XHAKONDA IME
-Tregim -
Leonardoja hodhi penelaten e fundit mbi telajon e tij dhe qendroi.Një rreze diellin perendim futej nga dritarja e madhe e katit te dyte dhe binte mbi fytyren e Xhakondes.Ai e pa me verejtje, dhe kuptoje se kjo rreze drite i ngjante si nje penelate e holle, qe i kishte munguar Xhakondes ne portretin qe ai punonte per me shume se nje jete te tërë.Në vetvete kishte një pikëpyetje të madhe, frymëzimi i tij, vepra, dhe shpirti i tij i hedhur e telajo, ishin në harmoni të plote, dallohej, dhe do dallohej ajo qe ai kerkonte te nxirrte nga vetja per tua percjellur te tjereve?Do ishte kjo një veper perpara mases, apo nje pikëpyetje shekullore për të arritur tek e verteta? Mori penelin, vuri pak të verdhe, pak të bardhe, pak rozë, dhe i përzieu bashke.Bojrat e bashkuara te perziera se bashku si shpirti i tij, frymezimi, dhe deshira, moren ngjyrat qe leshonte rrezja e bukur e diellit mbi syte e piktures, ndonse ai kurrë nuk e quante pikture kete qe bente, por, e quante vetveten dhe dashurine te hedhur ne telajon e perjeteshme të artit.Shpesh ajo qe krijonte merrte pamje te ndryshme ne fantazine e tij, dhe Ai e hidhte ne telajo te nesermen ashtu si e shikonte dhe ndjente gjate nates.Ndaj dhe duke u marrë gjate me te, nga kendveshtrimet qe e shikonte dukej krejt ndryshe, dukej sikur ne foto nuk qendronte vetem nje femer, por disa, dhe sa hapa hidhte ai qe e shikonte, dukej si nje film me metrazh te shkurtër.
Autori shikonte here portretin e tij ne pasqyre, dhe here pikturen qe krijonte, ato i ngjanin shume njera tjetren, dhe ai kuptonte se Xhakonda ishte ai vete…ajo enderr e bukur frymezuese qe e bente te punonte me frymezim te pa shtershem, e nxiste te nxirrte nga pusi i thellë i ndjenjes bukurine e shpirtit dhe ta shpaloste për të tjeret…As vete nuk kuptonte se çfar i ndodhte me kete krijim të tij, e mbante te fshehur brenda vetes si nje nene femijen e saj, e perkedhelte ne heshtje, dhe kurrë nuk ngopej me bukurine qe i jepte…shpesh frymezohej dhe nga ajo qe krijonte dhe e fuste ne shpirtin e tij, per ta nxjerrë dite me pas, dhe per ta rihedhur tre fish apo pesefish me të bukur, ne forme, ne shprehje dhe ne mendim.Si ështe artisti, kurrë nuk ngopet me artin e tij dhe mesazhet qe jep, krijimin e shpirtit nga i vjen frymezimi e don të përkryer, edhe pse me ore, me vite i kendon pa ndrëprere me ngjyra, me germa apo me nota.Sa here qe largohej nga studjoja e tij madheshtore me mendje hidhte një firme të vogël qe simbolizonte mbarimin e punes së tij, por, kur kthehej ne mengjes, në një ditë tjeter, me tjetër erë, me tjeter deshire, gjente brenda vetes shume art për të plotesuar atë qe ditë me pare nuk e shikonte.Pyeste veten shpesh, por nuk merrte pergjigje, vetem nje fllad i lehte me arome lulesh te varura neper dritaret e medha të studjos ja merrte dhe ja percillte tej, andej nga vinte shushurima e rrjedhes se përroit qe binte dhe këngëzonte mbi guret dhe mbi pikezat qe shperndaheshin mbi gjethet e pemeve, në buleza prej margaritaresh.Ai shikonte nga dritarja, kur ato nen rrezet e diellit merrnin ngjyrime të perkryera, dhe menjehere kuptonte se asgje nuk kishte hedhur ne telajon e tij nga ato qe shikonte.Jashte perendimi po mbulohej nga re qe vraponin të
percillnin shi, apo furtune diku, qielli u ça dhe nje vetetime e madhe hodhi driten ne grine e qiellit.Da Vinci ne ate sekonde te vetme, pa Xhakonden e tij qe u shfaq dhe iku përseri për ë mos u dukur më, por ajo vetetime la ne syte e tij bukurine e saj, ngjyrat, qiellin e syve, boten të tëre mefëshferimen e mendimit për një detaj të ri ne pikturen, qe kishte vite qe qendronte ne telajo dhe nuk mbaronte.Buzeqeshi me vete dhe hodhi syte nga kendi ku ishin skulpturat e tij te krijuara dhe, qe prisnin ti merrnin e ti vinin neper parqet e bukura. Kjo, mendoi, nuk do kete vend as ne parqe, dhe as me galerite e veprave te mia…Te gjithe ata qe do ta shikojne, do të kuptojne se une ketu hedh ate qe eshte gjysma ime?Lonardoja ishte i dashruar pas krijeses së tij, nuk donte te dinte nese jetonte apo nuk jetonte kjo krijese ne te vertete, por sa here i afrohej, hidhte ne te detaje të reja, ngjyra te reja, shprehje te reja.Jashte frynte, dhe era keputi nje dege te mbushur me lule te bardha te porsa çelura.Pranverë kishte hyre, por here – here furtuna si nje dore e pa meshirshme kundershtonte ardhjen e saj…Mjeshtri vuri buzen në gaz.Çdo gje don kohen e vet, mendoi, kështu dhe vepra ime, kërkon stine të tjera nga lulezimi i shpirtit tim per te hedhur në telajo.U zgjat në dritare, keputi nje degë mimoze, dhe e vendosi prane piktures ne nje vazo me lule.Nga goja e vepres së tij ndjeu se dikush i foli, dëgjoje nje feshferime, pershendetje…’faleminderit’ mjeshter!E verdha e mimozave me driten e ngjyres gri qe vinte nga dritaret e bindi se duhej akoma pune, per të bere vepren e tij kryeveper…Mona Liza..qendronte e heshtur ne pritje.Mjeshtri mbylli perdet e medha dhe hodhi një mbulese mbi Mona Lizen.Këtë e bente çdo mbremje kur largohej, kishte deshire të mos i ftohej, por edhe kur vinte ne mengjes kishte deshire ta zbulonte vete per te pare i pari syte e saj,para se ajo te veshtronte syte e krijuesit.Mbylli deren e madhe të studjos, por e kuptonte dhe e ndiente sa sa here qe dilte e merrte me vete..Mona Liza, ishte pjesa e tij e pa ndarë, dashuria e vertete e shpirtit, frymezimit por dhe e krijimit të tij artistik, qe i perkushtohej asaj, por qe u sherbente te gjitheve.Përshendeti, naten e mire, të gjitha veprat e tij, dhe u largua për ti lene ne qetësine e tyre te nates, dhe te heshtjes, per të ardhur perseri diten tjeter me deshiren e re të krijimit…