SOFIA ZIRI
PA FJALË
Në mendimet tona,
janë kuajt, që trokëllijnë fort,
brenda shumëllojshmërisë,
...të jetëgjatësisë së tyre...
UNE DHE DETI...
Në blunë e thellë
të detit,
futem të lundroj veten.
Deti blu, njomi lehtë
gjithë mishrat e mia.
Ëmbëlsisht,
më ngrohu,
si një rreze dielli.
Me shpejtësi,
nisën fletët,
të më bien nga trupi.
Të gjitha ato,
të veshjes së lehtë,
ngjyrë qielli.
Në misterin e detit,
lundroj si valët,
dashurohem,
me fshehtësinë dhe nektarin
e blusë.
E prekur,
në lëkurën time,
të zhveshur,
deti më rrëmbeu,
në gjoksin e tij.
Vesha mendimet,
me ngjyrën e kaltër,
shkëlqimi i syve,
këputi qerpikët ngadalë.
Në cepin e ishullit
qëndroj,
në daljen nga ujët.
Këmbët e zbathura, shikoj,
kanë marrë ngjyrë të bukur.
Në siluetën, sirenë,
trupi im skalitur,
mes valëve të qeta
detin, kam mahnitur.
Ngrita krahët në hapësirë,
nën përkundjet e dridhmave
të prekjes, me detin.
Në këmbën time të djathtë,
rrethuar, zinxhiri i artë,
dhuratë nga deti.
Fletët e rëna,
mbuluan lakuriqësinë
kur me detin tim,
isha përballë...
U nisëm drejt universit
me ndjenjat e nxehta.
Me përkëdhelje
deti më mbuloi.
I përndezur trupi im.
Shtrëngova fshehtësinë,
mbuluar me dorë,
që deti, këtë herë,
të mos ma përpijë.
Brenda melodisë,
të shtratit të tij,
tejmbushja shpirtin tim.
Në lojën e valëvitjeve,
të trupit tim të artë,
detin e deha,
shpesh-herë, me radhë.
Përhumbur thellë,
në detin blu,
normicat e trupit ndjej.
Lundrova pareshtur,
në detin blu,
duke zbuluar,
të gjitha fshehtësitë.
Në pranverën e blertë,
të ngjyrës blu,
ndalem të mbledh,
fletët e rëna, ngadalë...
Më pas, dal në breg,
plot bula të vogla,
në tërë trupin tim,
ku, deti, përsëri,
mahnitshëm,
shpërtheu dashurinë...
ÇMENDURIA E MAGJISË
Brenda
valëvitjeve
të mendimeve,
Magjia ngre krye
shoqëruar
nën tingujt
e simfonisë,
Bet’hoviane,
Plot aroma
të parfumuara
në lëvizjet,
që, ngrihen dhe ulen
psherëtitur
nën frymën
e mëndafshtë,
brenda romantikës
së tyre…
Është simfonia
e mendimeve
të kristalta,
që falin imtësisht
ëndrrat,
kur flenë mbështetur
në jastëkun e lëndinave,
për të rithurur
magjinë e plotë,
të epshit lozonjar,
të ripërsëritura,
shtruar muzgut
mëngjesor,
në çmendurinë
e pabesuar
pranë belbëzimeve
të harrakitura, adoleshente ...
Ndërkohë
pranë,
njomësisë të folesë,
ëndërrimtare
të pasioneve,
në magjinë e plotë,
brenda rrjedhjeve
të lagështa
të pranverës së virgjëruar,
në thellësinë
e vagjinës vajzërore
të përkëdheljeve,
që prekin dehësit
e ëmbla
të simfonisë shpirtërore,
ku engjëjt, tringëllijnë
anash kënaqësive
të shpërthyer,
në ekstazë...
Ndërkohë,
si pasagjerë të shtypjes
së pikëllimeve,
ndizen përsëri,
në ngrohtësinë
madhështore
të magjisë,
nën lëvizjet
mbretërore,
brenda ndjenjave
epshore,
të kryeveprës
femërore.
Ku, më pas,
vallëzojnë
mahnitshëm,
brenda
çarçafëve të bardhë,
të zhubravitur
brenda lagështisë
së pasionit, në
epshet e dashuruara,
shetitur në pyjet
e çvirgjëruara
në fshehtësitë e tyre...
Atje,
ëmbëlsohen,
të gjitha lëvizjet
trupore,
që lehtas, preken,
gjersa magjitë,
të eksitohen,
për t’i shpërthyer
në vazhdimësi...
ME THUAJ TE DUA!
Mbi gjurmët e tua shkel, të mas kohën
dhe njërën mbi tjetrën vendos
minuta të tëra, që shkojnë, formojnë orën.
Sa kohë të duhet, pranë meje të vish,
të t' puth lehtë, mbi hapat e zemrës.
Një lule pjeshke,
do vizatoj
në harkun e buzëve të tua
dhe shpirti yt do buzëqeshë...
Ti ëmbël do thuash, Të dua!
Do të shkrij, buzëqeshjet e mia.
Në hyrjen e dritës,
mes pemëve krahëhapur.
Në siluetën e tymit, të zjarrit që përshkoj,
nxehtësinë, e mbaj të fshehur.
Të lutem mendohu, mos thuaj, Jo!
Se fletët që digjen, shpirtin po më grisin.
Të pres me endje deri natën vonë,
me përkëdhelje të nxehta, të mbuloj, të gjithin.
Pranë portës time, ndaluan gjurmët.
E heshtur, plot dridhma, të pres.
Fërfërijnë kokrrat e rërës,
nën këmbët e zemrës, i ndjej.
Eja, i dashur, të më thuash, Të dua!
Si magji, të tërën, ta shumoj me erën,
parfumin e trupit tënd, shpërnda për mua.
Të dua, më thuaj, Të dua!
...............................