KRIMI DHE NDËSHKIMI
Nisur nga ngjarja e ditëve të fundit në Kosovë, po mundohem të hedh në këtë shkrim disa mendime për krimet, që ndonse kudo në botë shtetet, shoqëritë i luftojnë, prapë ato dashje apo pa dashje janë në nje evolim shqetësues.
Këndvështrimi im mbi këtë temë ka për qëllim të hedhi dritë nga ana profesionale, mbi ata njerëz që përbejnë krimin, dhe, e kryejnë ketë veprim kreminal.
Më parë duhet kuptuar se, shoqëria jonë, nuk ka një njohje të thellë për rrethanat në të cilat ndodhin krimet.Ndaj është e domosdoshme që të hapet nje dritë jeshile, për të parë më tej nga e kaluara, por dhe nga e ardhmja.
Ne erdhëm në një shoqëri demokratike nga një regjim totalitar, dhe nuk kemi dhe tani një ide të qartë të ndertimit të shtetit demokratik.Nuk njohim bazat e ndertimit të këtij sistemi.Kjo është e para, dhe e dyta është se, me ardhjen e demokracisë, shkollat tona, intelekti ynë kombëtar pësoje një goditje të rëndë.Kur them për ne, nënkuptoj dhe vëllezrit tanë në kosovë.
Kjo kohë që ne e quajmë trazicion, duhet çdo ditë të shërbeje dhe si përvojë, në hapin e të ardhmes, në drejtim të krimit.
Krimet në botë janë nga më të ndryshmet, krime shtetërore, shoqërore, apo individuale dhe private.
Po kështu ato ndahen në krime të organizuara, apo sporadike.
Në vëndin tonë, ngjarja makabër e Muselit, ka bërë buje të madhe, sepse ka cenuar familjen, komunitetin dhe shoqërinë civile.
Unë shtroj një pyetje të thjeshtë:
Krimi i ish zëvëndës kryeministrit Shqiptar, ishte shumë më i dëmshem për shtetin dhe shoqërinë shqiptare, krimet e ministrave të brëndshem,të marrur apo të mbërthyer në kthetrat e dorogës po kështu, ishin më të dëmshme për opinjonin dhe shoqërinë shqiptare.Mund të vazhdoj të rendis emra dhe kreminelë këtu, por ky nuk është qëllimi i shkrimit,.
Krimi është një fenomen shoqëror i cili, ndonse bëhet një luftë e përjetshme ndaj tij, qoftë nga ana ligjore, qoftë nga ana profesionale, prapë rezultatet mbi të nuk janë ato të dëshëruarat.
Por çfar ndodh; Kur ligji në vënd që të godasë një kreminel që dëmton të gjithë shoqërine, dhe shtetin me veprimet e tij, ligji vepron me sy mbyllur, ose në vënd të goditjes, përdor një të rënë shpatullave, duke e hequr nga karrikia, ose duke e dënuar me burg me pagesë, burgim shtëpie, ose më keq akoma , të dënohet në një mënyrë të lirë, duke paguar një sasi të madhe monetare si garanci.
Që nga ky moment, që paguhet, vetë ligji zbutet, krijon lehtësira, ose kërkon mënyra lehtësimi dhe jo ndëshkimi të rreptë..Si te filmi që e timë...Ja ligji..ja dhe Maliqi..
Neve sot jemi të revoltuar, dhe kërkojmë ndëshkim të rreptë të kreminelit..por ligji nuk e thotë këtë, sepse është dhe një barrjerë e madhe mbi të drejtat e njeriut, kur në fakt kreminelët e këtyre përmasave nuk duhet as të quhen "njerëz".
Gjyshja ime kishte një proverb mbi këtë temë; "Mjerë atë që mërr prifti, sepse atë që mërr prokurori gjendet dermani":
Dhe është vërtet kështu, sepse për kreminelin fillojnë, si ligji nga njëra anë, dhe mbrojtja nga ana tjetër...Pra në mes tyre është nje ndeshje me top që ja hedhin njëri tjetrit, deri sa gjëndet një konsensus, që mbaron shumë herë si e dime...dënimi i gjatë..me burgim të shkurtër.
Për të qënë më të qartë po citoj më poshtë: Çfar është krimi?
Krimi është veprimi i një njeriu apo i një grup njerzish, që veprojnë në kundershtim me ligjet në fuqi...
Kjo ka të bëje me vrasje,djegje, shkatërrime në dëm të individit, shoqërisë apo shtetit.
Krimi në vënde të ndryshme të botës, dënohet në mënyra të ndryshme dhe të përmasave të ndryshme.
Pse ndodh kjo, dhe si mundet kjo të bëhet e përshtatshme për ne?
Shpesh te vëndet e lindjes, andej nga ne vimë, mërret ligjshmëria dhe kodi penal i Europës perëndimore.Kjo për mua është një metodë e gabuar.
Dhe për pak shaka, po u bëj një krahasim.Vite përpara në "2002 kur jetoja në greqi, një drejtor shkolle më thotë:
Tani u bëmë njëlloj si europa, edhe monedhen europiane e kemi njëlloj.I them në atë kohë, njëlloj e kemi, por një drejtor në gjermani mërr 4000 mijë euro, ti mërr me gjithë përvojën shumë vjeçare 1500.
Më tha; do luftojmë dhe ne ta çojmë po kaq...e pas 6 - 7 vjetësh e çojë atje ku e dimë, në një krizë që noton ende dhe sot...
I them: Ligjet i kemi njëlloj, dhe kushtetutën, por çfar të duhet ty kushtetuta e gjermanisë që shet e blen, tanke, topa, aeroplanë, nëndetse, ti as nuk prodhon, nuk ke as për të blerë as për të shitur nga këto.
Shëmbulli do të tregoje se dhe Shqipëria, Kosova duhet të kenë një kod penal që u përgjigjet atyre.Nivelit të kushteve dhe rrethanave që ata jetojnë.
Që të mos zgjatem, sepse shkrimi vazhdon shumë më tutje...Dua të them se...vetëvrasjet, dhe vrasjet e organizuara ose dhe të pa organizuara kanë në shqipëri një bazë që duhet thënë dhe pranuar botërisht.Burgjet me shqiptare janë mbushur aq shumë nëpër botë, sa, duhet të ulemi dhe të mendojmë dhe shtrojmë pyetjen pse?
Nga veprimi kreminal i një Museli, bërthama e së keqes, nuk është Museli, por fshihet më thellë.Museli, duam apo nuk duam, do marri dënimin e tij, dhe pas nje viti do harrohet.Por pas një viti krimet do mbarojnë?
Mënyra si u krye ky krim, ndaj grua së tij, ka bere që shoqëria të tronditet.
Për çudi të të gjithëve, kur një vajzë helmon veten, ngjarja mbyllet dhe harrohet shpejt.Kur një nënë hidhet nga ballkonet dhe vetëvritet në rrugët nga ne kalojmë, harrohet shpejt.Kur një vajzë mërret me dhunë dhe përdhunojet, ose merret me forcë apo mashtrohet nga klane të ndryshme për prostitucion, nuk është njëlloj në krim?Pse këto raste nuk janë kaq bombastike?
Unë shtroj pyetjen jo për të krijuar dobësi në llogjikën e dikujt:
"Dënimi maksimal, ndaj një individi apo grupi kreminal, e ul kreminalitetin"?
Dhe unë po ashtu pa asnjë mëdyshje, jap përgjigjen:
"Në mënyrë apsolute jo"?
Atëhere shtrohet pyetja, "Çfar duhet të bëjmë"?
Në të vërtetë ka jo një zgjidhje, por shumë prej tyre, por unë po parashtroj më kryesoret, dhe po e mbyll shkrimin, qe dhe lexuesi të mos lodhet, dhe të kuptojë sa më qartë thelbin e saj.
Shëmbulli më i qartë për mua është ky.
Të gjithë të dënuarit tanë nëpër botë, të drogës, të prostitucionit, të vjedhjeve, vrasësve me pagese, kanë një gjë të përbashkët injorancën.Janë të pa shkolluar, dhe duke qënë të tillë, kërkojnë rrugët më të shkurta të fitimit.Mëndjet e tyre nuk njohin as ligjet as shoqërinë, as familjen, sepse e braktisin atë pa mbushur të 18.
Shikojmë anën tjetër, për të kuptuar të vërtetën.
Talentet tona në sport, në muzikë,kinematografi,në shkencë, në mjekësi etj..po i japin dhe po i tregojnë botës kulturën dhe cilësitë tona më të mira...
Ndërsa ata të pa shkollë, tregojnë faqen tonë të errët dhe në botë edhe në atdhe.
Unë përsonalisht njoh këtu në Londër mbi 100 raste, të fëmijëve të ardhur nga shqipëria nën moshën 17 vjeç, të cilët i mërr shteti, i çon në shkolla i edukon për ti bërë të aftë për shoqërinë.Për të qëndruar këtu ata trillojnë gjithfarë marrëzish, për hakmarrjet, prishjet e familjes etj.Në këtë që po them, mund të jap dhe raste të mikeshave të mia këtu në Fb..të cilat mbajnë,ushqejnë dhe luftojnë, që këta fëmijë të mos bëhen kreminelë,por të harmonizohen në ritmet e shoqërisë.
Dhe cila është çudia, shumë prej këtyre fëmijëve, i kanë prindrit këtu, dhe nuk bëhen të gjallë ti rritin vetë.Çili prind e nxjerr fëmijen e tij 15...16...17 nga shtëpia që të përkujdeset për të shoqëria angleze, gjermane etj.Për mua është e pa pranushme.
Në mbyllje dua të them se, një nga sukseset për uljen e kreminalitetit, eshte rritja e nivelit në shkolla, në familje, për të nxjerrë në jetë qytetarë me vlera njerëzore.
Një një shkrim tjetër do të marrim në analizë shkaqet dhe analizat që çojnë në vrasjet në familje, dhe konkretisht në atë të të ndjerës Liridona!