Keti Agaj ka lindur në Tiranë më 6/09/1986.Librin e saj të parë me titull “ Rrugët e jetës” me poezi e ka botuar në vitin 2001 në moshën 15 vjeçare. Poezia e saj dallohet për tematikën dhe lirikën e bukur
Poezitë janë shkëputur nga libri që ajo ka përgatitur për shtyp.
PËRËNDESHË
Kur te te falem o Perendesh,
Nen kembet e tua prej rubini.
Te lutem vetem hesht.
Kur te te puth fundin e mantelit prej engjelli,
Te lutem hesht.
Hesht o e bukura e gjithesise.
Hesht se zeri jot me shperthen ne lot.
Me ler te fshij lotet,
Me fijen e krijimit, qe me solli ne jete.
Me lere te te kerkoj te falur o perendeshë.
Me fal o e bukura e diellit,
Sa here te solla re.
Me fal o bije e qiellit.
Sa here ta kam bere naten diten.
Me fal o shpetimi botes me fal ti.
Sa here ste kam dhene lumturi.
Me ler Perendesh nen kembet e tua te mbes,
Me ler aty....
Prane bekimit tend te vdes.
PO SHUAN NJË ZJARR
Eja te pime te dy,
O mik i ngushte i zemres time.
Eja mbushi gotat,
Me eshte bere shpirti therrime.
Eja pime te dy veren e trishtimit,
Eja, se s'po i jap fuqi durimit.
Eja o mik i mire te behemi tap.
Mbase keshtu do te harrojme pak,
Eja ngrije me fund,
Helmi goten po shkund.
Eja o mik te qajme hallet,
Dhe une si ty sonte do behem shkrumb.
Do pi sa mos me mbajne kembet.
Ore do pi do behem dru...
Eja o mik i zemres time,
Mbushe goten me ver trishtimi,
S’qënka një gotë e lehtë hidherimi.
LIBRI
Kur ike s'e ktheve koken mbrapa.
Monedhe me nje vlere te vogel t'u duka une.
Po njerezit s'jane sende dhe para o shpirt,
Jane vete jeta, jane shume me shume...
Kur mbylle kapitullin e fundit te librit tone,
historine me duket nuk elexove deri ne fund.
S'ke faj...eeehhhh.
Ajo te kishte lodhur shume.
Po sot?
Sot lutesh....ahahahahahahha
Po pse lutesh?
U pendove? Harrove?
CIGARJA DHE UNË
Bashke me cigaren,
mendojme cdo nate per ty.
Ajo digjet, une lot ne sy.
Tymos dhimbjen, e mungeses tende
Tymos se po cmendem.
Cigarja digjet, e dashur besnike
Dhuron vdekje e embla mistike. ( fshehtë)
E une vazhdoj,
tymos, tymos...
Mendoj
E te dyja për ty
Durimi na u sos.
TI
Isha e eger,
ti me zbute shpirt.
Te zymte i kisha syte.
Ti i dhe drite.
Kisha duar te ftohta,
Ti mi ngrohe ne tendet.
Ti me dhe dashuri,
derisa me cmende.
Flija pa endrra, sot enderroj.
Ngrihesha pa shprese,
sot shpresa e vetme, ty te takoj.
Me rreh zemra serisht,
ndjej qe dua te jetoj.
Flm per gjithcka.
Ta shperblej, përjetësisht!