PILO ZYBA
BURIM KRITIK, PËR LIRIKAT E NJË LUMI
Për librin “Tingujt e shpirtit tim” të poetes Mimoza Eleona Osmani
Të ngjyesh penën në një lumë shumëngjyresh poetik, pa tjeter që do të mund të shkruash një ylber.E vërteta eshtë se unë sot, kam për të hedhur një ylber mendimesh, nga rrjedha e burimeve te dijes time, për një lumë poetik të poetes Mimoza Osmani.Është e vërtetë që autoren nuk e njoh dhe as e kam takuar kurre..Kjo që them, mund të jetë dhe një gënjeshtër.Sepse të kesh në duar 4 libra të një autori, dhe të thuash nuk e njoh, në duket pak kontradiktore.Është kontradiktore, sepse, portreti, shpirti,arti i shprehur në katër libra voluminozë, është bukuria e jashtme dhe e brendshme e një poeti, artisti apo piktori.Në rastin konkret, unë nuk di ta përcaktoj mirë dhe me saktësi autoren në fjalë, është ajo poete, është ajo piktore, është ajo kompozitore, është ajo libër biblik këshillash, ndjenjash, shprehjesh që gjithkush mund ti ketë si mesim, apo udherrefyes në jetën e tij?
Më thoni u lutem, çfar emri ti ve dhe unë shkrimit tim, ashtu si dhe autorja i ka vënë vepres së saj?
Autorja thote se kënga e saj poetike, quhet “Tingujt e shpirtit tim”, por, duke bërë një analizë të thellë në këta tinguj, unë mendoj se titulli më duket i varfer, sepse, tingujt e saj nuk kanë vetëm shpirtin e Mimozës, por kanë dhe ngjyrat, kanë dhe hapesirën, kanë brënda ëmbëlsinë e fjalës, bukurinë e mendimit, veshtjen sipas stinës poetike dhe sipas mesazhit, por dhe vlerën ushqyese për lexuesit e shumtë të tingujve të saj.
Të jem pak më i qartë dhe më i vërtetë, në ketë që shkruaj.
Për këdo që lexon këtë libër me 90 poezi, që në fakt nuk janë të gjitha poezi.Të gjitha janë art poetik, por mes poezive të shumta, shikojmë dhe lexojmë art të situr, dhe të emërtuar, që ndoshta dhe autorja vetë nuk ka pasur qëllimet qe mendoj të jap, kur i ka shkruar dhe hedhur në letër në momentet e frymëzimit.Mes dhjetra tingujve të saj, ka poezi lirike, poezi kombëtare, poezi familjare dhe sociale, për të thyer monotoninë, ka fabula, të cilat të bëjnë të qeshësh me “specin” djegës të kritikës. E di, ju që po më lexoni do thoni: “Lavdërime pa bukë, si ndodh shpesh në reçencat që jemi mësuar të lexojmë”.Por, unë them krejt të kundërtën, dhe për këtë do mundohem tu bind. Po hyjmë në thelb të penës së Mimozës, dhe që aty së bashku të gjejmë të fshehtat e artit të saj, bukurinë, apo dhe kritikën po të jetë e nevojshme.
Ja njëra prej prej poezive të saj (Në poezi marr më të nevojshmet për analizën tonë)
RRUSHI DO DUAR JO SY
Kur të them puthëm mes gjiri,
Mos bëj naze, sikur nuk do.
Gushën thithe si vampiri,
Hidh vështrimin kopshtit kudo.
Si gjarpri nëpër rrugicë,
Me një gjuhë pa limit.
Në ka borë e në ka ngricë,
Puthje hidh mbi stalaktit!
Në fakt, poezia e mësipërme nuk ka shumë nevojë për koment, por unë e shikoj nga këndvështrimi tjeter përveç atij artistik.Në këtë poezi autorja Mimozë, ashtu si ka emrin dhe ngjyrat e një peme dekorative, ashtu ka dekorative plot ngjyra dhe mesazh këngën e saj.Por te kjo poezi nuk do kapemi pas dekorit, por pas thelbësores.Autorja nëpërmjet vargjeve të saj, thyen tabu.
Brishtësia dhe embëlsia e shprehjes së saj i kalon kufinjtë e të zakonshmes.Krahasimi me një stalaktit, të bën të drithërohesh gjatë leximit (për atë që e ndjen artin e bukur poetik).Ajo të bën të drithërohesh nga ndjenja e brishtë me të cilën e përshkruan, e vesh, e krahason dhe e bën më të bukur në art dhe se sa mund të jetë në të vërtetë.Mimoza, thyen rregullat e traditës, gjoja me “turpësinë”, apo xhveshjen e tepërt të kraharorit të brishtë të poezisë.Ajo përpara se të marri penën, ti thërrasi frymëzimit dhe të hedhi në letër mendimet dhe artin e saj, xhvesh shpirtin, i vesh atij ngjyrat e bukura poetike, pa menduar si do ta shikojnë lexuesit fjalen dhe poezinë e saj.Kjo e bën më të bukur, më të guximshëm, më të vertetë artin e saj poetik.Mes kërkesës dhe lojës së dashurisë, ajo fut dhe lojën artistike kur thotë, “Kur të them puthëm mes gjiri, mos bëj naze sikur nuk do”, një lojë e natyrshme që i shkon për shtat dhe fjalës së saj të zgjedhur për të ndërtuar mendimin dhe për të shprehur bukurinë.
E di që do thoni, ke gjetur një poezi, dhe e bukur është analiza juaj! Por ja, këtu qëndron dhe sekreti i suksesit.Në artin e Mozës, në muzën e saj, në fantazinë e saj, figurat ndërthuren si me një mendje dhe dorë të magjishme, pa pyetur per mendimet, kritikat që vinë më pas, por dhe per lavdërimet.Kjo nuk është një poezi, se pas saj vijnë shumë simotra, që të trondisin shpirtin nga themelet kur i lexon. Lexojmë më poshtë:
SA KAM FRYMË SKAM TË PENDUAR
Nuk më hyka në sy bota,
Mëkati është për të gjallët.
"Portokalle" është me rrota,
Herë i ngjit herë i zbret shkallët..
Nuk më hyn bota në sy,
Kur përflakur marrësisht.
Buzët prushur dy nga dy,
Afshin lënë sa dridhet misht..
Nuk më hyka në sy bota,
Puthmë the, dhe që s'je imi.
Kush ka ligjet më të forta,
Nuk e dinim nga fillimi?
Bota nuk më hyn në sy,
Le të thonë ish i martuar.
Me gisht të tregojnë ..( ky)..
Mos janë vetë më të kulluar?
Në derë e brenda s'di bota,
Çfarë ndriçon nuk është Flori.
Qeshjet dhembur nuk janë torta,
Janë "ombrellë" pa lumturi..
Ndaj në sy bota s'më hyn,
Kur si djalë jam dashuruar.
Shpirti erë e lirë që fryn,
Ktipujt kalë i turfulluar.
Në sy bota nuk më hyn,
Ziej si kosi i thartuar,
Zemra s'është sirtar me dryn,
Është zog për të fluturuar....
Duke qëndruar te kjo poezi, mund të them se ajo qëndron kaq lart artistikisht, por dhe në mënyra të tjera, sa kritika jonë e përgjumur, e hallakatur dhe shume here e mefshtë, duhet ti ktheje sytë nga arti i bukur, për ta inkurajuar atë, për ti dhënë vendin që i takon, por për ta bërë dhe shëmbull të artit bashkëkohor.Një derë tjetër që është prapë tabu, shpërthen dhe e thyen poetja Mimozë.Ajo e urren dukjen dhe shtirjen e bashkëjeteses fallco, dhe shprehet me urrejtje për të.Me ambrellën fallso, të dukjes nga jashtë, thotë ajo, nuk vjen lumturia dhe bashkëjetesa e kërkuar nga të gjithë.Me të drejtë që kjo anë sociale e kapur bukur nga pena dhe syri i saj kritik, mërr vlera më të mëdha kur e lexojmë ne letër.
Ja si shprehet ajo në një poezi tjetër më poshtë, me forcën e penës dhe të artit të saj:
TË PUTHËSH DO TË THOTË TË DUASH
Mos u pendo kurr, nëse i falë
Mbi buzë, gushë ballË kartolinë.
Nga një e puthur premtimi, dalë..
Që kur se mban, është gijotinë..
Të puthësh dmth të duash,
Deri marrëzi, deri tërbim.
Të derdhesh lot, sa herë të thuash,
Nuk dita, ndaj mbeti kujtim!
Nuk di, por për mua që rrugën e artit e kam filluar që në rininë time të hershme, fjalët e poezisë, pesha e saj, mesazhi, bukuria e shprehjes, më ngrejnë peshë shpirtin dhe si një i dashuruar pas artit në përgjithësi, dhe të Mozës në veçanti më bëjnë të mendoj dhe të jem i sigurtë se, kemi të bëjmë me një penë që duhet ti kushtojmë me shumë kohë, përkujdesje dhe analiza.Autorja e librit në fjalë, në artin liriko – erotik ( dhe jo vetëm) zë një vënd të veçantë që duhet ti japim të drejtën e medaljes në maratonën poetike të artistëve poetë.Po mundohem të bëj një analogji:
Maro mos shko nëpër varre,
Se të vdekurit i ngjalle,
Të gjallët i vdiqe fare!
Kjo është një perlë e traditës tonë që vjen nga arti popullor, artistiko-tradicional.
Mund të më thotë dikush se, çfar ndryshimi ka kjo poezi nga poezia e Mimozës dhe nga pena e saj?
REVOLUCION ZEMRASH
Ti humbe zjarrin,dashurinë,
Llavën nga buza furrënaltë
Në erë të shpirtit lirinë,
Etjen në lot të kristaltë.
Lumi një herë të sjell kërcunj,
Ti mblidhi një nga një me dorë.
Për gishta rrezet si pirrunj,
Të trazosh prush në kraharor!
Pena e saj është një magji dhe në rrjedhën e lirshme të mendimit, në dritësimin e shpirtit poetik nëpërmjet figurës, të gërshetuar atë artistike dhe atë tradicionale.Më mirë se kudo kjo duket te vargjet e kësaj poezie, e cila shpreh forcë, gjetje, fikurë vërtetësi.Autorja Mimozë është e thjeshtë në ndërtimin poetik, ajo gatuan artin e saj me mjetet rrethanore, me valet qe i ka pare e perjetuar qe femije, me rrugicen ku ka ecur dhe eshte rritur, me lulen, pemen, henën të cilave me gishtat e saj u jep trajta të ndryshme, forma të ndryshme, forcë shprehëse dhe mendim të pjekur e konciz.
Mimoza rrjedh nga ajo degë e magjishme poetike vlonjate, ku në rrënjë ka të madhin Ali Asllani, magjikun dhe tribunin e labërisë, dhe Mimoza nuk mund të jetë gjë tjetër vetëm se një degë e lulezuar e kesaj peme. Shëmbujt e mësipërm e tregojnë këtë për lirizmin e saj, figurën e goditur, fantazinë e lirë dhe fluturimin artistik.Po hedh një fragment nga Ali Asllani:
DO TI SHTRYDH TË DY SYTË
Un e nisa e stolisa me çi jep e si jep sisa
Dhe me këngë ylyveri buzë e gushë ja qëndisa
Buzë e gushë ja qëndisa, e ormisa mu në zemër,
Plasi hëna ziliqare që shikonte me sy vrëngër.
Më poshtë Mimoza me vargun e saj:
GJITONIA QË KISHA PRANË
Gjitonia që pranë më kish, buzë si lule manxhuranë
Dhëmbë bardhë si fildish, shampanjë në tamuzanë.
Me sy thith pranë e më pranë, e mu duk se vetëtiu,
Pi dy gota rraki manë, nuk di ç'bëra më derëziu!
Kam të drejtën e barazpeshës në peshoren time farmaceutike të artit.Po ti vë në ballancë, me ngjet se i ka shkruar e njëjta dorë, përsa i perket rrjedhshmerisë, traditës së fjalës në këngën labe, por dhe të shtrirje, rrjedhshmëri dhe në ndërtimin 16 rrokësh me rimë, ritëm në formën e një distiku, ku fundoret e fjalës janë më të forta në tingull e shqiptim me zanoren kumbuese, Ë.
Një poet tjetër me madheshti vargu është artisti i bregdetit Lefter Çipa.Ja si shprehet mjeshtri i madh i treves së bukur të labërisë, por dhe të gjithë kombit.
“Seç më kërkon verë zemra, verë e gjak shpirti m’u bëftë.
Mos më pastë mbarim kënga, pa këngë jeta mos të lëntë”
A nuk duken keto dy poezi sikur i ka shkruar e njëjta dorë e talentuar? Në fakt keto tre portrete poetikë rrjedhin nga i njëjti trung, dhe perbejnë tre breza, por që kanë në thelb të njëjtën melodi, të njëjtin lirizëm të njëjtën ndjenjë dhe shprehje.Që të tre, janë pjesë e jetës së labërisë së një shekulli.Vetëm me një ndryshim se Mimoza eshtë me e re, dhe gëzon të drejtën e stafetës së të ardhmes.
Me këto fjalë po e mbyllim siparin e lirizmit në librin e Mozës, dhe po hapim një dritare tjeter, pasi ajo në librin e saj, përveç lirikave, ka poezi sociale, Fabula, poezi kombëtare por dhe poezi të jetës së saj personale të familjes.Qëllimi i udhetimit neper të gjithë trupin artistiko-gjografik të poezisë së saj, po e bëjmë për të pasur një saktësi më të plotë për ato që themi dhe qe shprehim për poezinë e saj.Mimosa aq sa është e brishtë, e embël,fjalë butë dhe këshilluese, po kaq e dhimbshur, e brishtë eshtë kur i shkruaj dhimbjes së saj.Për të pasqyruar këtë po hedh në poezi që më ka lënë mbresa gjatë leximit të librit bashkë me të tjerat:
PREHUR NË TË FSHATIT KODËR
U them mireseugjeta, erdha, oh, çfarë shohin të mitë sy!?
Lotët që ngahera i derdha, si kurora janë bërë aty.
Aty ku prehen në paqe, ç'dhimbje,kur u shoh të tre!?
Vesë e syrit manushaqe, malli i shpirtit blozë në re.
Prehur në të fshatit kodër, heshtur më prisni të qetë,
Zgjohu të paktën ti,motër, të shohësh një të vërtetë.
Autorja ka humbur në një kohë të shkurtër tre më te dashurit e familjes, dhimbja e saj është e thellë.Këtë e shikojmë dhe e ndjejmë në keto vargje që janë kaq prekëse, sa pa më të voglën ngurim mund ta krahasoj me legjendën e Kostandinit.Me atë që dhe vetë Mimoza e bën krahasimin më poshtë në vargjet e saj.Pra, legjenda perseritet, me po të njëjtin art madheshtor,prekës dhe me të njëjtën forcë.Për këtë temë mendoj se do kem një shkrim të vecantë për artin e saj, i cili do ketë vënd më gjatë,dhe do të na duhet të futemi më ne thellësi të penës, qe shkruan në cipën fletë me të brishtë të shpirtin,për shpirtrat që i mungojnë, por dhe që i japin forcë dhe e frymëzojnë.
Në ciklin e poezive për familjen dallon dhe poezia per veten e saj, që autorja ja kushton moshes.Ja si shprehet ajo:
NJË DITË DO PLAKEM
Do të plakem një ditë si të gjithë të tjerët,
I shoh të bardhat fije përdit në pasqyrë,
I prisja më vonë e mbinë më herët.
Si bora, nga stresi dhe jo nga natyrë.
Një ditë do të plakem si të gjithë të tjerët,
Si varkë do udhëtojnë mendimet në kohën e kaluar..
Kur prisja dashuritë si shiun, në tokën e djerët..
Si breshëri nëpër vargje për ti shkruar..
Do të plakem si gjithë të tjerët një ditë
Në qiej të pa shkelur, kaltërsive përtej
Do të ngjyej penën të më ringjallet shpirt,
Mandej,ta lë shpirtin mbi letra,si të tretur diej..
Çfar komenti të bëj lexuesi apo kritiku në këtë poezi.Kjo poezi është sa personale,po kaq dhe shoqërore.Autorja Mimozë nuk i fsheh flokët e bardha ashti si jemi mesuar të shikojmë shumicën e grave,qe kerkojnë te mbeten përjetësisht të reja në trup dhe pamje.Mimoza artiste,poete, kerkon që mosha të kthehet në vargje,në pjekuri, në kshilla në art.Komenti për këtë cikël dhe këtë poezi është i tepert.Fjala e shkruar është pasqyra me e bukur dhe me me vlere e pamjes dhe shpirtit të saj.
Për të mos u zgjatur më shumë me analizat e mia, po ndërroj drejtim, po hidhem në një degë tjetër të gjinisë poetike që Mimoza e ka për zëmër, dhe që ajo heq shpesh dhimbjet dhe e çon lexuesin te humori.Kjo gjini që Moza e lëvron dhe plugon në menyrën e saj,dhe mbjell aty humorin dhe bukurinë fabulistike eshtë një gjini e lëvruar pak apo aspak nga fëmrat në shqipëri.Këtu mbretërojnë thesaret e rënda të kombit si Dritero Agolli, Dionis Bubani, Ferit Lamaj, Iliaz Bobaj, Pilo Zyba etj.Po të shikojmë, ata i përkasin gjinisë mashkullore. Por unë mendoj se kohët kanë ndryshuar, ato po sjellin në skenë emra të rinj dhe mes tyre edhe Mimoza Osmanin.
DHE S'DËGJUAN MË TË TRETË...
Dy maçoke çna u zunë,
Kot së koti për një hiç,
Seç je ti e seç jam unë,
E nxorën sheshit dobiç.
Njëra maçe ish e murmë,
Tjetra ish bjondink kafe,
Sikur motra linin gjurmë,
Qime butat kadife.
U zunë për "mishin copë,
Që kastile hodhi boti..
Deshi që tu bënte gropë,
Nxorën thonjtë dhe qesh idjoti.
Per një pjesë "mishë të tharë,
I pa shije i pa vlerë,
Sulen kush ta hajë më parë,
E si shemra bënë sherr.
Kur kuptuan se ish vonë,
Mbyllën port e veshë vetë,
U bën motra si gjithmonë,
Dhe sdëgjuan më të tretë.
Kjo është Mimoza poete, Mimoza fabuliste, Mimoza piktore, Momoza krijuese.Kjo nuk është fabula e vetme e saj, janë nje seri fabulash të krijuara dhe të hedhura në librat e saj. Mendoj se duhen mbledhur dhe të botohen në një libër më vete, per ti dhene autores dhe emrin e bukur fabuliste, meqense ajo e lëvron mjaft me pergjegjesi, cilesi dhe kujdes këtë gjini pak të lëvruar nga autoret femra.
Më poshtë mund të vazhdoj dhe të them dhe shumë të tjera për poezitë kombëtare, ato sociale apo me senc shoqeror, por mendoj se ajo që duhet të dali nga ky librë i autores ja arriti qëllimit.Unë personalisht, por mendoj se dhe ata që i lexojnë keto radhe, me të drejtë i urojnë autores, rrugë të mbarë dhe të suksesshme në maratonën e bukur të artit.