del,
Ndjenjën shkel, zbaton detyra,
Ndonse prilli gjethin çel,
Dhe njeriu ka dy fytyra.
Fryn një erë dhe bën ftohtë,
Kaq ditë e netë me hënë,
Lehtë trokasin në një portë,
Diçka kërkojnë për të ngrënë.
Kanatet hapen si krah,
Dritë i gjithë manastiri,
Motra ç’kishte gjithë ua dha,
Dhe dashurinë që kishte gjiri.
Ndonse nata i përkundte,
Nëpër endrra nëpër natë,
Motra u lante sa mundte
Lodhjen nga rruga e gjatë...
Në mëngjes kur dita çeli,
Karvani prapë u nis,
Fermani kërkonte, fli,
Poetin që këngë qëndis.
Patkonj kuajsh trokëllijnë,
Shkendija guri dhe zalli,
Nenet e ligjit vetëtijnë,
Herë nga lumi herë nga mali.
Më në fund kala përballë,
Qëndrojnë, thellë marrin frymë,
Një vashë në portë ka dalë,
I fton brënda që të hyjnë.
Futen brënda, vetëm gra,
Vetëm vajza yll e dritë,
Një nga “trimat” u ngrit tha:
- Plot me verë bini fuçitë!
U derdh Vjosa nëpër grykë,
Në lugina e gurmaze,
Dikujt iu errësuan sytë
Frymëmarrja u kthye saze...
Me të zbardhur dita e re,
Kërkuan vajzat si Zanë,
Gojës pa u vënë fre
Në këmbë u hodhën Fermanë.
Tha i pari ndër të parë,
Si furtunë me zë të trashë:
-Sot te ju ne kemi ardhë
Të të themi ty moj vashë.
Një poet me trup të vogël,
Por me gurë të mëdhej,
Këtu te ju në një kodër,
Një kala kërkon të ngrejë.
Një kala për femra, vetëm,
Gjë që kurrë s’është dëgjuar,
Prandaj duam të vërtetën,
Kanuni e ka dënuar.
Gratë i zbritën nëpër shkallë,
Thellë në një tjetër jetë:
-,Kjo kala është e rrallë
Jo me gurë, por me fletë.
Kapedani la fermanin,
Dhe mori fletën e shkruar,
Hodhi sytë e pa shandanin:
- Ç’far kala paska ndërtuar?
- Një kala, u hodhën vashat,
Një kala që s’është dëgjuar,
S’ka themele mbi të lashtat,
Por, është ngritur vjershëruar...
Një kala që nuk pushtohet,
As me ligj e as ferman,
Por që rritet dhe shumohet,
Dhe botën gjallë e mban.
- Po poeti, ku është poeti,
E do Kanuni dhe Leka.?!
Vajza vështrimin e treti:
- Nuk e sheh, është te fleta!
Trimat i rrëmbyen letra
Edhe ikën nëpër natë,
Këto, thanë, janë veprat,
Që ai po bën kalatë?
***
Leka rrinte pranë oxhakut,
Kanunin mbante në duar,
Mendjen te dera, te pragu,
Ndonjë lajm për të dëgjuar.
Lajmëtari pruri librat,
Të ngarkuar nëpër kuaj,
Këngën e lanë bilbilat,
Leka nisi që të shkruaj...
Lexoi këngët, poezitë,
Që poeti thosh në strofa,
Mallkoi thellë perënditë,
Se i vinte turp nga bota.
Grisi librin e Kanunit,
Dhe e hodhi në oxhak,
U ndez dhe letra e fundi,
Gjakmarrja u dogj në flakë.
Hëngri cepin e mustaqes,
Mori penë, shkroi në letër:
- Na u nxi lëkurë e faqes,
Paska ardhur kohë tjetër!
Poeti merrej me vargjet,
Herë me strofat e fjalitë,
Qeshnin vajzat edhe lagjet,
Kokposhtë binin mbretëritë.
Ditën që vetë poeti
Shkroi për mbretërinë e Lekës,
Kombi gjeti lulëzimin
Mbretërinë e së vërtetës.
Mbretërinë që pushton botën,
Që rrjedh dritë si një krua,
Ka vlerën e vetë aortës,
Dhe që emrin e ka, GRUA !