PILO ZYBA
KUR MË MËRR MALLI
S’di pse malli më merr shumë herë për ty,
Dhe kuajt e kujtimeve rëndë i ngarkoj,
Zemrës së mallit dua ti hyj thellë në sy,
Dhe përin në gjilpërën e dashurisë të shkoj...
Të qep me gjilpërë dëshirat e mëdha,
Të bëj kostume dhe këmisha plot – plot,
Ti ndërroj ti vesh, ti xhvesh unë pa pra,
Kur shpirti nga mungesa të ketë të ftoht’.
Dua të marr malet, të marr dhe luginat,
Shushurimën e ujrave përmbi shkëmbinj,
Të ti derdh me puthje dhe rrëke lëndinave,
Mbi buzët e brishta, mbi supe, e mbi gjinj.
Hënën e bukur me fytyrën e saj të florinjtë,
Me zinxhirë yjesh të ta var në buzë e gushë.
Të tunden si dëshirat e mia mbi të linjtë,
Kur buz’ e etur dridhet, e ngjet si e prushtë.
Pse malli më marrka, dhe etje shumë kam,
Etje që nuk e shuajnë nëpër vite burimet,
Çelsin ndjenja jote të mbyllur pse e mban,
Për të çelur e puthur me epsh krejt agimet?
Kaq mall e kaq peshë nuk e kisha provuar,
Mbi supet e viteve kaq muaj në timen jetë.
Thua, e dashur, kurrë nuk kam dashuruar,
Deri sa ti trokite në portën time të “shkretë”?
Ç’far flake mbaj brënda, që digjem i tëri,
Që valoj e derdhem si pa fund vullkan?
Dashuria jote të tretem krejt më bëri,
Qiri të bukur, që digjet, tretet në shandan.
Malli më ndizet dhe trupi krejt më tretet,
Në pika të vogla rruaza – brishtkristalore.
Trupi humbet peshë e veç flaka më mbetet,
Një ëndërr e bukur e bardhë dhe flurore.
E di që do tretem në heshtje dhe pa fjalë,
Një flakë dëshire në jetë ngadalë duke ikur,
Me ndjenjën e çelur, dhe me shpirtin e valë,
Mos u vono, e dashur, jam duke të pritur...
Eja ! Se drita e dashurisë kurrë s’ka për tu fikur!