PETRAQ KOTE
Petraq
Kote u lind në Sheq Marinas, Fier më 27 shkurt 1959 nga prindërit Todi Kote dhe
Kalije Dumi. Të dy me shtetësi dhe kombësi shqiptare. Arsimin tetëvjeçar e kreu
në vendlindje 1966 - 1974. Në vitin 1974 – 1978 studioi në shkollën e mesme
ushtarake "Skënderbej" në Tiranë. Akademinë e Forcave Tokësore e
përfundoi po në Tiranë në vitet 1979 – 1982, ku u diplomua për specialitetin
“Fizkulturë “. Në vitin 2006 – 2010 studioi dhe u diplomua në Universitetin
"Ismail Qemali", Vlorë, në fakultetin e shkencave humane, dega gjuhë
– letërsi shqipe. Pas diplomimit të parë u emërua Shef i Përgatitjes Fizike të
Brigadës së nëndetëseve të Republikës së Shqipërisë.
Më vonë Shef i Përgatitjes Fizike të Divizionin Fier. Shef i Kulturës së Bashkisë Fier deri në vitin 2002. Aktualisht është kryeredaktor i gazetës letrare mujore " Fieri Profil " dhe specialist i trashëgimisë kulturore në drejtorinë e kulturës së bashkisë, Fier.
Ka shkruar letërsi qysh në rininë e hershme, në rrethin letrar të shkollës së mesme ushtarake "Skënderbej" Tiranë, ku udhëheqëse e rrethit letrar ishte mësuesja e letërsisë dhe poete zonja Vasilika Vasi.
"Është poet, publicist, eseist i shkëlqyer", - thotë dr. Moikom Zeqo. Krijimtarinë e tij poetike e kanë vlerësuar kritikë, studiues të shumtë brenda dhe jashtë vendit. Ka botuar vëllimet poetike.
"Këngë e Marrë" 1996 shtëpia botuese "Planet" Fier,
"Humbja" 1998 shtëpia botuese "Darmisa" Fier,
"Ranë Këmbanat" 1997 shtëpia botuese "Planet" Fier,
"Muza" 1999 shtëpia botuese "Albapress" Fier,
"Këngë e Parrëfyer" 2001 shtëpia botuese "Darmisa" Fier,
"Këngët e Motmotit" 2003 shtëpia botuese "Ymeraj" Fier,
"Mirë se erdhe Lamtumirë !..." shtëpia botuese "Globus. R" Tiranë,
"Portretin kam varur në muret e kohës" 2008 shtëpia botuese "Globus. R" 2008.
Ka botuar dy vëllime me tregime
"Ngjarje ndër Muzakë - 1" 1999 shtëpia botuese "Albapress" Fier,
"Ngjarje ndër Muzakë – 2" 2005 shtëpia botuese "Ombra GVG" Tiranë,
Publicistika më e shquar e tij është
"Hija... e Kadaresë",
"Lasgushi dhe Kosova",
"Një çast me Migjenin",
"Kritika Letrare Shqiptare dhe prof. Adriatik Kalluli",
"Dasma e Kreshbardhës",
"Diktatura Letrare shqiptare",
"Poezi që gjëmon më parë se të vetëtijë",
"Hija... e Kadaresë, shënime
"Qiellëzanat Trillane", shënime për romanin "Darka e Gabuar" të Kadaresë etj.
"Më kujton Kostandin Paustovskin" në librin me tregime
"Ngjarje ndër Muzakë – 2" – Shkruan studiuesi dhe përkthyesi Perikli Jorgoni
"Petraq Kote është poet i klasit të parë. Poet i dhimbjes kombëtare", ka thënë prof. Adriatik Kallulli.
"Atdheu lakuriq në një poezi pa stoli... të stilit avantgard", ka shkruar prof. Agim Vinca. "...është nder por edhe privilegj të lexosh e shkruash për poezinë e Petraq Kotes..." shkruan dr. Faik Shkodra.
"Petraq Kote po ngre një Apolloni letrare ilirike", ka shkruar poeti dhe publicisti Ylli Xhaferri.
"... ai është dinjitet poetik..." shkruan Xhevahir Spahiu.
"...fjala te poezia e P. Kotes edhe gjen vetveten", shkruan prof. Valter Memisha
"...klasi i lartë i leksikut i derdhur në vargje e vendos atë, në çdo hapësirë lexonjëse elitare", ka shkruar prof. Bardhosh Gaçe.
"...poezia e Petraq Kotes rrjedh me natyrshmërinë e lindjes së një dite të re apo me fluturimin e një zogu" ka shkruar poeti, studiuesi dhe përkthyesi Xhevdet Shehu.
"...poeti Kote mund të quhet l’enfant terrible për nga forca tronditëse që përmban vargu i tij. Kontribuon denjësisht në poezinë e re shqiptare duke iu shtuar atij grupi poetësh shqiptarë që meritojnë të studiohen dhe të mbahen në radarin si të studiuesve, ashtu dhe kritikës letrare" ka shkruar Aida Dismondy në revistën Illyria dhe Kuvendi në Amerikë. Është përkthyer në rumanisht nga revista "Haemus", 2009 nën titullin "Trenul ce fuge de durere".Është botuar në revistën letrare "Illyria", "Albpoem", "Floart Press", "Kuvendi" në SH. B. A. 2008.
Është anëtar i klubit te Shkrimtareve Shqiptare ne Bote "Drita" me qendër ne Athine dhe një kohe sekretar i këtij klubi, është anëtar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqipërisë, është anëtar i Akademisë Evropiane te Artit, është anëtar i klubit letrar "Bota e Re" Amerike. Ka fituar mjaft çmime, i fundit ishte çmimi "Migjeni" për librin poetik " Mirë se erdhe lamtumirë !..." dhënë nga Klubi i Shkrimtarëve në Botë "DRITA" dhe revista Letrare - Kulturore "Pelegrin" në Athinë
LIRIKA VJESHTE NGA PETRAQ KOTE
Balada e vjeshtës…
©Petraq kote
Ah kjo vjeshtë!...
Vjet më mori fjalët që të thoja ty
dhe bulevardi i qytetit tim u bë shtyllë
këmbët e mia e dinë sa e gjatë është kjo shtyllë!
Në majën e saj lidha fijet e shpresës por ti nuk u ktheve.
Këtë pranverë shtylla çeli lule,
fjalët që të thoja ty
këtë pranverë erdhi dhe një vashë në dashurinë time.
Dje këputi lule te shtylla
mi dhuroj mua
edhe fijet e shpresës i ka varur në gjoks
me një medalion vjeshte.
Tani më kujtohet
se ti mërziteshe sa herë mbi çatinë e kështjellës sonë të vjeshtës
ulej mjegulla e re.
Unë nuk shkruaj dot balada për vjeshtën
një zog i verdhë shkruan…
Fier, 8 nëntor 2010
Dashuri e parë
©Petraq Kote
Pas s’parës puthje mu bë se vinte
fushës së qiellit mes për mes
o Zot, sa bukur ajo shtrinte
hapej një udhëz, një ujdhesë!
Hapi hapit fustani hapej
posht tij magjiste venusi i ri
e krihte era e miklonte
ia ngulte buzët mbi të bardhin, gji
I mpir i dehur i nemitur
vështroja humbur i pa zë
vërtetë tek unë, pyesja, vjen
kjo perri vashë, ky fat dhe më!
Erdhi e s’foli as më zhveshi
Por mishin tim e rrethoi
me një përkëdhelje rrezellore
pastaj tërë shpirtin ma pushtoi…
Papritur
©Petraq Kote
Papritur - habitur duken pemët lakuriq
rrugët të mbushura gjithë baltë
O Zot!- klithim, - iku jeta.
ç'menduam!... paska qenë... sa pak
Nuk mundëm të rishihnim as të dashurat
pa lotë t'u thoshim: Lamtumirë!
Pas baltës matanë pemëve të mardhura
oh, po duken dherat e ngrirë!...
Tiranë vjeshtë 2010
Mua s’ka kush më kthehet përveç mendjes…
©Petraq Kote
E ç’të besoj tek ikjet!
Ti gjithmonë ikje ke patur e dashur
andej nga ikin erërat e ftohta
vetmia grunduar me hënë
dhe shikimi im i kaltër qepur në xhaketën tënde prej mermeri të ujshëm.
Shikoje një herë shpinën në pasqyrë
ka sytë pikëllima aty
më vështron nga vrima e lotit.
Sonte është zjarr në pyjet e zezë të reve
me urë në dorë vetëtima nuk ndalet së ndezuri drurë.
Ndalja jote mbeti e vjetër në honin e zemrës…
Ai plepi i vetmuar që mbolli nëna ime 50 vjet më parë, jam unë
me dimrin komshi.
Natën vijnë sazet, qajnë, e shkojnë si ty
Lart pyjet po shuhen
ndriçimi është gjëja e fundit që dielli mendon dhe bënë
ai digjet për ngrohje, nesër
e shkonë e fle në shtëpinë e vetë të verës
po ti ku fle?
Mua s’ka kush të më kthehet përveç mendjes…
Fier, vjeshtë 2010
Ka një re, motër, nëna ime
ia kushtoj tezes sime V. Dumi Filk
©Petraq kote
Ka një re, motër, nëna ime.
Vjen çdo ditë tek qielli ujë i derdhur kove mbi sipërfaqen e llustërt të çimentos
që rrethon pusin
takon nënën
seç flasin ca fjalë që vetëm prifti i fshatit i di
dhe ajo qan e thahet…
Kur ishin të reja
aty vinte një uragan
është gjyshi më thoshin mua dhe në qiell dëgjoja një këngë të moçme shqipe,
gjëmonte.
Brez pas brezi kështu ndodh tek pusi i shtëpisë sime
vijnë re, stuhi, uragane
bisedojnë me njerëzit
herën e fundit erdhi një yjnesh aty dhe nuk donte të ikte nga qielli i pellgut
dhe pse uji u tha
ajo nuk është memece, nuk di shqip.
Nëna thotë se ka ngatërruar shtëpinë
por le të rrijë!
Fier, vjeshtë e tretë 2010
Gjethet e vendit tim
Petraq Kote©
Të fundmen këngë të dashurisë kënduan
dhe vdiqën plotë gravitet së bashku me vjeshtën gjethet e vendit tim
era e hollë e dhjetorit i mori i varrosi pa madhështi ku mundi
një kryq djerse u nguli në çdo kokë dhe iku bënë meshë në kishën e dimrit
deri në vjeshtë atje do të pres këngën e fundit të brengës…
Qajnë degët me vaj epik
tkurren në trungje dhe elegji të reja shkruajnë
në faqet e qindraherë korrigjuara të rrënjve.
Fier. fundvjeshtë 2010
Të gjitha ditët e mia tani janë pritje.
©Petraq Kote
Të dy lindëm nën tavanin e fshatit SheqMarinas
këndonte pylli i nusërisë së nënave tona, atëhere
shikonim hënën që na dukej si sisë
dhe zgjatnim duart
me duart e zgjuara ti kape një zog, të hyri në gojë
dhe po këndoje
Unë nuk dija të kapja zogj atëhere
dhe qaja.
Të dashurova atë ditë që kishte humbur një hero
në fshatin tonë
për të cilin vajtonte nën pullazin e shtëpisë sime
ai zogu që kape ti ditën e lindjes
fëmija e komshiut me sy myzeqeje
më thoshte se ai zog nuk qan se humbi heroi
qan se të iku ty e dashura…
të gjitha ditët e mia tani janë pritje.
Fier, vjeshtë 2010
… nën lëkurën e dritës
© Petraq Kote
Mi more të gjitha ç’ndjeja për ty
dhe ike
më larg se dielli në solstitin e dimrit.
Mbeta përsëri fillim dashurie nën lëkurën e dritës.
Ti nuk do të vish në verë
siç vjen djelli përsëri afër tokës!
Harrove?
Nga zjarri që digjje brenda vetes ngrohesha unë.
Tani ndihem dimër,
brinjën e anës tënde m’a shkund një erë pa emër.
Dikur isha i gjithi pranverë
qielli nuk më nxente kur e vishja
dallandyshet më ndihmonin të mos e gërrisje
Herë, herë në qiell hynte një skifter
rrëmbente dallandyshe…
Por ty nuk të mori askush
të rrëmbeu liria.
Më tregojnë se të është ëndërruar dashuria jonë!
Ti, nuk e merr dot më udhën e kthimit
sipër saj tani kanë mbirë gjurmë që ti i harroje.
Shkoj unë, atje, çdo kohë
pres një dhe e djeg në oxhakun e dimrit tim të uritur.
Kur të mbaroj së preri pylli i gjurmëve, do duket rruga
po atëhere ti do të jesh, e tretur!…
Ani, ti eja edhe e tretur!
Fier, dimër 2010
Pemëza e virgjërisë
©Petraq kote
Po unë përse e zhvesh me sy atë vajzë
veshur me trotuarë dhe bukuri
siç dimri po zhvesh me duar një pjeshkë në kopështin e tij me ngrohje!
Ah, kjo kollë e vogël mbiu si pemëz në buzët e saj!
Ja, peshkatarët erdhën
por detin e harruan të lodhur në bregun e rritur.
Çismet e tyre më kujtojnë shandanët e qirinjve
të ndezur
të cilët i shuanë vajza lakuriq në përvjetorin e parë të zjarrit
që ra në buzët e saj
dhe dogji pemëzën që s’ishte e kollës por e virgjërisë…
Fier, verë 2010
Ti do të vish
©Petraq Kote
Ti do të vish
dhe unë po të pres me zogun tim të dashurisë
tek pema me gjethe nderi e pritjes!
Era pushoj
nuk po e përkund pemën si lamtumirat e dikurshme me dorë.
Shiu do të këputet nga litarët e reve të vjetra
dhe do të flas me tokën ca fjalë të mira për ne.
Do të vij edhe qielli
deri te porta e diellit.
Unë nuk di të luaj serenata
rosat e egra fëmijëria ime i kapte me lak
kripthet i ndillnin, ato…
Ti do të vish!
Tiranë, 19 nëntor 2010
Gozhdën e tradhëtisë e mbaj në dorë për bastun
©Petraq Kote
Erdhi mëngjesi dhe shkoi në ditën e largët me kujtime,
shkeli hapin tim
nuk e di se nga ç’male dramash zbret ai i ftohur
por dhimbja mbeti prapa
mes dhëmbëve të mi
arredimit të lashtë të fytyrës.
Pas pak dhe do të vij mbrëmja me dimër
unë e lëviza këmbën
e shtriva në krevat
nuk më pëlqen të kem dhimbje nate me shi.
Oh, një gozhdë sa kulmi i çatisë m’u ngul në shpinë!
Kur zbrita në rrugë edhe qyteti çalonte
arrin tanë
të më shkel gjithçka…
Gozhdën e tradhëtisë e mbaj në dorë për bastun.
… nuk i ndjej më dhimbjet
ato mbetën tek vizita ime e pamundur në pranverë.
Tiranë, 16 nëntor 2010