SAJMIR HIDE
SAJMIR HIDE ka lindur në qytetin e Libohovës më 6.9.1970.
Vitet fëmijërore dhe shkollën e ke kryer në Libohovë. Më pas mbaroi shkollën e mesme pedagogjike “Pandeli Sotiri” në qytetin e gjirokastrës. Studimet e larta i ndërpreu dhe u largua si emigrant në Greqi.Jetoi për disa vite me familjen e tij në Kavalla. Tani është kthyer në vëndlindje.Sajmiri librin e pare me poezi me titull, “ Bukuri që vret” e ka botuar d vjet më pare. Libri që mbani në duar është libri i dytë i tij, në proces redaktimi eshtë dhe libri i tij i tretë..
ME AROMËN TËNDE
Do ta marr aromën tënde
Që ta ndiej kur larg të jem,
Kundërmimin marramëndës
Edhe dehës pranë ta kem
Por kam një problem të vogel
Edhe nuk i bëj dot bisht,
Meqe s’kam shishe me vete
Do të pres të voglin gisht.
Dhe do fus aty aromën
Mos të avullojë në vapë,
Zemrën time të plagosur
Do t’ia vë gishtit për tape.
TA SHTRENGOJA
Mjafton të shohësh një flok dëborë,
E shpejt të hedhësh një shall për qafe,
Filxhan të ngrohtë të mbash në dorë
Ulur në dritare duke pirë një kafe.
Të dashurën ta kesh aty për karshi
Ashtu të ëmbël e lozonjare
T'ia shohesh dhe saj atë bardhesi,
Që bora bukur përcjell në dritare.
Të zgjatesh ëmbël ta ledhatosh
Ta mbash në prehër ti shtrëngosh dorën,
Ta puthësh fort e ta gëzosh
Ç'ngjajshmëri ka me dëborën
Ndryshimin e vetëm që ato kanë
E s'bindem dot me këtë risi,
Sa mire do ishte që edhe borën
Ta shtrengoja fort në gji.
MOJ FLUTUR
Mu ul në dorë, e dashur,
Moj flutur me ngjyra verbuese,
Më ler të ndihem i pasur
Me erën tënde shëruese.
Shtrihu embël mbi doren time,
E lehte,e mire,si era,
Dorën ta mbyll të mbaj ngrohtë,
E ta hap kur të vijë pranvera
Të rendësh tutje të fluturosh
Lule më lule krahët t'i shtrish,
Me ngjyra të freskëta të më verbosh
Të derdhsh mbi mua nektar dashurish.
Vitet fëmijërore dhe shkollën e ke kryer në Libohovë. Më pas mbaroi shkollën e mesme pedagogjike “Pandeli Sotiri” në qytetin e gjirokastrës. Studimet e larta i ndërpreu dhe u largua si emigrant në Greqi.Jetoi për disa vite me familjen e tij në Kavalla. Tani është kthyer në vëndlindje.Sajmiri librin e pare me poezi me titull, “ Bukuri që vret” e ka botuar d vjet më pare. Libri që mbani në duar është libri i dytë i tij, në proces redaktimi eshtë dhe libri i tij i tretë..
ME AROMËN TËNDE
Do ta marr aromën tënde
Që ta ndiej kur larg të jem,
Kundërmimin marramëndës
Edhe dehës pranë ta kem
Por kam një problem të vogel
Edhe nuk i bëj dot bisht,
Meqe s’kam shishe me vete
Do të pres të voglin gisht.
Dhe do fus aty aromën
Mos të avullojë në vapë,
Zemrën time të plagosur
Do t’ia vë gishtit për tape.
TA SHTRENGOJA
Mjafton të shohësh një flok dëborë,
E shpejt të hedhësh një shall për qafe,
Filxhan të ngrohtë të mbash në dorë
Ulur në dritare duke pirë një kafe.
Të dashurën ta kesh aty për karshi
Ashtu të ëmbël e lozonjare
T'ia shohesh dhe saj atë bardhesi,
Që bora bukur përcjell në dritare.
Të zgjatesh ëmbël ta ledhatosh
Ta mbash në prehër ti shtrëngosh dorën,
Ta puthësh fort e ta gëzosh
Ç'ngjajshmëri ka me dëborën
Ndryshimin e vetëm që ato kanë
E s'bindem dot me këtë risi,
Sa mire do ishte që edhe borën
Ta shtrengoja fort në gji.
MOJ FLUTUR
Mu ul në dorë, e dashur,
Moj flutur me ngjyra verbuese,
Më ler të ndihem i pasur
Me erën tënde shëruese.
Shtrihu embël mbi doren time,
E lehte,e mire,si era,
Dorën ta mbyll të mbaj ngrohtë,
E ta hap kur të vijë pranvera
Të rendësh tutje të fluturosh
Lule më lule krahët t'i shtrish,
Me ngjyra të freskëta të më verbosh
Të derdhsh mbi mua nektar dashurish.