AH, AI TRËNDAFIL
- Tregim -
Margarita hodhi guvertën e lehtë anash dhe vrapojë te dritarja.Tërhoqi perden dhe hodhi sytë jashtë.
Me pallatin përballë, i ndante vetëm nje rrugë e gjërë, ku kalonin makina dhe kalimtarë.
Pa orën dhe mendojë.Herët është, ndoshta nuk është ngritur.Përballë u hap dera e ballkonit, Margarita afrojë perden që të mos dukej, ashtu e veshur lehtë, hodhi flokët në njërën anë dhe nuk po i ndante sytë.
Besëmiri, një djalë i gjatë dhe muskuloz, doli me një broke të vogël plot me ujë.Vaditi dy tre lule të tjera dhe qëndrojë te vazua me një rrënjë trëndafili, dhe, një trëndafil gjysëm të hapur. Qëndrojë një çast, dhe Margaritës ju duk se po bisedonte me të.Ai pasi e ujiti, i përkëdheli lehtë petalet, që ishin plot me vesë.Margaritës, ju duk se dora e tij ishte e butë, e brishtë, dhe po i fshinte djersën faqes së trëndafilit.Ky ishte rituali i çdo mëngjesi dhe, Margarita asnjëherë nuk mungonte mëngjeseve kur hapej dita, dhe dielli lëshonte rrezet në pallatin bërballë.Dielli lëshonte rrezet dhe Margarita lëshonte vështrimet e saj, me një buzëqeshje të lehtë dhe të ëmbë.Buza e saj i ngjante petaleve të një lule të mbushur me vesë.Mosha e saj ishte vërtet një lule, e cila çdo ditë e më shumë, bëhej më e plotë, më e embël dhe më e bukur.Këtë ajo e shikonte në veshtrimet e kalimtarëve, kur dilte për në shkollë, por dhe për të takuar shoqet e saj.Vështrimet e bënin të ecte krenare në rrugë, i hidhte hapat me të shkurtra dhe zigzake si shkronja të një alfabeti, që e deshifronte vetëm ajo.
Në ballkon doli e motra e Besmirit, ajo ndëri ca rroba, dhe iku përsëri.Besmiri i kishte thënë se, motra ishte studente e mjekësisë, ndërsa ai vetë kishte mbaruar Institutin Buqësor për lulishtari. Ata vinin nga Përmeti, një qytet juglindor, në breg të lumit Vjosa, ose qyteti i trëndafilëve, siç i kishin vënë emrin.Besmiri ishte emëruar në bashkinë e tiranës, dhe të gjitha lulishtet e qytetit kishin bukurinë, aromën e dorës dhe mendimit të tij, për lulet dhe lulishtet.
Margarita vrapojë të lante sytë dhe dhëmbët, vrapontë çdo mëngjes, që në çastin që Besmiri nisej për në punë, ta shikonte nga dritarja e dhomës së saj.
Ajo dritare e vogël, e fshehtë, me një perde të lehtë ngjyrë rozë, herë, herë i ngjante një skene me perde të mbyllura, nga llozha e së cilës Margarita shikonte skenat që donte vetë dhe, kur donte vetë.Ajo këto ditë nuk shkonte në shkollë, kishin marrë pushimet për provimet e maturës.
Vrapojë te dritarja pasi kishte vaditur me ujë të bollshëm faqet e purpurta dhe sytë e bukur.Ishte krehur sa për të kaluar radhën dhe hodhi sytë përballë.Tani Besmiri duhej të dilte nga pallati..ose si e kishte zakon, të mbyllte perden, që të kuptohej se do dilte.
Asnjë lëvizje, vetëm një fllad i lehtë ere, që përkundte në një vals të çrregullt gjethet.Në degën e plepit përballë, një kumrie këndonte Ku,Ku, Ku,Ku..
Ku e di unë ku është, foli ajo pa dashur me zë..Ku,ku është fshehur, di vetëm që nuk po duket.
Margarita pa oren, e zakonshme si çdo ditë...ishte si mbi gjëmba.
Një çast besmiri doli në ballkon.Margarita hodhi flokët me nxitim mbi supe dhe u përqëndrua.Besmiri mbante në dorë një gërshërë.Ai vajti te trëndafili dhe duke e përkëdhelur, dukej se po i fliste, por Margarita ishte larg, ajo e shikonte nga llozha e saj dhe nuk po kuptonte.Besmiri e kapi lehtë me dorë për të mos e shpuar gjëmbat, dhe më poshtë e preu me gërshërë.Margaritës i dhembi në shpirt.Lëshojë një, mos, pse, dhe mori frymë thellë.Ndjeu një tronditje të thellë në shpirt, ju duk se zemra do ti pushonte..
Nuk e mbajtën këmbët, u mbajt në parvaz të dritares.
"Pse e preu, ku do ta çojë, dhjetra pyetje i vinin në kokë dhe e mundonin.Dhe pse konkretisht sot, sot që unë kam provimin e parë?
Lëshojë një, oh, dhe nuk ishte në gjëndje as të ngrihej.Gërshëra qe preu trëndafilin, ju duk se preu dhe trupin e bukurisë së saj, dhe shpresat, që thurte natën me çarçafin e lehtë që mbulohej.
Pse, pse, përsëriti disa herë.Për ku e preu, kujt do tja dhurojë?Kaq shumë përkujdesje, për kë e ka bëre?Pyetjet ju bënë një rrebesh i madh që vinte nga qielli i mendimeve, dhe, e permbytte thellë në shpirt. Mmegjithatë, gjeti forca dhe u ngrit.Ai tani do ikte në punë dhe si gjithnjë ajo e përcillte me sy.Hapi për herë të parë dritaren dhe zgjati kokën.Ai u shfaq te hyrja e pallatit.Në dorën e majtë mbante çantën e lap-topit, ndërsa në të djathtën trëndafilin.Margaritës i shkuan dy pika lot.I dukej se po përcillte për në banesën e fundit trëndafilin e saj, bashkë me dorën që e mbante.E ndoqi me sy, deri sa u fsheh tutje pas pemëve dhe zhurmës së kalimtarëve.Nuk e donte veten, u hodh e pa fuqishme mbi krevat.
Ashtu pa kuptuar as vetë e kishte zënë një gjumë i trazuar me endërra të trishta.
Tring..tring..tring dëgjojë cicërimën e mesazheve.Nuk i bëhej të ngrihej dhe as të dëgjonte, megjithatë mori telefonin dhe e hapi.
Lexojë me nxitim...Margarita, mirmëngjes, ende nuk je ngritur? Nesër ke provim...
Mbarojë provimi im, mendojë, e preve ti me gërshërën tënde.
Megjithatë me gishtat që i dridheshin, i shkrojë.
- Mirmëngjes, jam ngritur, por nuk ndihem mirë, kam pak dhimbje koke dhe më mërren mëntë.
- E ke nga ankthi i provimeve, i shkruajti ai.
Provimin e dhashë, foli ajo me vete.Profesori që kisha e preu me gërshërë dhe më la në klasë.
- Ndoshta, shkruajti ftohtë dhe pa dëshira.
Këtej fliste dhe nga ana tjetër shkruante.Ndryshe mendonte dhe të tjera shkruante.
- Nuk do dalësh sot te lulishtja e margaritave? Prej kohësh që njihej me të, Besmiri një lulishte të vogël të lagjes së tyre i kishte vënë emrin "Lulishtja e Margaritave".Ajo ishte mbushur plot me këtë lule, dhe e mbulonte ambjentin dhe me aromën dhe bukurinë e saj.
Margaritat e mia janë tharë, tha ajo.Ndërsa nga ana tjetër, ndjente një zë të brëndshëm, që e kundërshtonte.Shkruaj, shkruaj..dhe ajo shkruajti.
- Nuk e di, si të shikoj., si të ndihem.
- Jam në orën e pushimit, Margarita.Po largohem, dhe të pres.
Djemtë janë me dy fytyra, mendojë.Tjetër kund japin lulet, dhe tjetërkund urimet.U mendua.Po unë pse sillem kështu, në të vertetë, ai nuk më ka premtuar asgjë.Ne thjeshtë takohemi për pak çaste dhe ndihemi mirë.Atje ku jep trëndafila, ka dhenë besën, ka dhenë premtimet.Me këto që mendonte, u duk se u lehtësua disi.Ju duk se e justifikojë vetën.
U ngrit, vajti në guzhinë, por asgjë nuk i shkonte poshtë, ndonse ora kishte kaluar 12 .Bëri një kafe, mori frymë thellë.Qëllojë në momente jo të duhura, mendojë.Tani do bëhen më të veshtira dhe provimet.Ditën tjetër kishte provim, por librat i shikonte mbi tryezën e kompjuterit dhe i dukeshin si armiq të saj.Të paktën të jem mirë me ju, tha, dhe i mori në duar.Librat i dukeshin të rënda, dhe sikur u ishin shtuar faqet, që nga dita e djeshme.Kishte mësuar mire gjithë këto ditë, me përkushtim, por tani nuk mbante mënd asgjë..asgjë.Përpara syve i dilte vetëm një gërshërë që i priste mendimet, ndjenjat, endërrimet.
Ashtu me rroba të zakonshme veshur, zbriti shkallët për te lulishtja.Do shkoj, tha, ta shikoj nga afër, dhe të më thotë, për kë e vaditi kaq kohë trëndafilin në ballkon.?
Ecte shpejt dhe me nerva të tendosura, nuk shikonte as majtas as djathtas.Vajti te lulishtja që mbante ëmrin e saj.Gjithçka ngjante se sot gjithë ditën ishte punuar në atë lulishte, ishin mbjellë të reja, por dhe lule të tjera.Tundi kokën.Për lulishtet e qytetit punon Besmiri, jo për mua.Për mua i vë emrin lulishtes, të tjerave u bën shpirtin lulishte duke u dhuruar lule.
Hodhi sytë dhe pa se Besmiri po vinte nga larg.I qetë, me çantën e lap-topit në dorë.Në dorën tjetër nuk kishte asgjë, trëndafilin e kishte bërë dhuratë diku.
U ngrit dhe e priti në këmbë.
- Si je tani, Margarita? Ke pasur temperaturë?
Bën të interesuarin, mendojë.
- Më mirë jam, ajo nuk e ngrinte kokën, nuk e shikonte në sy.
- Juve vajzat jeni si trëndafilat, vazhdojë Besmiri, duke i vënë dorën në faqe.Kërkoni përkujdesje, përkëdhelje, vaditje.
Ajo u tërhoq pak dhe qëndrojë.
Prapë trëndafili, tha me vete.Mos i biftë fara.
- Ju i njihni mirë trëndafilat, i tha ajo, as embël dhe as vrazhdë.
- Për këtë kemi studjuar, Margarita ime.
I ushtuan veshët, më thotë dhe Margarita ime.E pa me inat.
Nuk të shikoj mirë sot, qetësoju, një virus është do kalojë.
- Nuk është virus, është kolerë, ju kthye ajo.Sot të pashë që e preve me gërshërë trëndafilin.
- E preva, se duhej prerë.Kisha kohë që e ujisja për këtë ditë. Ti për këtë qënke mërzitur?
- Po, sepse dhe unë e kam vaditur çdo mëngjes, bashkë me ty.Ti vërtet nga afër, por dhe unë nga larg, me sytë e mi, me dëshirat e mia.
Besmiri bëri një hap mbrapa, e kapi me dy gishta te mjekra dhe i ngriti kokën.Në faqet e saj pa dy pika lot.
- Për kë e vadite kaq kohë, për kë ishte dhuratë?
Besmiri vuri buzën në gaz. Ai hapi çantën e vogël dhe nxori andej një trëndafil, të veshur me një letër varak të bardhë nga brënda dhe të kuq nga jashtë...Ngjante si e mëndafshtë dhe e butë.
Margarita ngriti kokën, hapi sytë.Ju duk se gjithë horizonti mori pamjen dhe bukurinë e dhuratës së saj.
- Pse e more me vete te puna?
- Vajta në një dyqan që i vesha rrobat e festës, i tha ai, dhe i vuri dorën mbi flokë. Suksese në provime.
Margarita ju hodh në qafë, dhe e tërhoqi nga rruga.
Këtej, i tha, Besmiri, dhe e tërhoqi nga lulishtja që mbante emrin e saj.Lulishtja ishte mbushur me bukuri dhe aroma.Mbante bukurinë dhe aromën e moshës së tyre...