GJYSHIT TIM
Më vinë në mëndje që larg ato vite,
Kur nëna ime vështronte nga Vjosa.
Më thoshte: - bir, gjyshin tani prite,
E ndjen këtë aromë nga shkoza?
Dëgjon si po vjen që nga trokëllima,
Si muzikë e fortë luajtur në tastjerë,
Të gjithë e dëgjojnë, bir, nuk e dinë,
Është gjyshi jot, që po vjen si erë...
Atëherë nuk kishte tela e telefona,
S’kishte kompjuter që lidhen me valë,
Nëna ime njihte babanë nga jehona,
Që larg e lexonte në të erës fjalë...
Pastaj me rrëmbim hapej portë e kullës,
Si krahë mikpritje prej të dy kanatesh,
Gjyshi im me flamur, që prej udhesh,
Me harkut e portës e me kullën matesh.
Tringëllima e ziles në të kalit qafë,
Oshëtimë e Kaushës, si një ujvarë.
Gjyshi ish fytyrë bukur, por fjalë athtë,
Dhe legjendar në pamje për tu parë...
Vinte si rrebesh, më merrte në duar,
Dhe më vendoste sipër përmbi kalë,
Vetja ngjante me zog duke fluturuar,
Me krahë të bukur, të hapur, të bardhë...
Gjyshi në dorë mbante shpesh një thikë,
Me majën e saj shkruante në një shkop,
Aty unë i lexoja të tijat historitë,
Sepse shkopin kishte mik edhe shok...
Gjyshi historinë kish gdhendur aty,
Turkun, Grekun, Gjermanin në çibuk,
Pastaj flakën ndizte për tre a per dy,
Bythet ua digjte me flakë e me turp...
Gjyshi im i mirë, kur fliste këndonte,
Zërin e kishte si vjosa, lumi plak,
Zogu folenë nga zëri tij lëshonte,
Vraponte cicërinte gëzushëm në park...
Gjyshi vishte fustanellë, xhamadan,
Me thekë të zinj por dhe të qëndisur,
Thonë vriste Turq, Grekë e Gjermanë,
Gurët e malit me sup duke rrokullisur...
Qeshja kur shikoja që nga prehri i tij,
Degën e mustakut kur krihte me dorë,
Nga poshtë më dukej si një perëndi,
Mustaku për mua ishte një kurorë...
Mbaj mënd kur i vura dorën në kobure,
Buzëqeshi lehtë si flladi nëpër malet,
Dhe më pëshpëriti: - koburja don poture,
Se koka e trimit vritet, kurrë nuk falet...
Unë isha i vogël, dhe nuk i njihja trimat,
Por shikoja gjyshin, dhe i kisha përballë,
Sytë, balli i tyre ngjanin me vetëtimat,
Si shkëmb Trebeshine me hekur e strrall...
Malsor gjyshi im, në Grabovë lindur,
Historinë e mori dhe e çojë më lart,
Besën e Çerçizit më tej duke rilinduir,
Unë të tyren sot po e ngrej dhe në art...
Sa herë ikte, me nënën shkonim nga pas,
Deri te mulliri i vjetër i hero të mreçkës,
Kali linte tinguj me potkonj si vals,
Ky ishte koncerti im i parë i jetës...
Nëna i puthte dorën, si vetë babat Zot,
Unë i puthja fjalën që linte për këshillë,
Muzikë më të bukur nuk dëgjoj në botë,
Fjala e gjyshit tim ishte - miljona bilbilë...
Kali fluturonte dhe gjyshi krahë hapur,
Më ngjante me Mujin, apo me Halilin,
Legjendat e lashta që unë kisha kapur,
Gjyshin kishin nënë, për mua aty lindnin...
Ngjante me Gramenon, apo me Shqiponjë,
Që ikte dhe vinte në luftë kundër fashizmit.
Larg ikte vërtet, por mbarapa linte jehonë,
Si koncerti i lashtë i bukur i Ilirizmit...
Unë isha i vogël, por edhe kur u rrita,
Historitë e kombit te gjyshi im i pashë,
Lindur n’luftë me Turkun, Grekun n’prita,
Kurrë s’u nënshtrua as nuk u bë mashë...
Historinë tënde, moj Shqipëri e bukur,
Se mësova në shkollë, as në abetare,
E mësova nga fustanella, tym i çibukut,
Që gjyshi im lëshonte në ajër batare...
Tani që u rrita dhe gjyshi me ka ikur,
E fus nëpër vargje, që ta lexojnë të tjerë,
Historinë e kombit ta mesojmë të mitur,
Ta mësojmë që vetë të bëhemi me vlerë...
Gjyshi vjen në mëndje në kalin me zile,
Herë Gjergj,Shqiponjë krahët e tij hapur,
Unë tingujt e trokut ajrit me vrapime,
Dal i pres te porta, vargje për ti kapur...
Krismat për poema, trokëllimat pres,
Dhe ja dhuroj botës, miq edhe shokë,
Histirinë e Kombit në vargje e zbres,
E përcjell mesazh në të sotmen botë...
Helika e mullirit te kthesë e Zekës,
Rrotullohet lehte nga flladi çdo ditë,
Nga thirrjet e gjyshit, e fjala e besës,
Botës i flet për ngjarjet dhe historitë...
Unë që dua ti lexoj, dal i pres në pritë...