PILO ZYBA
FLAKE DO BEHEM
Nuk e di, do mundem dot
Oxhak të bëhem e prej vetes,
Shpirtin tënd të mbushur plot
Ta ngroh e gjallë ta mbaj gjith jetës?
Eshtrat e trupit dhe dëshirat
Ti djeg në një flakë të bukur,
Që të mos të të lagin shirat
Dhe për jetë të jesh e lumtur?
Gjakun tim ta pish për verë
Dhe ëndrrat si mishin të pjekur,
Jetën të ta kthej pranvere
Dhe pse vetë do jem i vdekur ?
Kjo mbetet pjesa ime e pa tretur...
Nuk e di, do mundem dot
Oxhak të bëhem e prej vetes,
Shpirtin tënd të mbushur plot
Ta ngroh e gjallë ta mbaj gjith jetës?
Eshtrat e trupit dhe dëshirat
Ti djeg në një flakë të bukur,
Që të mos të të lagin shirat
Dhe për jetë të jesh e lumtur?
Gjakun tim ta pish për verë
Dhe ëndrrat si mishin të pjekur,
Jetën të ta kthej pranvere
Dhe pse vetë do jem i vdekur ?
Kjo mbetet pjesa ime e pa tretur...
PILO ZYBA
KRISHTI HESHT
Vetë perëndia u mendua gjatë
Kur kishte në dorë penel e ngjyra,
Pasi të derdhi të ëndërrt në shtat
Mendoi, cila do ishte, e bukura, fytyra?
Punoi ditë dhe gdhëndi një buzë
Të brishtë, të embël si mjaltë,
Që gjithë jetën do digjej shpuzë
Për të nxjerrë veç fjalën e artë.
Sytë dy horizonte, dy dete pa fund,
Të thellë, të larë me mirësi e dritë,
Ku jeta veç endërra përkund
Ku fshehur rrinë mes tyre magjitë.
Vetë Krishti, të sheh, mendon e hesht,
Habitet me portretin tënd mbi letër,
Vjen më futet në poezi, në rrjesht,
Më pyet: “Nuk kam bërë një kryevepër”?
Vetë perëndia u mendua gjatë
Kur kishte në dorë penel e ngjyra,
Pasi të derdhi të ëndërrt në shtat
Mendoi, cila do ishte, e bukura, fytyra?
Punoi ditë dhe gdhëndi një buzë
Të brishtë, të embël si mjaltë,
Që gjithë jetën do digjej shpuzë
Për të nxjerrë veç fjalën e artë.
Sytë dy horizonte, dy dete pa fund,
Të thellë, të larë me mirësi e dritë,
Ku jeta veç endërra përkund
Ku fshehur rrinë mes tyre magjitë.
Vetë Krishti, të sheh, mendon e hesht,
Habitet me portretin tënd mbi letër,
Vjen më futet në poezi, në rrjesht,
Më pyet: “Nuk kam bërë një kryevepër”?
PILO ZYBA
PEMA E KUJTIMIT
Në hije të mendimit për një çast dremit
Nën pemën e shelgut të vogël flokëlëshuar,
Një llambë dëshire ëmbëlsisht më ndrit
Përmbi kurmin tënd, të bukur, të praruar.
Ujvara e flokëve mbi gjoks është derdhur
Nën dritën e hënës që fshihet e flet,
Unë i hutuar, i tëri i kredhur
Në ndjenjën tënde, që më përkund leht.
Era fryn nga vitet, dhe pemën e tund,
Pemën e kujtesës, një suvenir të rrallë,
Zogjtë e dëshirës i shtyn e i humb
Në liqen të viteve, që shfaqen me mall...
Një flaut magjik thellë në shpirt më kall...
Në hije të mendimit për një çast dremit
Nën pemën e shelgut të vogël flokëlëshuar,
Një llambë dëshire ëmbëlsisht më ndrit
Përmbi kurmin tënd, të bukur, të praruar.
Ujvara e flokëve mbi gjoks është derdhur
Nën dritën e hënës që fshihet e flet,
Unë i hutuar, i tëri i kredhur
Në ndjenjën tënde, që më përkund leht.
Era fryn nga vitet, dhe pemën e tund,
Pemën e kujtesës, një suvenir të rrallë,
Zogjtë e dëshirës i shtyn e i humb
Në liqen të viteve, që shfaqen me mall...
Një flaut magjik thellë në shpirt më kall...