PILO  ZYBA
FJALA ËSHTË ART
  • PILO ZYBA
  • Kritikë
    • Safet Hyseni
    • Pilo Zyba
    • Pilo zyba
  • Librat e mi
  • Krijimtaria ime
    • Pilo Zyba
    • Fabula
    • Tregime >
      • Poema >
        • O hënëz e bukur
        • Nënë Gji-lana
        • Zoti im
        • Miq në shtëpinë e tyre
        • Vizitë te miqtë e mi të vjetër
        • Kanuni i Lekës
    • Fabula >
      • Dashi dhe ferra
      • Poema Për Fëmijë
      • Poezi Për Fëmijë
    • Poema humoristike
    • Fabula Për Fëmijë
    • Tregime Për Fëmijë
    • Tregime Humoristike
    • Reportazh
    • Histori
    • Kujtime
    • Analizë
    • Muzikë
    • Përkthime
  • TREGIME
    • Izota Rexho Haruni
  • REPORTAZHE
  • Histori
    • Pilo Zyba
  • Autorë të tjerë
    • Eli Kendezi Cabiri
    • Anejla Lako
    • Armenida Qyqja
    • Enxhi Krasniqi
    • Pilo Zyba
    • Ariana Bytyqi
    • Saranda Shala
    • Yllka Ymeri
    • Alma Jahja
    • Bledi Ylli
    • Fatmire Zenelaj
    • Vjollca Koni
    • Donike Rrethej
    • Ndue Lazri
    • Rina Sinani
    • Liridona Shehu
    • Mimoza Çekiçi Rista
    • Ganimete Jashari
    • Aidana Hyka
    • Alketa Bershaj
    • Blerina Bregu
    • Grigor Jovani
    • Dora Veshi
    • Enkeleda Ristani
    • Erjeta Kici
    • Ema Imeri
    • Elisa Gjerani
    • Erjola Musaraj
    • Tereza Paluka
    • Marjeta Çulla
    • Luljeta Shala
    • Natyra Kuçi
    • Genta Kaloçi
    • Ina Ristani
    • Ivana Dervishi
    • Keti Agaj
    • Lori Xhaferri
    • Gentjana Fejzo Avdiaj
    • Sofia Ziri
    • Matilda Haskaj
    • Mimoza Rexhvelaj
    • Silvana Berki
    • ANILA DAHRIU
    • ALKETA MAKSUTI
    • Jorgo Telo
    • SAJMIR HIDE
    • DESHIRA HAXHI
    • Erjola GJOKA
    • BESIANA GJERGJI
    • Venka Capa
    • Liranda Zenuni
    • Petraq Kote
    • Elona Çuliq
    • Fran Ukcama
    • Lindita Prenga
    • Silvana Berki
    • Dhimitër Kokaveshi
    • enxhi krasniqi
    • Mina Caushi
    • Donika Komani
    • Besiana Avdyl Gjergji
    • Maci Canolli
    • Flora Peci
    • Albana Subashi
    • Ajete Shaban Beqiraj
    • Myrvete Osmani
    • GRETA KADARE TETA
    • Prend Buzhala
    • Belantina Venari
    • Amijet Vinca
    • Jehona Gashi
Picture

Myrvete Osmani


PA PRITUR


Mbrëmë më ngatrrove nëpër rrugëtimin e nisur
Me vargjet mbi supe doja të mbërrija deri tek ti
Si akull i thepisur nga kupolë e qiellit u shkëpute zbrite
Mu në mes orgjishë në dehje ta fikësh të paktin ndriqimin tim!
Më preve të ndrojturat vargjet e mia çtu desh ty miku im
Në gufallë shpirti qëmotshëm endeshin pa shpresë tu vëje frengjinë
E lënguar mes harkesh mëtonin verbërisht të ngjirura pa të paktin zë
Më bëre të vishem me pëlhurë lotësh të piktë, si vesë trishtimi tani më!

Ti ç'kërkoje në mua orëve të vona ashtu papritur!?
Të përderdhurat zingjirë shkëputur të shkretë i lëkundje përsëri
Sa nuk rizgjove mbështjellimin gjarpëruar të tyre helmues
Thesaret e fshehura brenda gëzhojes së thyer ti vrisje mu tani!
Ah lëkurën time erë-ëndëshme sa nuk e braktisën muzat at cast,
Mes mijatrishtimesh të llahtarisura sa nuk u tretën amullive në zi!
S'më mbeti veqse dyer kështjellash të rrënoja sa ndryra të jen
Si në shtat dryrët e përrallave të shtrigave nëpër mite
Gjëmueshëm ti thyeja qmendurishtë vetëm për ty !




MBI PLAGËN TIME
Nëpër kalldërmet e qytetit tim,
Sonte udhët janë shprazur plot heshtje.
Shpërlahet e gjithëditës kujtesa kudo
Dhe pluhuri i dendur i një harrese
Por jo asnjëher kujtimi ,qe unë mbajë për ty!!

Së bashku me këtë shi të kaltër vjeshte ke zbritur,
Mes dallgësh të përleshura të detit tim, tunduar ke rënë
Si mëndafsh të ngrohtë mbi plagën time do të mbajë!
Sa do të mund të qëndrosh me barkën tuaj shtegtimtar
Oazave të shpirtit tim të mbetesh,
I vetmi dhe i paharruari lundrimtarë !



SA PASHE IMAZHIN TËND

Në lëndinën e shpirtit tim nemitur mbeta,sa të pashë si muzgu, heshtja mbi mua ra
Me vjeshtën që dua aq shumë, për një qast si feniks erdhe rrëmbimthi për të më vrarë
E panjohur ishte dhembja ime deri dje, aq sa nata që te solli ty luftëtarë!
Në zemrën e plasur hape plagë të re tani, Por pse ti vallë?
çfarë kishte buza jote zjarmi e qarë më thuaj, vetëm unë ta di rënkimin tëndë, më fal!
çfarë syri ytë fshihte trishtim apo zjarmi, sa më ke dërmuar ta them unë tani!

Nxitoj që ta mbajë fytyrën tënde këputur si gjeth, shikimit tënd më thuaj , çfarë i ngjau?
Ti sonte i gjason detit të trazuar plot valë, vonuar jam që lotin tënd ta shpërlajë
Qëmoti hëna qenka fshehur pas resh të nxira dendur mbi ty, e unë stë paskam parë!

Gjethet me shiun jashtë fëshfërijnë e gjuhën e tyre se kuptoj dot
Ç'pështjellim dhembje aty brenda teje po ngjet, imazhi yt çfarë më thotë?
Luftëtar i lodhur nën cilën qati po tretesh, unë dhe askush kurrë pa të parë?!



RIGON SHI


Rigon shi tokën zbruhë
krahrorët e djersitura derdhen mbi te
dielli kaptoj parakohorë
gjelbrimi ngashnjyes ende

Në mbrëmjet e vona
zëra të rralluara
të gjithë si zogjë shtegtarë
ngarendin ne kuvlija

Rigon shi qetsia mbulon
tiktaket e orës shënojnë
kohën në kalim
më kthim prapa s'ka

Në lagjen periferike dendur rigon shi
ret rëndojnë mbi strehë sikur botën mbajn mbi supe
shpirtrat terthorazi ndjellin dashuritë e përgjumur

Në pritje të pranverës rigon shi
rojes nganjiher i humbet rruga
në vendë të huaj
kërkon strukjen

Megjitatë ëmbël më vie
si naktar i luleve
mbrëmjeve Vushtrriase poezija
mbështjellë me shi të qetë....


KOHE E TRISHTE

NE UNIN TENDE TE BRISHTE
SIKUR VITET PASKAN LOZUR ME DINAKERI
HOJET LOZONJARE PERPLASUR NE FYTYR TE JAN
E TRISHTIM I HIRNOSUR
NE SYT E TU QENKA NGRI....

SUPEVE TUAJA TE TEJKRRYSURA
SHTEGTIME MARAZESH RENDOKAN SHUME
GJEMEN TA SHUANTE GJEME E TE TURBULLIT LUME

TERTHOR TE PASKESHIN ZENE KRYQE MURGJERISH
ME UJE TE "BEKUAR" PISHTARET TI FANITEN
AH... BOTE E TRISHTE MBI UNIN TENDE TE BRISHTE
SA GJURME PASKA LENE.









Powered by Create your own unique website with customizable templates.