CA PIKA SHIU
Ca pika shiu dëgjoj që bëjnë zhurmë
Mbi pullazin e shtëpisë sime,
Më fusin në mendime,
Në një botë me kujtime intime.
E sikur të jem mbi pullaz,
Ndoshta do të mund ta prekja
Qiellin e errët që lëshon shi,
Po ky shi është freski,
Që më qetëson shpirtin tim,
Sikurse të bëja joga.
A thua do të mund të vazhdojë kështu,
Duke qëndruar e heshtur,
Në mendime e në kujtime të thella,
Ashtu e lagur nga shiu mbi pullaz,
E unë vazhdoj citimet e mia,
Ti hedh në këtë letër të bardhë,
Ku ngjyra është bërë njollë e zezë,
Sikurse qielli i errët.
A do të mund ti lexojë më pas këto fjalë,
Apo vetëm do ti mbajë në memorien time,
Dhe s’ do të mund më të shqiptojë as edhe një fonemë,
Nga njollat e zeza, ku asgjë nuk shihet qartë.
Vetëm se dëgjohet shiu mbi pullazin e shtëpis sime,
E citimet e mia mbeten pa frazë.
E XHVESHUR PARA TEJE
Në labirint më çonte etja për ty
Parashikoja çdo gjë edhe pa të pasur afër
Doja të ndjeja një ah.. nga ti
A mrekullia e botës ah..
Unë e zhveshur para teje
Si lavire e pa turpë
Nën kthetrat e tua
Ndjehem e pushtuar
Çastet erotike i shijojmë si të marrë
Të uritur si ujqit për mishin e qengjit në skarë
Të pangopur si egërsira
Kafshonim mishin e gjallë
Në mes të epshit humbëm të dy
Ndezëm shtratin e artë
Dhe krijuam në vete
Enigmën e flaktë.
A KA JETË ?
A ka jetë në këtë Botë kur cdo gjë është më ndryshe se sa që e mendon..
A ka jetë kur Strumbullari, të sundon..
A ka jetë aty ku rreze dielli nuk ka..
E ku shiu nuk bie..
A thua a ka jetë kur ke plagë në zemër..
E ajo të lëndon..??
A ka jetë aty ku çdo gjë të mungon..
A ka jetë aty ku çdo kush të nënçmon..
A ka jetë kur askush nuk të kupton..
Si mendon kur ti reagon..
A ka jetë kur e vetme insiston..??
Çdo ditë e jetës është enigmë e errët e pazbuluar..
E tillë është jeta edhe pse se mendon..
A thua a ka jetë aty ku ti jeton..?
FUND PA FILLIM
Sa do të doja të prehem në paqe,
Aty ku lulet mbi varr do të më vijnë,
Sa do të doja të jem e zhdukur,
Nga kjo botë, ku se ke as lirinë,
Si zog shtegtar po udhëtoj,
Kinse për pak dashuri,
Aty ku morra qumështin dikur,
Më se ndjej të njëjten dashuri,
Vetëm sa vij e pikëllohem më shumë,
Vetëm sa netët më ikin pa gjumë,
Dhe prap aty ku nuk duhet të jem,
Jam prap aty unë..
Ky është një fund pa fillim,
Ku nuk kam më as një fjalë,
Vetëm hesht si e vdekur,
Për të mbetur si e gjallë..
Ca pika shiu dëgjoj që bëjnë zhurmë
Mbi pullazin e shtëpisë sime,
Më fusin në mendime,
Në një botë me kujtime intime.
E sikur të jem mbi pullaz,
Ndoshta do të mund ta prekja
Qiellin e errët që lëshon shi,
Po ky shi është freski,
Që më qetëson shpirtin tim,
Sikurse të bëja joga.
A thua do të mund të vazhdojë kështu,
Duke qëndruar e heshtur,
Në mendime e në kujtime të thella,
Ashtu e lagur nga shiu mbi pullaz,
E unë vazhdoj citimet e mia,
Ti hedh në këtë letër të bardhë,
Ku ngjyra është bërë njollë e zezë,
Sikurse qielli i errët.
A do të mund ti lexojë më pas këto fjalë,
Apo vetëm do ti mbajë në memorien time,
Dhe s’ do të mund më të shqiptojë as edhe një fonemë,
Nga njollat e zeza, ku asgjë nuk shihet qartë.
Vetëm se dëgjohet shiu mbi pullazin e shtëpis sime,
E citimet e mia mbeten pa frazë.
E XHVESHUR PARA TEJE
Në labirint më çonte etja për ty
Parashikoja çdo gjë edhe pa të pasur afër
Doja të ndjeja një ah.. nga ti
A mrekullia e botës ah..
Unë e zhveshur para teje
Si lavire e pa turpë
Nën kthetrat e tua
Ndjehem e pushtuar
Çastet erotike i shijojmë si të marrë
Të uritur si ujqit për mishin e qengjit në skarë
Të pangopur si egërsira
Kafshonim mishin e gjallë
Në mes të epshit humbëm të dy
Ndezëm shtratin e artë
Dhe krijuam në vete
Enigmën e flaktë.
A KA JETË ?
A ka jetë në këtë Botë kur cdo gjë është më ndryshe se sa që e mendon..
A ka jetë kur Strumbullari, të sundon..
A ka jetë aty ku rreze dielli nuk ka..
E ku shiu nuk bie..
A thua a ka jetë kur ke plagë në zemër..
E ajo të lëndon..??
A ka jetë aty ku çdo gjë të mungon..
A ka jetë aty ku çdo kush të nënçmon..
A ka jetë kur askush nuk të kupton..
Si mendon kur ti reagon..
A ka jetë kur e vetme insiston..??
Çdo ditë e jetës është enigmë e errët e pazbuluar..
E tillë është jeta edhe pse se mendon..
A thua a ka jetë aty ku ti jeton..?
FUND PA FILLIM
Sa do të doja të prehem në paqe,
Aty ku lulet mbi varr do të më vijnë,
Sa do të doja të jem e zhdukur,
Nga kjo botë, ku se ke as lirinë,
Si zog shtegtar po udhëtoj,
Kinse për pak dashuri,
Aty ku morra qumështin dikur,
Më se ndjej të njëjten dashuri,
Vetëm sa vij e pikëllohem më shumë,
Vetëm sa netët më ikin pa gjumë,
Dhe prap aty ku nuk duhet të jem,
Jam prap aty unë..
Ky është një fund pa fillim,
Ku nuk kam më as një fjalë,
Vetëm hesht si e vdekur,
Për të mbetur si e gjallë..