SAFET HYSENI
PILO ZYBA POET ME VIZION KOMBËTAR
Është përgjegjësi e madhe të radhisësh fjalë kur shkruan për një poet të madh, për një personalitet të formuar, për një figurë që kokën e ka të mbushur dhe nuk dihet se çka do na thotë pas një momenti apo, për një kokë ku rrjedhin lumenj (mendimesh) dhe cila do jetë ajo tokë (arë) e etur që do freskohet. Poezia është e magjishme, është mbretëresha e letërsisë, ajo luan vallen kah ecën imagjinata, është kopsht me lule, është aromë e këndshme që të josh të bënë për veti. Poezia kur të prek në shpirt bashkudhëton, bëhet mikë me ty dhe të hap rrugë. Herë zbret hënën me pijë ujë në pus e herë verën e derdhë në gji, andaj ajo është jetë, dashuri. Ajo është e etshme t’i ngjitet shpirtit të njeriut, e njeriu ka nevojë për atë. Vargu kap shumë sfera të globit shumë ara, qoftë dashuria, malli, vuajtja, krenaria, historia, kultura, tradita... të gjitha këto i vadit pena e mjeshtrit dhe po të ketë depërtuat thellë në shpirtin e lexuesit ai ka bërë hapin e përjetësisë, ashti sic bënë poeti Pilo Zyba. Poetët janë pak sa të veçantë, diku kam lexuar që në kokat e tyre ka dhe “pak çmendi”, por më shumë dashuri, jetë, gëzim, hare... Por ata poetët dinë më së miri ta shprehin mallin, vuajtjen, dhimbjen, pikëllimin mbase ata më shumë e ndjenjë, më shumë iu dhemb, më shumë i plagos, më shumë i vret. Poeti është një ndërtim i veçantë, është i bërë nga dashuria, humanizmi, nga dhembshuria. Krijuesin e brengosë e keqja e shëmtuara andaj fjala e tij e zbukuron, vargun, mendimin, idenë. Ai gjithmonë është në kërkim të lumturisë jo për vete por për të afërmit, për ata të një gjuhe, të një gjaku siç thotë dhe autori i këtyre vargjeve. Fjala është e para, vargu i dyti që e ndjek për të dhënë një kumt, kumt që do jap një porosi (mesazh). Gur- gur bëhet mur, por fjalë-fjalë s’ka fund. Dikur me kafen e mëngjesit shfletonim gazeta, revista dhe gjenim vargje të poetëve tanë dhe kënaqeshim duke lexuar. Mezi prisnim të dalim diku e të takojmë miq të fjalës së shkruar dhe të ndanim përshtypjet. Sot me kafen e mëngjesit e hap dritaren e komunikimit masiv dhe gjënë atë çka kërkon. Unë duke pirë kafen se ç’më erdhën fjalët e poetit Pilo Zyba të radhitura në një poezi “MË FAL GJYSHE”. S’pata me cilin ta diskutoj, të shpreh mendimin tim apo t’ia them dikujt se “ma prishi ditën”, por besoni më ktheu shumë vite pas, madje të them të drejtën ma ndriçoj mendimin. Mu kujtua një takim me poetin tim të preferuar Dritëro Agolli para disa viteve te “Arabati Baba-Teqe” në Tetovë kur në bisedë e sipër më patë thënë: “Mua gratë më donin jo pse e kisha hundën e madhe por se e mbushja tavolinën ku rrinim me shumë fjalë, me shumë të qeshura dhe këto i thoja në një mënyrë popullore, se atje e ka burimin çdo fjalë e varg i imi. Po nuk e preke shpirtin e popullit s’do mbahesh mend”. Shpesh në këtë dritare të komunikimit masiv gjejë vargje që dua të lë mendimin tim por sikur mungon koha, e Piloja kësaj radhe sikur më shtangu për karrige dhe më tha: “shkruaje atë që mendon derisa nuk ik e merr qiellin e shtrat bënë mjegullën”. Por kësaj radhe vendosa se çdo gjë do e lejë për nesër ndërsa “MË FAL GJYSHE”, e ndjej mbase ka qenë edhe “Gjyshja ime”, kur i patë mbyll sytë me mallin bërë nipin e saj, diku mërguar. Të thuash mendimin tënd nga një emocion nuk do thotë se ke bërë analizë të një poezie apo vepre, por të shkruash diçka se çka e krijoj atë emocion, për të shtruar një dilemë, për të pikturuar një dëshirë e së fundi një dhimbje përplot pikëllim, është shumë me rëndësi. E thash bisedën me Dritëroin vetëm për një arsye se; ky Pilo Zyba me lapsin e tij (penën) ka vendosur dhe gjithë fuqinë magjike ta merr nga dhimbja, vuajtja, gëzimi e krenaria e popullit të vetë për t’ia dhuruar në një mënyrë tjetër, sa fisnike aq domethënëse, sa të vyeshme aq të dobishme. Me vargun e tij ai shpalos ide, shtron çështje madhore. Fjala kërkon fuqi, vargu po s’tu fut në gji (kraharor, zemër), po s’të preku në shpirt nuk do jetoj, nuk të bënë të madh. Kam lexuar disa javë më parë, se Pilo Zyba e ka bart një gur nga Atdheu në këpucën e tij edhe atje në Pallatet dhe rrokaqiejt e Londrës, ai guri e ka grith jo vetëm këmbën por edhe shpirtin e tij. Edhe pse ai e ka grithë aq shumë Pilo sikur na thotë: “unë s’peshoja aq sa peshonte ai gur në vendin e vetë aty bregut Vjosës”, andaj e duron dhe dhimbjen në thembrën e Akilit. Të shkruash për mallin, dhimbjen, gëzimin, krenarin e popullit tënd së pari duhet të jesh bërë njësh me Abetaren e Atdheut. Abetarja e Atdheut në vete përmbledh historinë, kulturën, traditën, fjalët e bukura, këngët, besën, psikologjinë... të gjithë ato elemente përcjellëse që e bënë një popull. T’i ndjesh ato nuk është e vështirë, por t’i shprehish dhe t’i vargëzosh si Pilo Zyba jo që është e vështirë por edhe e paarritshme. Poezia është ëndërr, ëndrra është ide që e realizojnë popujt e civilizuar. Ndoshta thash shumë por nuk guxoj pa e thënë se shumë kush mendon se kjo është poezi për fëmijë dhe mu këtu qëndron mjeshtëria e të madhit Pilo Zyba. Autori i vargjeve “MË FAL GJYSHE” nuk ka hallin e një fëmije që nuk do dijë nga erdhi, si erdhi, si u shkrij në një kulturë e gjuhë tjetër, por ka hallin e ne të rriturve që nuk dimë se ç’fat iu servojmë, ç’rrugë iu japim. Vargjet :
“Më fal gjyshe, pa përrallat e tua po rritem,
Pa puthjen, përkëdheljet, zërin e ngrohtë.
Frutat e uratës derdhen,e më pas habiten
Rrugëve të mallit, shpërndara nëpër botë.”
Nëpërmjet këtyre vargjeve me figura poetike me personazh një fëmijë dhe me plot art poeti duke përdor mallin tregon për kulturën shqiptare, për traditën, për dashurinë ndaj gjyshes një dashuri kjo ë ndërsjell mes brezash e cila ka bashkëjetuar në doket e zakonet shqiptare dhe tani më është rrezikuar. Emigrimi nga vendlindja është bërë një e keqe e madhe, një dukuri e shëmtuar që ne shqiptarëve nga çdo pjesë e Atdheut, se Atdheu nuk është shteti por është diçka shumë me e madhe na katandisi që të derdhim mallin rrugëve të botës deri në harresë. Strofa e dytë e qëndisur bukur, e dëshmon më së miri humbjen e gjuhës nga gjenerata e re. Poeti nëpërmjet artit na vë në dije se fëmija nuk dinë të shkruaj letër se shkronjat i kanë mbetur atje në Atdheun e prindërve që kanë trashëguar një plagë të vjetër.
“Më fal gjyshe që nuk të shkruaj dot një letër,
Kur t'flas në telefon, dhe më shumë unë vuaj.
Mërgimi i prindërve, kjo plagë shumë e vjetër,
Nuk më dha mundësinë, që mirë të të shkruaj.”
Strofa e tretë na e sqaron më së miri se lakmia merr më të çmuarën, puthjet që atje gati janë të ngrira, i mungojë sepse mungon prehri i gjyshes, prehri i Atdheut i Shqipërisë. Nuk ka se si rehatohet njeri në vend të huaj edhe pse i ka të gjitha. Këtu do me lejohet të them se poeti Pilo Zyba është në një mendim me filozofin antik Lukianin i cili thotë: ““Nuk ka asgjë më të ëmbël se atdheu” (Odiseja). Dhe, me të vërtetë, a ka gjësendi tjetër që të jetë jo vetëm më e këndshme, por edhe më e shenjtë, më e lart se atdheu? Çdo gjë që njerëzit e quajnë të shenjtë dhe të lartë, atyre u ka mësuar atdheu, sepse ky i lind, i rrit dhe i edukon. Shumë kush mund të mahnitet nga madhështia dhe fuqia qyteteve (shteteve) të huaja, nga bukuria the shkëlqimi i ndërtesave të tyre, por për të dashur, të gjithë duan atdheun.Shumëkush mund të jetë i kënaqur-ndoshta edhe tej masës-duke soditur mrekulli të panumërta në vise të huaja, por askush nuk është verbuar aq shumë nga begatia e tyre sa të harroj atdheun e vetë”. (Llukiani) Nga ky shkrim i filozofit të njohur antik më lejohet të them se poetin Pilo Zyba nuk kanë mundur që ta tërheqin bukurit e pamasë të Londrës përkundër dashurisë së madhe të Atdheut.
“Asgjë nuk më mungon,i kam lodra dhe fruta,
Me kompjuter në dorë flë për çdo mbrëmje.
Mungojnë vetëm përrallat e tua buzë - buta,
Dhe prehri,që përkund ninullën e një ëndrre...
Në strofën e katërt poeti është në gjendje të fal të gjithë atë që ka për të arrit dhe njëherë tek dashuria e moçme që e përjeton si një idil. Këtë e bëjnë personalitetet që kanë ndërtim kombëtar dhe që e njohin shumë mirë filozofin e popullit të vetë dhe kanë ushqyer dashuri për atdheun.
“Mbylli gjyshe dyert,vrimat,mbylli dhe dritaret,
Të mos ikin nga shtëpia fëmijëria me kujtime.
Kur të kthehem një ditë si shelege manareee,
T'i gjej, t'i prek, e t'i puth atje te shtëpia imee...”
Këtu poeti nëpërmjet porosisë që i jep fëmija gjyshes bënë një dyzim shumë të fuqishëm duke vënë veten me atdheun. Ai sikur i kërkon atdheut që të mos lejoj të tjerët që kanë po aq kujtime sa vetë Zyba që të mos i lejojë të marrin një rrugë të tillë se një ditë ku do ketë zëvendësim kulturash, kujtimesh e dashurish. Dhe dy vargjet e fundit:
“Më kthe përgjigje, më prit, për ty jam e etur!
Përgjigjja s'erdhi kurrë! Gjyshja kish vdekur!”
Janë tepër të dhimbshme por që japin një mesazh të fuqishëm se s’duhet të presim nëse vërtetë kemi dashuri për atdheun (mëmëdheun) se vetëm aty mund të jemi bashkë me lumturin, se vetëm aty ka dashuri të madhe, se vetëm aty mushkëritë mbushen me frymë se vetëm aty kemi atë që duam, atë që adhurojmë se vetëm aty takohemi me doket, traditën, kulturën, gjuhën, fjalën e besën. Atdheu është mbi të gjitha ashtu siç thotë dhe Lukiani se: “Në veprat e poetëve ne shohim se edhe vetë porendit e duan atdheun...”. Kjo perlë e bukur poetike, me metrikë të ruajtur dhe rimë, me shumë figura poetike dhe e ndërtuar me art dhe shumë metafora e krahasime na jep të drejtën të themi se Pilo Zyba është një poet kombëtar që radhitet ndër me të mirët dhe më të arrirët e vargut artistik.
@s.h.