Alketa Bercaj ka lindur në Shkodër më 20/05/1982. Në vitin 2001 transferohet në Verona të Italisë ku ushtron profesionin si piktore. Studion për pikturë dhe historinë e arteve të bukura. Veprimtarinë e saj artistike e ndjek profesori dhe arkitekti Sebastiano Zanetti. Përveç piktures, ënderra e saj është edhe poezia. Pjesë e shpitit të saj prej artisteje.
ZILI
Zili i kam "ata" qe para meje te takuan,
zili i kam trendafilat qe aromen tende m'bartin,
zili kam fotografin, i cili do bej "art" me imazhin tend
me lekuren e lemuar dhe floket e brishte,
fytyren e zbehte, ajo,aty, -do gjej pavdekshmerine
DY PIKA LOT
Dy pika loti seç me rane mbi balle,
per ty dashuri, qe ike kaq large..
per ty zemra po m'pikon gjak
dhe shpirti i shkrete po don me m'dale!
Mallkoj diten kur u n'dame
mallkoj njerezit qe e vrane!
m'bere te shkruaj emocione
dhe vuajtje pa fjale..
kjo nate qe me sjelli malinkonine,
dikur, ajo, me dhuroi lumturine!
Sa shume kohe paska kaluar...
por, nga zemra vuajtja s'mu largu,
akoma brenda e ruaj kujtimin,
e mbylla ne nje vend te f'shehte,
dhe e flaka celesin perjete!
" PER TY"
Per ju te ndritshem-sy gruaje dhe buzeqeshje rrezatuese,
per ty, qe magjepse endrrat mes yjeve dhe qiejve,
per ty, qe me entuziazem deshirat ti ngrohi zjarri i sekreteve,
per ty, dhe bukurise tende: ti je pasqyre e shpirtit tim,
per ty, une shkruaj poezi dhe kenge pa fjale,
"melodi te muzikes shurdhuese dhe heshtje dramatike"
per ty!
"SHPËTIM NDJENJASH "
Shtegetim nen tingujt e harreses
shtegetim ne mendjen e kujteses.
Tringellim ne zemren e harruar
shpetim ndjenjash, ato, -sa per ti kujtuar.
Te shoh me syte jeshil, smeraldi
nje puthje t'embel ledhatime, dhe dridhje.
Te deshiroja atehere, si zjarri djadhin
pa kerkuar asgje, pa obligime.
Fluturoja lart...ne deget e nje lisi ndaloja,
veshtroja hapesiren e lirise sime.....
Kur mbydhja syte, me shfaqeshe papritur
te pa numerta fluturat, pershkonin trupin tim.
NËN QIELL
Nen qiellin qe qan
enderrova lirine..
sikur te mi k'theje
ato vite, ate rini.
Me koken lart pres
nje shenje, nje gezim,
me denuan me burg
large vendit tim.
Sa kohe ka kaluar
dhe sa vuajtje mjerim,
jetoj mbydhur ne kafaz
me deshperimin tim.
Se dija atehere
sa keq kisha vepruar,
askush gabimet s'mi fali
por te gjithe me ndeshkuat.