MË FAL DASHURI
Më fal, e dashur, që lumin e fjalës
Ta preva në mes me një thikë,
Bëlbezimin e lehtë, dashurinë e valës
Ta ktheva , coptova pikë – pikë!
Shpellën e gjoksit në breg të thepisur
Ti shpirtin e brishtë të lutem mos lërë,
Kalaja e ndjenjës prej kohësh e nisur
Nuk mund të bjerë si grumbull me rërë!
E di që pasqyrën e shpirtit ta theva
Si rrugaç i prapë, i pa gdhëndur,
Si krimbi ngadalë dhe zemrëm ta breva
Rrugëve me kot pa qëllim i endur.
Më fal që thura me mëndje poeti
Një çark figurash me fjalë,
Ku mëndja nga ankthi gjithë natën sfjeti
Gumzhinte, oshëtinte si deti me valë.
Më fal, e dashur, që lulen e brishtë
Në kopshtin që ke të bleruar,
Me retë e shiut dhe erën e trishtë
Me ujë i përmbyta me vrull duke shkuar!
Më mërr të lutem në krahët e tu
Përkundëm ngadalë, qëllomë,
Që rrugëve mos endem për jetë kuturu
Puthmë, më mbaj dhe shtërngomë.
Dhuromë puthje, ujvarë bëlbëzimesh
Që endërra të vijë valë – valë,
Të ikin largohen karvanë trishtimesh
Nga shkretëtirë e shpirtit ngadalë.
Dhe hap një oaz, ku ujët të dalë
Me etje të pijë vetë dashuria,
Vetëm përkëdhelje dhuromë ngadalë
Në natën e tmerreve të mia.
E gjatë kjo natë, e gjatë sa jeta,
E trishtë me ankth dhe me tmerr,
Sa rëndë me heshta godet e verteta
Dhe shpirtin qëllon kur shenjë merr.
Më puth, e dashur, më puth pa fund
Qelizën e fundit në shpirtin e ftohtë,
Ai pa fjalët e tua nuk mund
Dridhet, ka ftohtë në këtë botë.
Ti eja dhe dorën e vogël dhuromë
Në rrugën e nisur ne bashkë të ecim,
Dhe pranë në jetë gjithmonë qëndromë
Si dy të dashuruar për jetë të baresim.
Shtrëngomë, shtrëngomë, të tretem, të shtrydhem
Në krahët e tu të rrjedh pikë – pikë,
Se dhimbjet e forta shpirtin ma ndrydhen
I etur do vdes për dashuri dhe dritë.
Veç teje në botë nuk kam njeri tjetër
Jam gjethe e zverdhur, nga era e tundur,
Ti kurrë mos më lerë atje ku më ke gjetur
Pa ty në botë jam betejë e humbur...
Veç prania jote më bëka të lumtur.