VJOLLCA KONI
TI SËPATË E UNË BUJASHKË
Nganjëherë dua të jemi bashkë,
Ti sëpatë e unë bujashkë.
Herë të matesh, herë të më presh,
Se m’u lodh kjo zemr’ e shkretë.
Në s’më do, më bjer të vdes,
Mos më lër kështu të vuaj,
Për ty malli po më tret,
Vetëm ti zjarrin ma shuan.
Zvarrë do hiqem gjer tek ti,
Se m’u lodh ky shpirt’ i shkretë,
Mu si kryq do t’rri mbi gji,
S’shtyhet më me këtë vetmi.
Mos më lër në gjumë të bie,
Zërin tënd pa ta dëgjuar,
Në mos ardhsh, unë do vij vetë,
Që të rrimë si mish e thua.
ZËMRËN MA KE MARRË
Je ylber në sytë e mi,
Je lule në dimër acar,
Belbëzimi im dashuri,
Ëndrra që gjumin ke marr.
Mes shpirtit tim je futur,
Mëngjezi im i bardhë,
Gjithë lulet e botës të çelin,
Ti je lulja ime e parë.
Ec e jaket mëndimin më bluajnë,
Shpirtin thërrmojnë çdo dite,
Buzëqeshja jote e ëmbël,
Mi jep shpresës pakëz dritë.
As një mal me thesar jo,
As një gjë në këtë botë,
Se bën zemrën kaq te lumtur,
Sa ky shpirti jot i ngrohtë.
Midis ëndrrash ti më erdhe,
Të zgjodha ëndërr të pare,
Porsi vdekja na merr jetën,
E ti zemrën ma ke marrë.
TË SHIKOJ
Të shikoj me sytë e shpirtit,
Të kerkoj gjithandej.
Përse mu bëre si era,
Sa hap sytë më nuk të gjej?
Aromën tënde e ndiej kudo,
Si trëndafili i kuq në maj,
Se unë jam dega e tij,
Ti je më i bukura petal.
Përse mu bëre si shiu,
Më lave fytyrën me lot,
Dielli doli e ti ike,
Ah, rreze s’të mbajta dot.
Përse mu bëre vapë,
E ma dogje shpirtin fare?
Lotin e nxehtë ta putha,
Buzë e gojë mi thave.
Hajde pra se po të pres,
Të mbaj erë të bukurit flokë,
Se kur të kam ty në krah,
I kam të gjitha stinët tok.
MOS MENDO SE UNË S`FLAS
Ti mos mendo se unë nuk flas,
Ti mos mendo, që sot jam dehur,
Ti mos mendo se nuk jam këtu,
Të dua shumë edhe e heshtur.
MIDIS KËTIJ MËNGJESI
Midis këtij mëngjesi të heshtur,
Gjethet e pemëve valëzojnë,
Unė jam një kalimtarë e vetme,
Eci rrugës, e them, ku po shkoj?
Sa do doja të kisha pranë,
A ke ti nevojë për mua?
Vet pyes e vetë përgjigjem,
Po moj Nënë se shumë të dua!
Morëm rrugët e botës,
Për një jetë mė të mirė,
Eh arritëm me cfilitje,
Duke mbajt mallin mbi shpinë.
Ku të gjej të jap një puthje,
Se më digjet gjoksi zjarr,
Jam unë bija jote që më rrite,
Ika ika nënë e ty të lash.
Ma bëj hall, moj nëna ime,
Se të dua si dy sytë,
Kudo fati të na çojë,
Fjala nënë është në zemër,gojë.
KU JE???
Ku je pse hesht, pse nuk po të shoh?
Unë e di, që në gjumë do më vish,
Ti mi mbyll qepallat për të fjetur,
Në syrin tim të mbyllur lëviz.
Më bëj një vend, në shpirtin tënd,
Se vjeshta po vjen, e kam shumë ftoht,
Më mbështill me krahët e tua,
Gjoksi jot më duket më i ngroht.
Mos më ler në trishtimin e ditës,
Mos ma humb kuptimin e sa,j
Mos mu fshi si rrezja mbas resë,
Se të dua ku paskam faj?
JE AROMË
Më gëzon sa herë të shoh,
Si erë mali vjen tek unë,
Tërdelinë e lule sfake,
Por ti ke aromë më shumë.
Ti më vjen bashkë me beharin,
Perlë e bardhë shpirti jot,
Ti je lule e çdo stine,
Mallin po ma kthen në lot.
Buzëqeshja jote e ëmbël,
Porsi mjalti i dal; nga hoje,
Kur më vishesh me të bardha,
Më dukesh si lule bore.
Manushqe e parë e prillit,
Me aromë trupin ma mbush,
O moj lule e jaseminit,
Sa të dua unë, s.të do askush.
Sa herë ndiej erën e blirit,
Mendimi më vjen tek ti,
Ke gjelbërimin e ullirit,
Je pranverë e shpirtit tim.
TOKA IME
- Mistike, filozofike -
Si dallgë dua, duuu, uuuu...
Dallgë që përplaset me forcë, forcë, ffff...
Që vjen, e përqafon bregun fort, for, ffff...
Ashtu do të bëj edhe unë në Tokë, Tok, okë.
Tokë, moj, e bukura Tokë,
Me bregun që dallgët pret,
Me zogjtë si engjëj që hedhin valle,
Që te ty i ndërtojnë foletë.
Kur të lëmë, s’na bie ndër mend,
Kur shkojmë Larg duam të kujtojmë,
Kur duam t’kthehemi vijmë tek ty,
Dallgës duam ti ngjasojmë.
Na përcjell edhe na pret,
Si bregu dallgën e vet,
Udha jonë është e gjatë,
Sa dallga kur del në breg
Unë do vij sërish pranë teje,
Të më presësh si pranverë,
Do të jem prapë shend e verë,
Do më mbash përherë në prehërë.
Do ta shuaj edhe këtë mall,
Që në shpinë e mbaj si mal,
Do të shtrihem brenda teje,
Prapë si Vjollcë me përkëdhelje!
Nganjëherë dua të jemi bashkë,
Ti sëpatë e unë bujashkë.
Herë të matesh, herë të më presh,
Se m’u lodh kjo zemr’ e shkretë.
Në s’më do, më bjer të vdes,
Mos më lër kështu të vuaj,
Për ty malli po më tret,
Vetëm ti zjarrin ma shuan.
Zvarrë do hiqem gjer tek ti,
Se m’u lodh ky shpirt’ i shkretë,
Mu si kryq do t’rri mbi gji,
S’shtyhet më me këtë vetmi.
Mos më lër në gjumë të bie,
Zërin tënd pa ta dëgjuar,
Në mos ardhsh, unë do vij vetë,
Që të rrimë si mish e thua.
ZËMRËN MA KE MARRË
Je ylber në sytë e mi,
Je lule në dimër acar,
Belbëzimi im dashuri,
Ëndrra që gjumin ke marr.
Mes shpirtit tim je futur,
Mëngjezi im i bardhë,
Gjithë lulet e botës të çelin,
Ti je lulja ime e parë.
Ec e jaket mëndimin më bluajnë,
Shpirtin thërrmojnë çdo dite,
Buzëqeshja jote e ëmbël,
Mi jep shpresës pakëz dritë.
As një mal me thesar jo,
As një gjë në këtë botë,
Se bën zemrën kaq te lumtur,
Sa ky shpirti jot i ngrohtë.
Midis ëndrrash ti më erdhe,
Të zgjodha ëndërr të pare,
Porsi vdekja na merr jetën,
E ti zemrën ma ke marrë.
TË SHIKOJ
Të shikoj me sytë e shpirtit,
Të kerkoj gjithandej.
Përse mu bëre si era,
Sa hap sytë më nuk të gjej?
Aromën tënde e ndiej kudo,
Si trëndafili i kuq në maj,
Se unë jam dega e tij,
Ti je më i bukura petal.
Përse mu bëre si shiu,
Më lave fytyrën me lot,
Dielli doli e ti ike,
Ah, rreze s’të mbajta dot.
Përse mu bëre vapë,
E ma dogje shpirtin fare?
Lotin e nxehtë ta putha,
Buzë e gojë mi thave.
Hajde pra se po të pres,
Të mbaj erë të bukurit flokë,
Se kur të kam ty në krah,
I kam të gjitha stinët tok.
MOS MENDO SE UNË S`FLAS
Ti mos mendo se unë nuk flas,
Ti mos mendo, që sot jam dehur,
Ti mos mendo se nuk jam këtu,
Të dua shumë edhe e heshtur.
MIDIS KËTIJ MËNGJESI
Midis këtij mëngjesi të heshtur,
Gjethet e pemëve valëzojnë,
Unė jam një kalimtarë e vetme,
Eci rrugës, e them, ku po shkoj?
Sa do doja të kisha pranë,
A ke ti nevojë për mua?
Vet pyes e vetë përgjigjem,
Po moj Nënë se shumë të dua!
Morëm rrugët e botës,
Për një jetë mė të mirė,
Eh arritëm me cfilitje,
Duke mbajt mallin mbi shpinë.
Ku të gjej të jap një puthje,
Se më digjet gjoksi zjarr,
Jam unë bija jote që më rrite,
Ika ika nënë e ty të lash.
Ma bëj hall, moj nëna ime,
Se të dua si dy sytë,
Kudo fati të na çojë,
Fjala nënë është në zemër,gojë.
KU JE???
Ku je pse hesht, pse nuk po të shoh?
Unë e di, që në gjumë do më vish,
Ti mi mbyll qepallat për të fjetur,
Në syrin tim të mbyllur lëviz.
Më bëj një vend, në shpirtin tënd,
Se vjeshta po vjen, e kam shumë ftoht,
Më mbështill me krahët e tua,
Gjoksi jot më duket më i ngroht.
Mos më ler në trishtimin e ditës,
Mos ma humb kuptimin e sa,j
Mos mu fshi si rrezja mbas resë,
Se të dua ku paskam faj?
JE AROMË
Më gëzon sa herë të shoh,
Si erë mali vjen tek unë,
Tërdelinë e lule sfake,
Por ti ke aromë më shumë.
Ti më vjen bashkë me beharin,
Perlë e bardhë shpirti jot,
Ti je lule e çdo stine,
Mallin po ma kthen në lot.
Buzëqeshja jote e ëmbël,
Porsi mjalti i dal; nga hoje,
Kur më vishesh me të bardha,
Më dukesh si lule bore.
Manushqe e parë e prillit,
Me aromë trupin ma mbush,
O moj lule e jaseminit,
Sa të dua unë, s.të do askush.
Sa herë ndiej erën e blirit,
Mendimi më vjen tek ti,
Ke gjelbërimin e ullirit,
Je pranverë e shpirtit tim.
TOKA IME
- Mistike, filozofike -
Si dallgë dua, duuu, uuuu...
Dallgë që përplaset me forcë, forcë, ffff...
Që vjen, e përqafon bregun fort, for, ffff...
Ashtu do të bëj edhe unë në Tokë, Tok, okë.
Tokë, moj, e bukura Tokë,
Me bregun që dallgët pret,
Me zogjtë si engjëj që hedhin valle,
Që te ty i ndërtojnë foletë.
Kur të lëmë, s’na bie ndër mend,
Kur shkojmë Larg duam të kujtojmë,
Kur duam t’kthehemi vijmë tek ty,
Dallgës duam ti ngjasojmë.
Na përcjell edhe na pret,
Si bregu dallgën e vet,
Udha jonë është e gjatë,
Sa dallga kur del në breg
Unë do vij sërish pranë teje,
Të më presësh si pranverë,
Do të jem prapë shend e verë,
Do më mbash përherë në prehërë.
Do ta shuaj edhe këtë mall,
Që në shpinë e mbaj si mal,
Do të shtrihem brenda teje,
Prapë si Vjollcë me përkëdhelje!