KOSOVA E ËNDËRRAVE TË MIA
- Reportazh nga Kosova –
Vajtja ime në Kosovë këtë pranverë plotësonte një ëndërr të hershme të rinisë time.Por mbas viteve 90 ika përfundimisht nga Shqipëria dhe u largova njëherë e mirë edhe nga trojet ku linda, por edhe nga ëndërrat e rinisë.U deshën plot 22 vjet në kohën e demokracisë që mund të udhëtoja për në trojet e të parëve tanë në Dardaninë e lashtë.Arsyet ishin botimi i librave të mi dhe të zonjës Enxhi Krasniqi nga Peja, por edhe ftesa për në takimin vjetor në kujtim të poetit të madh kombëtar, Azem Shkreli. Në këtë takim madhështor të organizuar në pallatin e kulturës së qytetit të Pejës u njohëm dhe me personalitete që i kisha ëndërruar që në fëmijërinë time, por edhe të tjerë që komunikonim prej vitesh, dhe me këtë rast patëm fatin dhe mundësinë për tu takuar nga afër, për të marrë dhe dhënë mendime, por dhe për të parashtruar organizime në të ardhmen. Në një moment të caktuar, pasi vajta me vonese në sallë, më thanë se kishte folur poeti Ali Podrimja.Salla ishte mbushur plot, sfumuar nën errësirë, ndërsa prozhektorët qëllonin në skenë, atje ku zhvillohej dhe shfaqej festa e ditës. Në sfond portreti i poetit me një buzëqeshje mikëpritëse.I afrohem pranë një burri të shëndetshëm, të mbushur dhe të gjatë në trup, e shikoja si vijëzim frymëzimi artistik.E kapa për dore dhe po matesha ti flisja.Kur ai ktheu kokën dhe mu afrua më pranë mbeta edhe i befasuar, por edhe i gëzuar. Ai që më befasoi ishte prania e artistit të dramës dhe filmave tanë të mrekullushëm, Timo Flloko. Përqafohemi për momentin, dhe e pyes: -Ku eshte ulur poeti Ali Podrimja? Timo me ate natyren e tij gazmore më tregon me dorë në thellësi të rrjeshtave. Unë ngrita aparatin dhe e fokusova, e prura pranë, dhe e shkrepa disa herë.Ky ishte takimi im i parë me të në kohën e demokracisë, pas atij takimi kur isha 25 vjeçar dhe e takova Ali Podrimjen në Tiranë me poetin tonë të njohur Xhevahir Spahiu, pas një botimi që kishte bërë me poetet nga Kosova, për tja lënë me pas vëndin një takimi tjetër në lokalin e teatrit.Biseda me motrat Drita dhe Enxhi Krasniqi si dhe me poetin e mirënjohur ishte e këndshme mbresëlënëse, e thjeshtë dhe shumë e thjeshtë.Poeti, ashtu si janë në të vërtetë poetët e mëdhej si Ali Podrimja, ishte i veshur i tëri me metaforën e humorit, bukurisë së artit të tij, por edhe me melodinë e zerit të akorduar me kujdes për koncertin e miqëve.Më pyeti për mikun e tij Iliaz Bobaj, dhe për librin që ai ka përkthyer në gjuhën greke.Për planet e mia krijuese.Në një bisedë tejet vëllazërore, duke sheshuar dhe prishur gardhin e emrit të tij me lexuesin, dhe duke ngritur një urë miqësie që artistët e medhej si vetë Aliu e kanë në shpirt e në gjak, por edhe në artin e tyre madhështor. Më pas i dhurova një nga librat e mi të botuar me përkthime nga vepra e poetit të madh grek Jani Rico, në shtëpinë e të cilit jetoj prej 22 vjetësh, dhe që është publikuar me rastin e 100 vjetorit të lindjes së autorit grek.U ndamë me të për tu takuar përsëri.Por më pas dita jonë ishte e ngarkuar me takime.Mbasi pimë një kafe me shkrimtarin Sejdi Berisha, kaluam diku tjetër me poetin Agim Desku.Më pas me piktorë e muzikante të gjithë së bashku në njërin nga lokalet e qytetit të shtruar nga bashkia e qytetit për nder të poetit Azem Shkreli.Mbasditja ishte e shoqëruar me shi, por duke e ditur se kohëqëndrimi im ishte i kufizuar, zonjat Enxhi dhe zonjusha Drita Krasniqi më shoqëruan për në një vizitë në grykë derdhjen e lumit Drin. Në një vënd tepër piktoresk, dhe gati përrallor me lokale bashkëkohore, në një pejsazh tepër gjelbërues dhe romantik. Pronarët e lokalit duke parë që nuk kishim dhe çadra dolën jashtë me çadrat e tyre dhe na shoqëruan të hynim brënda.U ndjeva mire.Kjo ishte një mikpritje që do më mbetet në mëndje nga kjo trevë që ka në traditën e saj respektin e trasheguar në shekuj për mikun. Në lokalin që u ulëm, nga xhamaria derdhej përveç ujit të shiut ishte edhe ujët qe e kishin marrë me tuba nga rrjedhja e lirë e Drinit dhe e derdhnin mbi çati.Rrjedha e ujit që binte nga lart si flokë të derdhur e të pa krehur, kishte dhe muzikalitetin, por dhe një bukuri të veçantë.Këtu biseda u përqëndrua në përpjekjet e Kosovës dhe kosovarëve për pavarsi.Drita, me ato mollzat e rrumbullakta, sytë zhbirues, por dhe me diksionin e pastër dhe shumë gazmor mu kthye në një cicerone që më tregonte, ngjarjet, vitet, historinë.Po e shikoja që fliste me pasjon ndaj e pyeta: -Cila është puna juaj? Ajo hodhi sytë jashtë, e lau përgjigjen në ujët e kristaltë të shiut, i veshi gjelbërimin e bukur të bjeshkës dhe ma ktheu në tryezë: -Jam Kordinatore e Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut në Kosovë, por dhe në bashkpunim me organizatat ndërkombëtare. Filloi të fliste për punën e saj, për ngjarjet rrënqethese, për ato që kishte parë, dëgjuar dhe filmuar vetë me duart, aparatin, sytë dhe mëndjen e saj.Ndër të tjera më befasoi kur më tregoi për mijra dosje që ndodheshin në zyrën e saj, dhe unë kërkova që të shkonim dhe ti shikonim, por dhe ti filmoja për ti pasur si dokument në shkrimet e mia. Ndërsa isha i përhumbur në ato që ajo me tregonte, në masakra dhe vrasje masive, ajo më ndërpreu: -Shiu pushoi! Eja ta shijojmë derdhjen e Drinit, dhe më pas shkojmë edhe në zyrën time, sepse edhe çelsin e kam me vete, dhe qeshi për ti dhënë ngjyra gazmore bisedës, por dhe për tu larguar nga ato që ajo me tregoi dhe që me drithëruan të tërin. Vetë fjala derdhje jep kuptimin e bukurisë përrallore të këtij lumi. Në mes të grykës së malit si një vullkan apo shatërvan i madh del me furi dhe me zhurmë lumi nga nëntoka.Ngjet se vetë shpirti i këtij kombi del nga thellësia dhe derdhet grykave të maleve por dhe fushave, për të derdhur vuajtjen dhe gëzimin në detin e madh të botës në Adriatik.Bashkohet gjatë rrugës me përrenj e burime, me lumënj të tjerë për ta bërë thirrjen më të fuqishme, më bindëse dhe me të fortë përpara botës, për pavarsinë, bukurinë, hijeshinë por dhe zërin e bukur. Me këtë ndjenjë gëzimi dhe shije të natyrës u nisëm për në zyrën e Dritës brënda në qytetin e Pejës.

ATJE KU FLET E DREJTA DHE DHIMBJA NJERËZORE
Ngjitëm
ngadalë shkallët dhe u gjëndëm përpara derës së zyrës.Drita futin
çelsin në brave dhe e rrotulloi dy herë.Më ngjau se krëkëllima e
përvuajtshme e derës dhe cingërima e menteshave të saj po na fuste në
një botë tjetër.Kaluam nga ajo e gëzushmja e sotme e Kosovës, në botën e
dhimbjes se djeshm, por që ende thërriste për drejtësi, shpagim por dhe
për paqe. Dritës
gazmore të orëve të më parshme ju vesh një perde e hirtë si në të
mëndafshtë në sytë e bukur të mbuluar nga flokët e verdhë e të drejtë: -Këtu
në këtë zyrë, më tha, jetojnë 13 mijë të vrarë, të zhdukur, të të
gjitha moshave, dhe të të gjitha keqtrajtimeve më çnjerëzorë të këtij
fillim shekulli! Në shpirtin e saj pashë dhe kuptova dhimbjen, por edhe zërin që i dridhej. -Unë,
më tha, jetoj me këta njerëz prej vitesh, i njoh, i prek, flas me ta
ashtu si flisni ju me mua në këto çaste.Njoh jetën e sejcilit, ëndërrat e
tyre, dhimbjet dhe gëzimet e tyre. U
rrënqetha nga faktet e saj.Gjatë luftës çlirimtare në Shqipëri kishim
28 mijë të vrarë, por këto shifra të saj ishin të pa besushme për një
shtet të vogël si Kosova, por dhe në kushtet e këtij shekulli ku
kultura, shkenca dhe mirëkuptimi njerëzor kanë arritur maja.Hapi një
sirtar dhe me nxori një dosje të madhe, në të dukeshin fotot të cilat që
në vështrimin e parë me bënë ti ktheja sytë nga ana tjetër.Dy vetë të
masakruar në menyrën më çnjerëzore. Motres së saj Enxhit ju morën mënte
dhe u ul në karrigen me të afërt.Unë nxora aparatin, për ti bërë këto
foto pjesë të reportazhit tim, pas asaj dosje me dhjetra të tjera, dhe
pas atyre po të tjera.Ngjiste se ishim në burg të pafund padrejtësie dhe
dëgjoja zëra për drejtësi.Zëra që thërrisnin dhe kërkonin nga të
gjallët drejtësinë për të vdekurit në menyrën me çnjerëzore.I thërrisnin
gjyqit të Hagës, si më tha Drita, por këto dosje preheshin edhe atje në
padrejtësi.Unë e kuptova dhimbjen e Dritës dhe të mijra Kosovarëve, dhe
thirrjet e tyre për drejtësi, por edhe bota e quan të parakoheshme
nxjerrjen në shesh të së vërtetës në këto kohra kur me shumë se kurrë
kërkohet paqja. -Bota
hesht, tha Drita, por dhe paqe nuk mund të ketë pa dalur e vërteta për
këta mijra njerëz.Pastaj me tregonte ngjarje nga lufta, përpjekjet dhe
rreziqet që kishte për veten dhe bashkëpuntorët e saj.Atë luftë kolosale
për të prurë nga e vërteta në teren në këtë zyrë dokumentet,
fotografitë, ngjarjet, për ti arshivuar që të mos humbasin, dhe që
historisë ti flasin në të gjitha kohrat, për të gjitha padrejtësitë e
bëra. Për
një moment e humba durimin dhe hodha sytë në një foto, nga ku
bashkëpuntorët e saj nxirrnin nga një pus dhjetra të masakruar, i
fotografonin, dhe i përcillnin për egzaminim. -Se
shpejti po perdoret dhe Dienej për të bërë të njohur me mirë dhe me
egzaktësi emrat e tyre, shton Drita.Pasi në Beograd nga zona jonë janë
gjetur dhe zbuluar varre të përbashkët, që pasi janë egzekutuar në Pejë
dhe rrethinat e saj, janë transportuar për në në Serbi.Është për tu
çuditur por, në çdo vrasje masive, ka shpëtuar një ose dy vetë, të cilët
vrasësit i kanë quajtur të vdekur, dhe sot ata jetojnë, flasin, njohin,
dhe tregojnë me emër dhe me gisht xhelatët. Në fshatin e Gjakoves,
brënda një dite janë vrarë më shumë se 80 vetë.Në fakt kur udhëtoja për
në Pejë i filmova varrezat masive në buzë të rrugës.Më pas Drita më foli
dhe për një ngjarje të rrallë dashurie ndërmjet të ekzekutuarve, të
cilës mendoj që së shpejti ta kthej në një vepër artistiko – tragjike.
Në fund të tronditur u ngritëm për të dalë.Drita mbylli derën me çelës,
por mua mu duk se zërat e tyre, thirrjet vazhdonin dhe protestonin
brënda.Qëndrova pak si për të dalluar veçorinë e ndonjërit prej tyre,
por ato ishin kthyer në një lumë të madh që nuk i vihej pritë.Më ngjiste
se më thërrisnin edhe mua; “Drejtësi, ejjjjjjj, ti që dëgjove dhimbjen
tonë, shkruaj, kërko edhe ti të drejtën, sepse për ndryshe nuk do mund
të tretemi edhe atje ku jemi si trupa, por edhe këtu ku kërkojmë të
drejtën.Vetëm drita e së vërtetës na preh në paqe, në atë paqe që
kerkuam, por që ju nuk do mund ta gëzoni pa prehjen tonë në paqe”.
Ktheva shpinën nga dera, u nisa me hapa të ngadaltë si në mëdyshje, ikja
në të vërtetë, por u betova në heshtje se fjalën e tyre për drejtësi do
ta përcjell larg dhe lart, atje ku zëri i tyre thërret për drejtësi,
dhe gjyqi merr vendime për të dalur në shesh e vërteta, dhe për të
dënuar gjakatarët, të cilët nuk do ti shpëtojnë drejtësisë, dhe nuk
duhet të lihet pa u dënuar vepra e tyre makabre. Motrat
Krasniqi më pane dhe kuptuan që po flisja me vete, më shtrinë duart e
tyre të mirësisë, për të iku për momentin nga gjëndja që na kishte
përshkuar që të treve.Por unë megjithse po largohesha e dija se do
kthehem përsëri pranë tyre…
Pejë...25.5.2012
Pejë...25.5.2012
Pilo Zyba
NJË TAKIM I RASTESISHËM
-reportazh -
Ishte qershor i këtij viti. Bashkë me poetet, Deshira Haxhi dhe Anila Dahriu u gjendëm te Muzeu Kombetar në Tiranë, për organizimin e promovimit të librave të tyre.Kisha ditë që kisha shpërndarë ftesat, kishim bërë një program të vogël organizimi, dhe një kokteil për të ftuarit.Ndërkohë, nga salla e madhe e organizimit të aktiviteteve dëgjohej një zë kumbues, i thellë dhe me një ton bariton.Hapëm derën dhe hodhëm sytë në thellësi. Në podium dëgjoja që fliste një burrë me flokë të bardhë të pa krehur dhe me mustaqe.Kthehem nga vajzat dhe u them:
-E njihni atë burrë që po flet për librin e shkrimtarit Selman Selmani…
Ato më panë, buzëqeshën, dhe mu drejtuan një zëri, sikur i kishin akorduar dhe përgatitur tingujt e violinave të tyre në duet:
-Ku ta njohim, ti e di mirë që ne nuk jetojmë në Shqipëri!
-As une nuk e kam takuar kurrë, sepse edhe unë ashtu si dhe ju jetoj jashte Shqiperisë kam 20 vjet, por ai burrë është nga Kosova dhe quhet..Prend Buzhala…
Vajzat panë njëra tjetren, dhe verejta se në fytyrat e tyre lulëzoi një shkëlqim dhe dritësim buzëqeshje..
-Jemi me fat, tha Dëshira!
-Po të besh organizime, dhe do marresh pjese në organizime…nderhyri..Anila!
-Do ta takojmë, akorduan perseri njëzeri buzët e tyre, që edhe qeshninn, edhe lulëzonin, por edhe shprehnin ndjenjën e një kenaqësie që dukej në portretin e tyre.
***
Për Prendin kisha dëgjuar dhe lexuar, por nga afër nuk e kisha takuar kurrë. Koha na ka shperndarë ane e kënd botës, për të përballuar jetën, dhe kësisoj, kemi humbur disi lidhjet dhe dëshirat e tekimeve ndërmjet artisteve dhe vetë artit.Kisha lexuar prej tij edhe poezi, edhe kritikë, edhe studime të ndryshme.Kjo ishte një suprizë e këndshme edhe për Prendin, por edhe për ne, që për tjetër punë vajtëm në Muzeun Kombetar, dhe tjetër gjetëm. Pritem sa mbaroi takomi, dhe të ftuarit u derdhën në sallonin e madh të pritjes, ku ndodhen tryezat me pijet, frutat për festimin e aktivitetit. Afrohem bashke me vajzat, unë mora një gotë uiski, Deshira një lëng të shtrydhur qershish dhe Anila një gotë me Kola. Ndërkohe, larg përballë nesh shikoj Prendin me një gotë në dorë…Fisnik, i qetë, me një buzëqeshje të këndëshme që i endej nëpër mustaqet e gjata, dhe që i jepte pamjen e fisnikëve të veriut.Kishte veshur një këmishë të kaltër, të hapur, dhe një xhamadan po ngjyrë të hapur.Kishte hapa të ngadaltë, sikur nuk donte të rëndonte mbi pllakat e mermerta e të shtruara në dysheme.Hapat i hidhte te shkurtër dhe të kontrolluar, sikur i maste, sikur kërkonte siguri të plotë për atje ku do vinte këmbën..ashtu si bën dhe në veprat e tij me fjalën…e përpunon, e përkëdhel, i jep peshë e mendim, pastaj pasi e pastron nga ana gjuhësore e vendos në vendin e saj.Nëpër librat e tij, meraku, thjeshtësia dhe kujdesi janë në shkallën sipërore, por këtë perkujdesje, këtë bukuri e shikoja sot edhe në portretin e tij, hapat e tij, vështrimin dhe heshtjen e tij.Të dy anët e xhamadanit më ngjanin me dy kapakët e një libri të hapur, që çfletohet, dhe unë brenda tij lexoja portretin, veprat, vlerat dhe kulturen e tij, të cilën e kisha parë nëpër vepra, por që tani fabrikën e prodhimit të tyre e kisha përballë…dëgjoja si punonte frymëmarrja, lëvizja, frymëzimi dhe forca e krijimit.I teri ashtu si e shikoja, më ngjante me një muze të gjallë, që për ta vizituar duhej vëmëndje, kujdes dhe këndvështrim të veçantë…Brënda këtij kraharori, kësaj zemre që rrihte pa u degjuar, kishin dalë artet e bukura të poezise, kritikës, studimeve.U afrua shumë pranë, dhe ndërkohë gjeta rastin dhe i fola:
-Zoti Prend!
Ai ktheu kokën pa lëvizur nga dora gotën e pijes.E pashë, dhe kuptova shenjën e pikëçuditëses në librin e tij të vështrimin.Vuri buzën në gaz dhe u drejtua nga unë:
-Pilo, po ti këtu?!
Ndonse kurrë nuk ishim takuar edhe ai me njohu, me njohu ndoshta nga foto e shumta që qarkullojne ne internet, apo takimet e ndryshme ku merrnim pjese.Nga televizioni apo gazetat e ndryshme.U përqafuam, më pas i prezantova vajzat:
-Kjo, i them, është Deshira Haxhi, ndërsa kjo, Anila Dahriu!Nesër promovojnë nëkete sallë librat e tyre.
E pashe se në portretin e tij tepër te qete, rreshqiti një dritë gëzimi, dhe më pas dëgjova të buronte zëri i tij i thellë dhe kumbues, sikur i kishte vjedhur oshëtimën Drinit të bardhë:
-Shumë mirë, shumë mirë..gëzohem. Pilo, radhët tona po shtohen çdo ditë, kjo është kënaqësi për ne.Këto vajza janë një brez pas nesh.Janë burimet që mbushin liqenin e madh te artit, dhe që në të ardhmen do shdërrohen në lumenj. Në fjalët e tij kishte mirësi, dashuri dhe gëzim vëllazëror.Por ndërkohë e pashë se u prish në fytyrë dhe sytë e humbën shkëlqimin e mëparshen.Sa keq, pëshperit, nuk do kem mundësinë të jem, pasi na duhet të ikim për në Kosovë mbas këtij takimi,jemi të organizuar.
-Edhe kjo, nuk është pak për ne, zoti Prend! Gëzohem që u takuam dhe u njëhëm. Anila fliste çilter, ashtu si ajo flet gjithmonë.
-Ndonjë foto do bëjmë, tha Deshira?
Ndërkohë unë ngrita aparatin për të fikësuar këto çaste, që vertet ishin të parat, por nuk do ishin të fundit.Dhuruam librat e njëri tjetrit dhe po bisedonim, sikur kishim vite që njiheshim.Atmosferën e bukur e ndërpreu boria e një autobuzi, qe qendronte jashte, dhe nje djalë qe zbriti dhe thirri nga dera e muzeut:
-Zoti Prend, juve po u presim, autobuzi ka qendruar në një vend të pa përshtatshëm, mund të gjobitemi!
Prendi hodhi sytë nga ne, sikur kërkonte leje.
-Në këtë rast, i them, gjobitemi të gjithë bashke.Jemi të detyruar të ndahemi, ndonse dëshërojmë të rrimë më gjatë.
Prendi ngriti supet.
U përqafuam dhe u ndamë, duke marrë me vete respektin dhe dashurinë reciproke, duke lënë pranë njëri tjëtrit librat e botuar si kartolina miqësie për takimet e ardhshme…

Pas 20 vjetesh
Kisha dy muaj qe merresha me rregullimin e shtepise time ne qytetin e Laçit.Te gjithe ish komshinjte e mi ishin larguar duke kerkuar nje jete me te mire diku me larg, ne atdhe, apo jashte tij! Tre muaj qe pershendetem me familjare te rinj, qe me shikojne e me pershendesin, si nje mysafir i ri ne shtepine time…Nje mbasdite njeri prej tyre trokiti te dera dhe me dhuroje nje ftese dasme, martonte vajzen e tij…Vajzen nuk e kisha pare ndonjehere, kishte mbaruar shkollen e larte dhe punonte ne Tirane.Ditet u rrokullisen me te shpejte, dhe erdhi dita e dasmes.Tradita, hyrje, dalje, daja e xhaxhallare…pashe shkallet e pallatit te stolisura me nje shirit te bukur te kuq nga kati i pare deri ne te tretin.Me dukej se kjo ishte nje vije e bukur lidhjeje, marrdheniesh, miresjellje dhe mirekuptimi.Keto tradita disi i kisha harruar gjate viteve te mergimit ne Greqi prej 20 jetesh.Biseda, urime, kafe..dhe se fundi tryeza e madhe e dasmes…Drita, valle, ngjyra! Te rinj e te vjeter te te gjitha moshave, me fytyra te lara me diell, shprehnin gezimin me hapezimet dhe ritmet e valles, por edhe ne heroglifet e koreografise se valleve.U trondita paksa…Shikoj prane meje nje vajze te vogel rreth 12 vjeç, dhe e pyes:
- E kujt je?
- E Bujar Xhafes, me peshperit me zerin e kristalte, dhe ne te dy faqet e vogla i çelin dy gropeza te vogla, si dy trendafile.
Pergjigjia e saj disi me trullosi, dhe hodha veshtrimin rreth per te pare se ku mund ta shikoja babane e saj…
- Ku jeni ulur, pyes vajzen?
- Te tavolina e dajave?
Hedh syte dhe shikoj nje toline te madhe te rrumbullaket, te mbushur edhe me pjata, por edhe me gezim…Ngaqe orckestra oshetinte, dhe te pranishmit flisnin me te madhe, kjo krijonte nje ambjent teper te gezushem, dhe teper te kendshem.
Perballe pashe Bujarin, shokun time te femijerise…kur u largova
nga shqiperia ishte sekretar i pare i rinise ne rreth.Sa me pa, la tryezen dhe u ulem prane e prane…Biseda ishte e ngrohte, si vete miqesia, si vete tryeza dhe vete tradita e dasmes shqiptare.Orkestra e harmonizuar me dukej se perveç dasmes, luante edhe per ne nje kenge dhe valle miqesie, nje miqesie te hershme, te ciles koha i kishte keputur urat e komunikimit.
- Ti ketu, me pyet?
- Jemi komshinj me vajzen, i pergjigjem!
Ai vuri buzen ne gaz…
- Nuk e ke shitur shtepine?
- Jo, i them..ketu kam miqte..dhe prindrit me kane krijuar nje rreth , i cili e di qe nuk mund te me harroje lehte…
- Po, po!Keto vite na larguan, por ja, perseri behet shkak nje dasem, per tu takuar, per te gjetur rrethin e miqve dhe shokeve.Gruaja, me prezanton me te qeshur…
i jap doren…e shoqja eshte nje patriotja ime nga Permeti…prindrit tane kane ardhur ne Laç nga vitet 60 – te.Ne bisede afrohet nje meso grua, me hedh doren ne qafe dhe me puth…mbetem disi i hutuar…Ajo e kupton hutimin tim dhe qesh:
-Nuk me nje? Jam Limaja!
Shastisem, vajza e dikurshme, eshte bere nje zonje e bukur dhe fisnike…
-Me ju grate eshte veshtire ,i them! Nuk u dallohet as mosha.Nuk arrij ta pyes per te shoqin, kur shikoj perpara mesuesin e gjimnazit, Xhemalin.Perqafohemi,dhe sa vjen e biseda behet me e kendshme, me e ngrohte, me e larmishme…Rrethi saj shtohet…Pas moshes sone, vjen nje radhe tjeter, mosha me e re…Nuk di si u krijua ky rreth, por di se brenda meje organizmi po kerkonte me shume uje…
- Uje, pak uje, i them nje vajze rreth te 20 –tave…
Vajza pruri dy shishe me uje te ftohte…
- E kujt je ti, e pyes?
- E Xhemalit, me thote, duke hedhur pas shpine floket e gjate.Fytyra i mori ngjyren e nje trendafili te porsa çelur…Kishte dy sy te bukur, dy vetulla te harkuara sikur i kishte pikturuar njeri me dore. Fytyra e rrumbullaket, ngjante e brishte dhe e bukur si engjell…po ti, i them tjetres ne krah,?
- Une jam e Gezimit!
- E cilit gezim?
- E Gezim Sinanit.
Shikoj syte e saj dhe me pushton nje trishtim i lehte.Ngjante me nje dege te blerte, vendilatori frynte dhe luante me floket e gjate… fytyren e saj e kishte mbuluar nje bukuri henore.
- Pse u trishtove? Bujari e kuptoi shqetesimin tim…
- U rriten, i them, dhe as nuk i njohim fare…kam shume vite pa ardhur ne laç!
Miqte e mi ishin martuar, dhe tashme femijet e tyre ishin ritur e bere per te martuar…bukuria, çiltersia, mosha i jepnin hovin dasmes…por suprizat nuk kishin mbaruar…me pas e shtuan tryezen edhe miq te tjere, te njohur te babait, te motrave, te cilat u martuan dhe krijuan familjet e tyre ne kete qytet…Kjo dasem mu duk se ishte porositur per mua…ajo me solli ne kujtese vitet e femijerise, moshataret.
Bujari ngriti goten dhe uroje…
Hodha syte thelle ne gote, pashe brenda saj te gjitha vitet qe me kishin larguar nga keto kujtime.E ktheva me fund…u permenda, dhe kuptova se, ndonse kisha vite i ikur, prape isha aty.Aty ne ato rruge, me ata njerez, ku na lidhte femijerija, jeta, por edhe vitet qe kishim humbur neper bote…
- Bujar, edhe pse larg…jetojme me kete qytet!ketu kemi femijerine, rinine tone te hershme…ndonse kam ikur, prape u kam me vete.I flas per nje fotografi qe kemi bere perpara 21 vjetesh ne ish Kombinatin Metalurgjik.
- E di, me thote…the hedh syte nga e shoqja.
- Para nje jave te kemi kujtuar, Pilo…Te pashe ne nje foto me motren time Liljanen, keni qene ne gjimnaz bashke…Limaja e vogel e dikurshme, kishte tashme nje ze prej zonje.
E kuptoja edhe vete se isha i lidhur pazgjidhshmerisht me keta njerez, me keto rruge, me kete qytet, te cilin ndonse e kisha lene dhe larguar para 20 jetesh..tani e kuptoj, qe e paskam marre me vete ne mergimin e gjate…Orkestra vazhdonte, por ajo thjesht zgjonte kujtimet…ne jetonim nje dasem tjeter se bashku me te sotmen…dasmen e bashkimit me miqte, moshataret, me kujtimet, te cilat ishin ulur kembekryq ne tryeze dhe pinin me ne.Pinin mirseardhjen time, por dhe mikpritjen e miqve te mi, te cilet, edhe ata kane lene kujtimet ne kete liber te bukur qe quhet Laç. Libri nga nisem rrugen e gjate, te rritjes, karjeres, dhe enderrat per te cilat ende po luftojme…por sa here qe kthehemi ne kete qytet, shikojme muzeun e krijuar ne vite.Sa here qe lexojme faqet e ketij libri, shikojme rrugen nga kemi kaluar…
Dasma kishte mbaruar, ndersa ne ishim harruar ne dasmen tone…ne dasmen e kujtimeve, e cila nuk na linte lehte te largoheshim nga tryeza e saj…Ajo kishte shume lidhje te dukshme e te pa dukshme, te cilat na benin te ndiheshim mire.Se fundi, sejcili nga ne mori ne ftesen e dasmes dhe librin e kujtimeve, te cilit ju shtua edhe nje kapitull i ri..ai i nje ure qe lidh perseri brigjet e miqesise…Qe nga ai çast, nje orkester gezimi luan me nota maxhore, dhe e harmonizuar ne vite ne orkestren e kraharorit tim…ajo zgjonte kujtime..dhe bente qe mbresat ti hidhja ne aren e letres per ti korrur edhe ju, miqte e mi…

PILO ZYBA
TË DY
ANËT E MEDALJES
Reportazh
20 vjet në Greqi dhe për herë të parë vendosa të ngrija çerdhen time familjare, prej katër vetësh, në Athinë.
Lashë pikën turistike të Monevasias dhe vendosa të shpërngulesha për në kryeqytet.Aty ku thuhet se zien jeta e një shteti. Aty ku janë ministritë e ministrat. Atje ku supërstruktura duket nga ndërtimet e shumta, dritat, lëvizjet e mbëdha të mjeteve dhe njerzve. Unë nuk do të mërrem me këto lëvizje, por me lëvizjet e shpirtrave të tyre, që ata mbajnë ngado që shkojnë.
Hipur në trolej me numër 13, që të shpie në rrugën e “Universitetit”, hidhja vështrime gjithandej për të mos më shpëtuar asgjë.
Në dritare çfaqeshin copëza filmash nga jeta jashtë autobuzit. Pallate që afroheshin e fshiheshin duke u lënë vëndin të tjerave.
Përballë meje një vajzë reth të 20-ve. Me një gjerdan vathësh në veshin e djathtë e me një tatuazh mbi gjoksin e kërcyer e të harmonizuar. E përgjumur dhe dy kufje në vesh.Herë qështe dhe herë mërrte qëndrim serioz. Dikush nëpër valët e tranzistorit ishte i zoti sa të ndryshonte gjëndjen e saj shpirtërore. Njëra nga kufjet rrëshqiti një çast nga supat e saj. Ajo si të kishte ndodhur një gjë jo e zakonshme , u prish në fytyrë. Rrëmbeu kufjen, e futi në vesh dhe rierdhi në gjëndjen e mëparshme.
Çudi, një çast u ndesh me realitetin, me njerzit që e rrethonin dhe ajo vuri kufjet në vesh, për tu larguar jashtë problemeve të tyre.
Nuk i interesonte asgjë veç daulles dhe xhazit që ishte larg ritmit të kohës. Nuk i tërhoqi vëmëndjen as vështrimi i ëmbël dhe përkëdhelës i një djali që ishte ulur pranë. Rreth meje njerëz të heshtur, sikur dikush me një pult elektronik kishte mbyllur shpirtrat e tyre dhe i kishte lënë ashtu bosh si foletë që iu kanë ikur cicërimat.
Në rrugën “Vasilis Sofias” një statujë e madhe e një njeriu të zhamtë, pa jetë, me sytë stampuar që ngjante me të gjithë ata që kisha pranë meje rreth, në autobuz. Sikur i kishte skalitur i njëjti skulptor, ai, i pa mëshirshmi, i egri.
Diku autobuzi ndaloi, feneri i kuq si diktator i dha urdhër dhe...Autobuzi rënkoi, u tund dhe qëndroi si njeri i lodhur nga rruga.
Jashtë turma njerzish vraponin, vraponin për të arritur diçka që u kishte humbur. Diçka që nuk do ta gjënin kurrë...qetësinë. Rrjedha e vrullshme e jetës i shtynte në mënyrë të pa mëshirshme drejt...drejt kujt?
-Çfar presin këta njerëz?- pyeta një grua, që më pa me inat. Si duket i prisha fillin e mendimeve.
-Është policia, mu përgjegj ftohtë, me atë ftohtësi që kishte edhe fytyra e saj. Nuk e shikoni?
- E shikoj- u përgjigja, por çfar presin, nuk di që në polici të bëhet tregëti?
-Shiten dhe blihen vula e vërtetime për emigrantët, tha ajo me ironi. Blejnë identifikimin dhe lejen e qëndrimit.
Kjo për mua qe një pëllëmbë. Një shuplakë që për shumë kohë do të më mbetet
në mëndje.
- Ti nga vjen, nga gjuha nuk më dukesh grek?
- Ke të drejtë, i thashë, jam me fat dhe vazhdoja të vështroja radhën e gjatë të
njerzve.
Pamjet që pashë, megjithse 19-vjet në Greqi, m΄u dukën të huja, ç΄njerëzore
e mesjetre.Atje ku jetova këto vite nuk u ndesha kurrë me probleme të tilla. Çudi,
ligjet janë të njëjta dhe mënyra e jetesës ndryshon, ndonse jetojmë në të njëjtin shtet.
Për herë të parë pas kaq vitesh vetja m΄u duk më e huaj se kurrë. Atë çast në qëndër të Athinës po e ndjeja veten dy herë emigrant. Ose unë nuk dija të shikoja siç duhet Athinën dhe po nxija pa dashje realitetin, ose Athina hyri brutalisht në jetën time dhe më prishi ëndërrat, për të cilën kisha ardhur.
M΄u kujtuan vargjet e këngëtarit Melas:
΄΄Ετσι πουεχειςταχαρτιασουόλακλειστα,
κειταφωτατεις καρδιαςσουεινεσβιστα,
ετσι πως νασεδιαβασω πεςμου πως,
τοσφυγμοσου πώςνα πιασω,πεςμου πως.
Γκριζουφοςκειταχιλισουφωτια,
εισεγριφος, εισεαλειθια ηψευτια΄΄.
Autobuzi qëndroi.Unë akoma nuk e kisha mbledhur veten.
- Portofoli, më vodhën portofolin ,-thërriste një grua nga fundi i autobuzit. Njerzit iknin e i largoheshin thirrjes së saj, si për të mos dashur të dilnin dëshmitarë të vjedhjes. Isha në ëndërr apo në realitet?
Autobuzi u boshtis, në të mbeti vetëm shoferi. Por dhe më parë autobuzi ishte
po aq bosh sa dhe tani. Shpirtrat e tyre ishin aq të vrarë dhe aq të zhgënjyer saqë s΄përbënin asgjë me rëndësi për shoferin. Ai qeshte dhe sikur thoshte: “Unë transportoj kufoma nga mëngjezi në mbrëmje. Kufoma që kanë sy , por që nuk shikojnë, kanë veshë e nuk dëgjojnë, marrin frymë e lëvizin si robotër”. Unë i lexoja mirë mendimet e tij.
Këta robotë thonë se po punojnë për ndërtimin e një bote të re, për një Europë
të bashkuar e të fuqishme. Por mua ky organizim më ngjet me një lojë. Lojë ku të humburit do të jenë ata që po ndërtojnë ditë e natë Athinën dhe gjithë Greqinë, Emigrantët.
Ecja marramëndsh e flisja me vete. Kalimtarët nuk po më shikonin me kureshtje, si duket kjo për ta qe një gjë krejt e zakonshme.
- Mirëdita Speridhon, të paska trullosur Athina!?
U përmënda, ishte Andoni, një nga të njohurit e mi të fshatit turistik.
- Andon, i thashë, dhe e përqafova sikur kisha vite pa e parë. Në këto momente më duhej një njeri, një zë në këtë shkretëtirë njerëzore e ç΄njerëzore.
19-vjet në Monevasia që nga mëngjesi e deri në mbrëmje, mërrnim me vete urimet e përshëndetjet. I njihnim e na njihnin të gjithë. Rrugët zienin nga bisedat e të qeshurat.
- Paske ardhur vizitor në Athinë, më pyeti ai.
- Për pak ditë, ju përgjigja, kisha ca punë.Dukej qartë që po e gënjeja.Kishte vite që njiheshim dhe ai dinte të m΄i lexonte qartë mendimet.
Trupi më kishte ngrirë, dhe këmbët më ishin kthyer në paterica, ndonse ishte fillim gushti.
- Eja të pimë një kafe,- më foli me bujarinë e të thjeshtit.
Mbylla derën e mendimeve për Athinën dhe u futëm në kafenenë e parë që gjetëm përballë.
STACIONI MIKPRITËS
Në vazhdim të udhëtimeve të mia nëpër Greqi, po e pres biletën për të shkuarnë një stacoin që nuk ngjan me të parin. Ndonse është larg Athinës, është më afër njerzve.
Atje erërat japin sonata nëpër degë e zogjtë japin koncerte pa biletë, për kalimtarët. Ujrat e burimeve rrjedhin vrullshëm nga gjiri i tokës, e lëshohen në ujvara gëzimi e shushurijnë zajeve të lumit Nedhondos. Vlera e burimeve të tij është më e madhe se birra, që të hap oreksin e të çliron nga ethet e ankthit e lodhjes.
E di, prisni t΄u them vëndin, krahinën. Nuk është e huaj për ju të dashur lexues.
Në rrugën e kalimit Lakoni – Mesini, Spartë – Kallamatë, flladi i pishave si një dorë përkëdhelëse i freskon, i çlodh kalimtarët. Mali “Taigetos”me qeleshen prej dëbore është i kujdesshëm për vizitorët.
Por unë do të flas për këto anë që më kujtojnë Llogaranë, Razmën, Qafë – Shtamën, për një stacion mikpritës mes këtyre maleve. Ky stacion quhet Artemisia. Fshati që njihet që nga lashtësia dhe është i lidhur me emrin e spartanit Leonidha.
Në të dalë të fshatit, pranë një katarakti të vogël mes dy qershive të kuqe, si dy vajza të turpshme, ish emigrantët Leonidha dhe Dhimitra Strumbo, pas vitesh të tëra në Amerikëu u kthyen në vëndlindje. Kosherja e tyre ishte shumë pjellore dhe si e tillë u bë e dashur për të gjithë. Mjalti i mikpritjes së tyre hyri tek të gjithë, e zuri vënd.
Kushdo që kalon në këtë zonë të thellë, nuk mund të mos qëndrojë në kataraktet e të qeshurave të tyre dhe të...
Duke parë pikat do të pyesni: “Të qeshurat e kujt tjetër”?
Me hapjen e dyqanit ata u bënë me katër fëmijë. Dy vajza, një djalë dhe...dhe Anën, vajzën lushnjare, me flokët e dëndura gështënjë, sytë tepër të lëvizshëm, që shkojnë në mënyrë mjaft harmonike me buzëqeshjen e saj. Kështu e cilësoi njëri nga kalimtarët e shumtë, kur e pa për herë të parë. E imët në trup, ezmerkë dhe me një bukuri që lexohet në shpirtin, në të folurit dhe në sjelljen e saj.
E kemi vajzë të vetme, thotë Dhimitra. Dy vajzat u shkolluan dhe ikën, Anën e kemi këtu, dhe i përkëdhel flokët me onde që i derdhen mbi supe. Fati na e bëri dhuratë bashkë me dyqanin. Ajo e di shumë mirë fatin e saj ndaj mundohet t΄i lehtësojë dhimbjet. I shoqi u vra, duke e lënë të ve në lulen e rinisë,v etëm 21-vjeç, me djalin e saj të vogël, Albanin.Vdekja e tij e tronditi thellë shpirtin e saj të ndjeshëm dhe për të rritur djalin, u detyrua të mërrte rrugën e mërgimit. Djali çdo ditë vete me taksi në shkollë, në Kallamatë 30km larg, kujdesje kjo që e bëjnë me kënaqësi zoti Leonidha dhe zonja Dhimitra ish emigrantët e dikurshëm.
Por lë t’i kthehemi anës tjetër.
Edhe Ana i ka si dy prindër, për të cilët thotë fjalët më të mira. Punon aty për gati dhjetë vjet.Qindra njerëz, nën shërbimin e saj, largohen të kënaqur me dëshirën për t΄u kthyer përsëri. Ky rrugë kalim rrihet shumë nga emigrantët shqiptarë, ajo është urë lidhse për dy qytetet e mëdha Kallamata dhe Spartin. Po të pyesësh emigrantët për këtë lokal, do të thonë:”Ai është lokali i Anës sonë”. Fjalë të tilla mbajnë brënda dashuri dhe peshën e respektit.
Qindra emigrantë që kalojnë e ndodhen në këtë lokal, marrin fuqi e kurajo nga fjalët e ëmbla të saj, e kësaj motre dhe nëne që i bën dhimbjet e emigrantëve më të lehta.
Një nga këta është edhe autori, i cili i goditur nga një fatkeqësi e rastit, njohu nga afër dorën dhe ndihmën e saj, e cila e shoqëron edhe në këtë shkrim.
Shumë emigrantë “rrëfehen” përpara kësaj motre simpatike dhe nënë puntore, gjithnjë e çiltër.
Marrin prej saj kshilla që janë ilaçe për të shuar sadopak mallin që ata kanë për fëmijët e të afërmit.
Kaq fjalë të mira për një vajzë, do të thotë dikush? Mijra nëna e motra punojnë në Greqi. Këtë them edhe unë, të dashur lexues. Por unë nuk mund t΄i përmbledh ato të gjitha në një shkrim të vetëm.
Anën njoh e për të u fola. Për të dhe dhjetra emigrantë të këtij stacioni, ku bisedat rrahin problemet e jetës e të emigracionit.
Vajzës në fjalë i dolën dhe shumë propozime për martesë në këtë fshat, por ajo nuk pranon.
- Dua një njeri –thotë ajo – që të flasë gjuhën time, të lexojë shpirtin tim e të jetojë me hallet dhe shqetësimet e mia.- Punoj që të mbledh ca të holla e të hap një lokal të tillë në Shqipëri, pranë njerzve të mij, që më duan dhe i dua.
- Po sa do të vazhdojë kjo?- i them.
Ajo hesht, as vetë nuk e di çfar të thotë. Buzëqesh dhe kthen kokën nga..sikur të lutet që kjo kohë të jetë sa më e shkurtër.
Unë rrëmbej buzëqeshjen dhe shpresën e saj, dhe i vendos si firmë në fund të shkrimit, duke i thënë lexuesit:
“Bëj krahasimin dhe nxirr vlerësimet për të dy shkrimet”.