PILO  ZYBA
FJALA ËSHTË ART
  • PILO ZYBA
  • Kritikë
    • Safet Hyseni
    • Pilo Zyba
  • Librat e mi
  • Krijimtaria ime
    • Pilo Zyba
    • Poezi
    • Fabula
    • Tregime >
      • Poema >
        • O hënëz e bukur
        • Nënë Gji-lana
        • Zoti im
        • Miq në shtëpinë e tyre
        • Vizitë te miqtë e mi të vjetër
        • Kanuni i Lekës
    • Fabula >
      • Dashi dhe ferra
      • Poema Për Fëmijë
      • Poezi Për Fëmijë
    • Poema humoristike
    • Fabula Për Fëmijë
    • Tregime Për Fëmijë
    • Tregime Humoristike
    • Reportazh
    • Histori
    • Kujtime
    • Analizë
    • Muzikë
    • Përkthime
    • Photo galleri
  • TREGIME
    • Izota Rexho Haruni
  • REPORTAZHE
  • Histori
    • Pilo Zyba
  • Autorë të tjerë
    • Enxhi Krasniqi
    • Pilo Zyba
    • Ariana Bytyqi
    • Saranda Shala
    • Yllka Ymeri
    • Alma Jahja
    • Bledi Ylli
    • Fatmire Zenelaj
    • Vjollca Koni
    • Donike Rrethej
    • Ndue Lazri
    • Rina Sinani
    • Liridona Shehu
    • Mimoza Çekiçi Rista
    • Ganimete Jashari
    • Aidana Hyka
    • Alketa Bershaj
    • Blerina Bregu
    • Grigor Jovani
    • Dora Veshi
    • Enkeleda Ristani
    • Erjeta Kici
    • Ema Imeri
    • Elisa Gjerani
    • Erjola Musaraj
    • Tereza Paluka
    • Marjeta Çulla
    • Luljeta Shala
    • Natyra Kuçi
    • Genta Kaloçi
    • Ina Ristani
    • Ivana Dervishi
    • Keti Agaj
    • Lori Xhaferri
    • Gentjana Fejzo Avdiaj
    • Sofia Ziri
    • Matilda Haskaj
    • Mimoza Rexhvelaj
    • Silvana Berki
    • ANILA DAHRIU
    • ALKETA MAKSUTI
    • Jorgo Telo
    • SAJMIR HIDE
    • DESHIRA HAXHI
    • Erjola GJOKA
    • BESIANA GJERGJI
    • Venka Capa
    • Liranda Zenuni
    • Petraq Kote
    • Elona Çuliq
    • Fran Ukcama
    • Lindita Prenga
    • Silvana Berki
    • Dhimitër Kokaveshi
    • enxhi krasniqi
    • Mina Caushi
    • Donika Komani
    • Besiana Avdyl Gjergji
    • Maci Canolli
    • Flora Peci
    • Albana Subashi
    • Ajete Shaban Beqiraj
    • Myrvete Osmani
    • Prend Buzhala
    • Belantina Venari
    • Amijet Vinca
    • Jehona Gashi
Picture
Ivana Dervishi
Miqte e mi poete!
Në shtëpinë tonë poetike ka ardhur një kengëtar i ri.Në pentagramin e poezisë, kënga e saj është e veçantë.
Eshtë vetëm 17 vjeç, nxënëse në shkollën “N. Frashri” në Durrës.Nuk dua ti bëj biografinë, dhe as ti fryj zjarrit të saj poetik, që ta shikoni. Mendoj se duke e lexuar, do ndjeni ngrohtësinë, ngjyrat, dhe bukurinë që shpërndan flakëritja që del
nga  vatra e kraharorit të saj  shpirtëror.

Letër shkëputur nga  Ditari i dashurisë

 I shtrenjti im! 
Dashuria që unë ndjej për ty i kalon kufinjtë e botës, ngjitet tek yjet, puth hënën, prek diellin, fluturon mbi cdo planet. Kjo që është brenda meje tani e ka emrin Mrekulli. Dua të ndihmoj të gjesh veten. Sa do të më pëlqente te ishe këtu pranë meje dhe të më përqafoje fort dhe unë të dorëzohesha e gjitha në krahët e tua. Të pëlqeshnim yjet sepse ndricojnë shumë pak në krahasim me ne. Dua të vë kokën mbi gjoksin tënd dhe të dëgjoj muzikën më përrallore të prodhuar nga zemra jote.
Dhe atëherë do të të dua pambarim.
Pambarim!- sa e adhuroj këtë fjalë! Të lëkundemi nën hënën e plotë. Ti shprehim dëshira qiellit . të zbulojmë emrat tanë të shkruar me yje, sepse janë vërtetë! Tani unë të imagjinoj lehtazi, sepse një perde e shndritshme më ka verbuar sytë dhe të dashuroj aq shumë, sa i gjthë uji i galaksisë nuk do të krahasohej me gjakun e trupit tim të dashuruar pas teje. Tani asgjë nuk më tremb, sepse e di që diku të kam ty dhe po të të kërkoj me ngulm për pak do të të`kem përballë. Zot c’mrekulli! Ti dhe unë përballë! Frymëmarrja jote që drithëron trupin tim. Pastaj unë do të t’marr dorën dhe do ta vë mbi zemrën time. Do të t`pyes: “ Cfarë thotë ajo?” Përgjigjia jote do të jetë:
"Ajo thotë që ka pranë njeriun që dashuron marrëzisht dhe që tani nuk do më të ndahet prej saj."
Tani do ta kaloj gjithë jetën me të duke ditur që dashuria do të jetë gjithnjë mes nesh. Pastaj unë do të të hidhem në krahë e do të përqafoj aq shumë, sa qielli do të xhelozohet. Do të grumbullojë re, pastaj rrufe, shi, breshër, borë dhe nuk do të ndahemi më kurrë. Pastaj ai do të përpiqet me të mirë. Do të na nxjerrë diellin më të ngrohtë, që bota ka parë. 1000 gradë C do të jetë temperatura. Të zënë prej dore do t`i sulemi detit. Trupat tanë do të lagen e do të ndrinë. Dora ime do të rrëshqasë mbi faqet e tua, mbi buzë, mbi sy, mbi vetulla e flokë... Do të të përkëdhel me mallin më të ndjerë!
Pastaj buzët tona do të bashkohen nën ujë, nën det, nën rërë! Do të puthemi në qendër të tokës. Atje ku buronn dashuria e vërtetë. Kur të hapim sytë, bota do të jetë shëndërruar në parajsë. Cdo mbrëmje e mëngjes, duart tanë do të jenë shtrënguar, sepse jemi kthyer në të burgosurit e zemrave tona. Dashurinë tonë do ta admirojnë të gjithë. Do të ngjisim male e do të lundrojmë oqeane, do t`i biem botës kryq e tërthor. Duke ditur që do të jemi ndër krahët e njeri-tjetrit dhe të dy në krahët e dashurisë, dhe dashuria në krahët e engjëjve, dhe engjëjt në krahët e parajsës, dhe parajsa do të jenë vetë krahët tanë!
Do të kalojmë net pa gjumë ose në dremitje, nën brigje detrash a nën qiellin e yjësuar. Do të jemi vec ne pas njeri-tjetrit harruar. Do të themi të dua pafund. Në krahët tanë nën dritën e hënës do të recitojmë me zë të dashuruar poezi. Dhe do të puthemi përsëri e përsëri, do të këndojmë këngë zogjsh pranveror Shtëpia jonë do të jetë në katin e fundit të botës. Sa më pranë qiellit, ndër krahët tanë, prej yjeve do të na zërë gjumi. Zemrat tona do të rrahin qetësisht dyfishin e akrepave të orës. Do të ëndërroj për ty. Në cdo faqe të zemrës sime do të jetë skalitur emri yt.
Do të flemë bashkë dhe do të zgjohemi bashkë me diellin, do ta shoqërojm ngritjen e tij pranë detit, do të ushqehemi vec me puthje e përqafime. Unë Hëna e ti Venusi, do të jemi përjetë bashkë gjersa të ndjejmë këtë dashuri. Nëse jeta jonë do të kalonte kështu, unë do të betohesha se jetova 1000 jetë. Cdo sekond pranë teje bëhet shekull. Cdo rrahje bëhet yll dhe cdo yll ka dëgjuar sa Të dua e sa puthje të kam dërguar me erën. Me shiun, me cdo zog...
Dashuria ime për ty M****** im është më e vërtetë dhe e shenjtë se jeta ime. Unë do të qëndroj besnike gjer në rrahjen e fundit të zemrës së dashuruar me ty. Mbrëmjeve të këtilla nata do të shurdhohet e do të luaj mendsh nga Të Dua-t tona. Dielli do të nxehet nga puthjet plot pasion sa do të lindi dy herë në ditë. Bota do të jetë vetëm jona ashtu sikurse ne të njëri-tjetrit.
E për t`i pasur gjithë këto mrekulli dashuria ime, duhet të luftojmë me mungesën e mallin dhe ta bëjmë këtë duke menduar për castet që do të kemi bashkë. Ah, kur të jemi bashkë do të jetojme 1000 jetë në amshim!
Do të kemi një ditë gjithçka zemër, shpirt, yll, dashuri, diell i jetës sime. Jeto duke menduar për kohën kur të jemi bashkë.!

Të dashuroj shumë shumë shumë, sa gjithë Gjithësia.

 

 NATA  NGRIHET, DIELLI VDES


Prej asgje-se

U ngrit nata...
E duke puthur cdo pellembe
Token ktheu ne te veten

Qielli klith nen duar t`arta
Deti henen dashuron

Qesh kjo nate
Me kete ere te marre!
Qesh ky breg i vdekur
Qesh!

Nata ngrihet
Dielli vdes...

 

PARAJSA  FALIMENTOJË

Kane sjelle jete te veshtire
Nuk di ke te duash
E ke te urresh...

Kane sjelle kohe kucedrash
Nuk di me ke te ecesh
E ke duhet te shtysh

Detin e kthyen ne gjak
E qiellit enden dragonj gjuhe-flak

Kane sjelle kohen e tyre
Sepse jane edhe vete te zinj

Nata kthehet ne dite
Kurse dita ne poshtersi

Do te thoja: "ta haje dreqi!"
Por dreqi me tha:
Ah te lutem mos, jam ngopur "gia"!

Eh,
Ka ardhur kohe e keqe!
Parajsa falimentoi
Mbipopulluar eshte ferri!

Dhe,
Tashme qe edhe dreqi u ngop
DO TE PERMBYTET KJO BOTE!

 

TE  DUA  ME  YJET

Te dua mes qiejve
Dhe mes mendimit "pse TE DUA"?

Te dua mes djejve
Dhe me mendimit se TE DUA

TE DUA ne zemren qe dridhet
Sepse...

Sepse TE DUA
Mendoj se kjo eshte e fundit fjale qe do shpjegim

NDJEJ QE TE DUA TANI,
E TILLE ESHTE DASHURIA

Te dua,
Thjeshte te dua me yjet
Me dashurine dhe dallget

Te dua kaq thjeshte,
Por kaq shume !

 

 

ERDHI  ÇASTI...E NDJEJ...

 
Ndjej se erdhi casti i LAMTUMIRES
Ashtu si une u zbeh
Deti,Qielli,Yjet...

Prej asgje-se vjen...
Sa te rende e ka emrin!
Lamtumira.

Dashuria me humbi diku ne zemer
Ne labirinte kohe mu zhduk jeta..
Edhe pika e fundit e gjakut pikoi...

Prej loteve ka mbetur vec kripa...
Humnerat e kuqe te puthjeve
Nuk u thelluan kurre ...

Yjet me perplasen endrrat ne ballkon
Dhe iken...
Miqte,
(A kisha te tille?)
U kthyen ne shkumen qe dallga la... 

Mbreme edhe gjumi me tradhetoi...
Trishtimi si nje parazit i urryer me ndjek kudo!
Dashuria kushedi ku endet ne mua...

Erdhi casti...
E NDJEJ...

 

KUR  TE  BJERE  SHI

Kur bie shi,
E ti rrugeve pasqyra të ecesh,
Kujtome i dashur, gjithesesi
Hapi qetesisht kujtimet tona
Dhe rrugeto me mua.

Kujto gjithçka patem
A që duhet të kishim...

Kur të bjere shi,
E ti rrugeve pasqyra të jesh duke ecur.
Kujtome i dashur!

Kujtome me mall e dashuri
Ndoshta takohemi nen këtë shi!

 

PA  TITULL

Do jemi në krahët e njëri tjetrit
Dhe në krahët e dashurisë,
Dhe dashuria në krahët e ëngjëjve,
Dhe ëngjëjt në krahët e parajsës,
Dhe parajsa do të jenë vetë krahët tanë.




Powered by Create your own unique website with customizable templates.