Pilo Zyba
VDEKJET E PA
DËSHËRUARA
- tregim -
Lajmi u hap një të premte në mbrëmje.Ekranet e televizionit përsërisnin pa pushim çudinë dhe ngjarjen jo të zakonshme që kishte ndodhur.Sensasion! Shkrimtarit dhe kritikut të madh Mihallaq Gjinobardhit i kishin hyrë në shtëpi një kope me minj.Por çudia nuk mbaron këtu.Kopeja e pa organizuar, si turmat e demostruesve në qëndër të Athinës, të shpërndarë në mënyrë të pa varur dhanë shpirt.I ranë këmbës, kur thotë populli.Kështu flitej, se në të vërtetë, në vëndin e ngjarjes për të cilën flitej nuk kishte asnjë dëshmitar okular dhe, as ndonjë tjetër, i cili, të dinte që më parë për mësymjen, apo për tragjedinë që do ndodhte më pas.
Organet kopetente kur arritën në vend ngjarje gjetën të shtrirë minjtë nga dy e nga tre, veç apo bashkë.Kjo sipas dëshirave të tyre në çastin e fundit dhe lidhjeve shoqërore e farefisnore.Më të shumtit kishin dhënë shpirt në dhomën e studimit të shkrimtarit e kritukut, atje ku kishte më shumë dritë e më shumë libra.Për tu çuditur, në asnjë nga veprat e tij madhore, shkrimtari nuk kishte përmëndur kurrë ëmrin e tyre dhe, as kishte përdorur në mënyrë figurative që të kuptohet, se ai i përdorte si vegla për të prurë në vepra vlera që vinin nga fisi dhe gjinia e tyre.Nuk ka përshkruar në vepra kurrë as cilësitë e mira e jo ato të këqiat.Prandaj lajmi ra si bombë.Si ato bombat që hedhin nëpër ambasada.Jo për të bërë dëme në njerëz apo materiale, por, sa për bujë. Sa për të futur frikën , apo, për të tërhequr vëmëndjen.Minjtë që kishin hyrë në shtëpinë e zotit Mihallaq, çfar kishin kërkuar? Të dhunosh shtëpinë e tjetrit bën shkelje ligjore e dënohesh sipas neneve që përmban “Kodi penal”.
Dikush nga të pranishmit shpegonte se kodi penal ishte për njerzit e jo për kafshët, pasi ata nuk bëjnë pjesë në të njëjtin grup dhe, nuk kanë votuar për ligjin në fjalë.Pas veprimit të tyre fshiheshin shumë pyetje.Kush i kishte organizuar minjtë, dhe cili ishte qëllimi i këtij organizimi?Lufta ngrihej kundër shkrimtarit të madh, apo pas dorës së fshehtë fshihej goditja e organizuar kundër veprës artistike kombëtare?
Në dritaret e televizionit dilnin, psikologë, mjekë, analistë të fushave të ndryshme, studjues të jetës së kafshëve etj.Në njërën nga dritaret shfaqej dhe fytyra e Miços, e rrumbullakët si petull.Binte në sy lëndina e flokëve të rënë, gjëlbërimi dhe lulëzimi ia kishin lënë vëndin thatësirës, shkretëtirës së ndjenjave të tij.Disa rrudha si hendeqe të thellë të gërryera nga ujrat e mendimeve të mëdha që hidhte në letra.Korozion në sy, në buzë, në veshët si kambana, të shurdhuara nga harresa e kohës.Rrinte disi i trëmbur e i hequr në fytyrë, si limon i shtrydhur.Në duar shërngonte çelsat e shtëpisë dhe, mundohej të jepte të kuptonin, se dyert i kishte mbyllur mirë kur kishte dalë.Dyert i mbyllte mirë, për të mos dalë personazhet e veprave pa lejen e tij dhe, humbisnin rrugëve të Athinës, pasi nuk dinin mirë gërqisht.Ai i mbante kështu të izoluar dhe thoshte “Më mirë në çelës, se sa të lodhem duke i kërkuar”.Ai i kishte mbledhur me shumë mundime dhe i kishte futur në faqet dhe sirtarët e veprave, tani të lodhej përsëri për ti rigjetur?Çelsin derës dhe mbyllen gojët e liga.Por çuditej, si kishte mundësi që dhe me dyer të mbyllura në shtëpinë e personazheve të tij, kishte hyrë një kope me minj?
Psikologu, një burrë i gjatë me një të çarë mbi vetull, analizonte:”Minjtë nuk duhet të kenë qënë mirë shpirtërisht, kjo si rezultat i paqes që kanë bërë me macet dhe tashmë nuk fshihen më
siç u takon fisit të tyre.Jam i sigurtë se veprimin për hyrjen në shtëpinë e zotit Mihallaq e kanë bërë në mënyrë të pavetëdijshme. Fakti, që ata nuk kanë ngrënë asnjë copë djathë e vërteton më së miri këtë.Shtrohet pyetja, pse minjtë vajtën te shtëpia e shkrimtarit të madh e jo në një shtëpi tjetër?Mos kishin dëgjuar gjë për ëmrin dhe veprën e tij?Mirpo kjo nuk qëndron, minjtë nuk dinë të lexojnë as të ndjekin programe televizive (ndonse kohë të lirë kanë plot), për të parë zotin Mihallaq kur jep intervista, apo trumpeton për veprat e tij.Ndaj dhe gjetja e së vërtetës është e vështirë dhe kërkon shumë punë, për të cilën duhet shumë kohë dhe shumë shpenzime”
Fjalën e tij, nuk e lë të bjerë në tokë doktori, i cili ligjëron: “Minjtë, kanë vuajtur nga një diagnozë, për të cilën duhet të mblidhet një komisjon mjekësh.Të bëhet biopsia dhe nekropsia në mënyrë që të dëmtuarit “Minjtë” të mos ngordhin në mes të shtëpisë në mënyrë masive, pasi ky quhet genocid dhe, e dyta, kanë lënë shumë pikpyetje.Vdekja e tyre kërkon një zgjidhje shkencore mjekësore”.
Analistët të futur në mullirin e analizava, jepnin e merrnin duke bërë ballfaqimin, veprimet dhe bindjet e minjve, lidhjet me shtëpinë dhe autorin.Mundoheshin të zbulonin kush fshihej prapa
këtyre skenave dhe pse.
Mi – hall –aqi, i dëgjonte me vëmëndje të gjith palët pa kuptuar asgjë.Vështrimi i tij kishte në fund të mendimit një pikëçuditje, si ato që vë ai në fund të kapitujve, të librave të tij.Pikë çuditje , një gjëndje habitore që shpreh brënda frikë, paqartësi e pa shpresë.
Pas tyre u shfaq në dritaren e vogël një kokë e madhe, me hundë si sqepar dhe sy të kërcyer si të korkodilit: “ Të presim analizat e laboratorit të kreminalistikës.Minjve të pa jetë do tu bëjmë dhe D.N. për të gjetur në mënyrë të saktë lidhjet e tyre me shtëpinë në fjalë.Mos armiku është i brëndshëm? Nuk e dimë në ka mbajtur zoti Mihallaq ndonjëherë minj.E në se ka mbajtur cili prej tyre ka punuar në rrogoz, që në shtëpi të hyjne dhe të tjerët.
Mi – halli, u trëmb.Ai nuk kishte mbajtur minj, por, kishte jetuar me minj e miza kur nuk kishte emrin që ka sot.Kishte jetuar vite të tëra në një barangë ku, minjtë, breshkat e hardhucat hynin e delnin lirisht pa leje kalimi e leje qëndrimi, në fakt leje qëndrimi nuk kishte as vetë Mihallaqi.
Shikuesit e televizorit kishin ngulur sytë në ekranin e xhamtë si sytë e Mihallaqit dhe prisnin të mësonin për fatin e minjve dhe lidhjet e tyre me shkrimtarin e madh.
Ndërkohë drejtuesi i lajmeve mori qëndrim serioz.Kjo tregonte e linte të kuptohej te shikuesit që gjëndja ishte serioze.Ç’far kishte ndodhur?
Njerzit anë e kënd vëndit, nëpër shtëpitë e tyre, kafenetë tavernat e plazheve iu afruan më shumë televizorëve duke hequr zvarrë karriket pa pyetur për shqetësimin që jepnin tek të tjerët, pa hequr sytë nga goja e spikerit.Thua hapësira e saj ishte kyçi që hapte portën e së vërtetës për vrasjen e një kopeje me minj.
Spikeri duke pasur në dorë sensasionin, nuk fliste.Mos vallë donte të provonte durimin e njerzve?Më në fund mori frymë thellë,
thua se kjo i kishte munguar për të shprehur të vërtetën dhe, filloi:
- Zoti Mihallaq, që i do shumë librat, e ka mbushur plot shtëpinë dhe bibliotekën, sa herë që largohet nga shtëpia hedh në hapësiran e saj aromë të mirë.Më tepër hedh te biblioteka ku janë librat e tij dhe të bashkëshkrimtarëve të tjerë, të cilët ndonse nuk i hap njeri për ti lexuar, të paktën të dëgjojnë erën e mirë.
Njerzit nuk po kuptonin asgjë, shikonin një tym që endej në akran por vetëm kaq, sëmundja e kureshtjes po i grryente thellë.
- Kjo spërkatje, si dhe vula mbi tryezë që mban zotëria, i cili është Kryetar i shoqatës se shkrimtarëve, kanë brënda aromën e djathit të skuqur dhe të dhjamit, pasi Mihallaqi e mban me vete dhe i vë vulat sipas interesit dhe suksesit nëpër lokale, i ka bërë minjtë të rendin brënda në shtëpinë e tij.E me që dyert kanë qënë të mbyllur kanë hyrë nga oxhaku.
- Era e djathit, ka provokuar gjëndjen e tyre shpirtërore – tha
psikologu.
- Kjo lloj sëmundje, quhet uri, - shtoi mjeku.
- Kanë qënë të nxitur, - u hodh analisti.
Spikeri pushoi një çast për t’u lënë kohë teleshikuesve të mendojnë dhe vazhdoi: - Minjtë kanë ngrënë pjesë nga librat e shkrimtarit.Ka qëlluar dhe herë të tjera të hanë e brejnë libra por nuk kemi pasur viktima.At’herë pse ngordhën ? Në trupat e tyre nuk ka lëndë helmuese.
Njerzit u çliruan.U larguan nga ekranet dhe, iu afruan tryezve të ngrënies të cilat i kishin braktisur në pritje të lajmit.
Gjithçka ishte e qartë për ta.Minjtë kishin ngrënë bashkë me letrën dhe idetë e veprave të Mihallaqit dhe kishin ...