KUR MË VJEN SI NJË BALADË
Iku lulezimi i veres,
Dimri qiellit po derdh lot.
Grindet dimiri, gjuhe e eres,
Në dritare diç me thote...
Eshte nate, hena fshehur,
Une mbeshtjelle ne krevat.
Dashuria si nje engjell,
Po troket, kerkon nje fat...
Si nje morse e rreh deren,
Prane xhamit te ballkonit.
Trokitja me vjen nga larg,
Si lutje qe vjen prej honit...
Turrem vrap e hap kanatet,
Them se qenka e vertete.
Ti qendron ne mes te dimrit,
Peme e xhveshur dhe pa flete...
Ne trup nuk me paske rroba,
Monoment i Aferdites,
Prane me bie ngrohtesine,
Edhe bukurine e dites...
Dhe me flet me ze te embel :
- Kam gjithë jeten te kjo derë.
Dimri po me ngrin si bust,
Shpirtin po ma merr kjo ere...
- Pse je xhveshur, zemra ime,
Them me zemren qe me rreh...
- Permbi qiellin tim te trupit,
Nuk desha rrobet si një re...
Dua te jem veç e lare,
Nga veshtrimi jot dhe puthjet,
Me çarçaf te dashurisë,
Të me mbeshtjellesh dhe lutjet...
Te me mbash keshtu te xhveshur,
Nga mendimet e ligesite.
Me perkedheli dhe puthje,
Të me mbulosh veç me dritë!?
Te marr ne krahet e mi,
Dridhet buza qe prej afshit.
Si gjethi i shpirtit tim,
Në krevatet e mendafshit...
Ti me ngrohesh e ve krah,
Dhe me thua...shume te dua...
Permbi buze e permbi trup,
Lule derdhesh permbi mua..
Ah, me mbyt me te puthur,
Në sy e ne kraharor.
Ndersa buzet i largon,
Nje lule me le me dorë...
Nje lule ne vend te puthjes,
Jete çel gjithë gezim.
Duke lene permbi mua,
Nje ndjenje e nje kujtim...
Lumturi na kish pushtuar,
Kishim vene endrra dhe kra...
Tutje per te fluturuar,
Në udhetime te medha...
Ne udhtime te pa fund,
Në rrugen e gjate te jetes.
Ku ndjenja lehte perkund,
Lumturine e se vertetes...
Ti ben BRAF...carcafet flak,
Dhe me nisesh per nga dera.
Ndersa jashte çirret dimri,
Daullet po i rreh era...
Pas te ndjek, nuk te ze dot,
Nuk ke bluze dhe as menga.
Kur u zgjova, e kuptova,
Se qenkam brenda ne endrra...
Bie i lodhur mbi carcaf,
Që me ngjajne si nje bore.
Jane te ftohte, jane te lehte,
Nuk i ngroh dot asnje dore...
Krahet i kthej i cfilitur,
Dhe therres me zerin harp...
- Eja se paskam te ftohte,
Persa kohe qe ti je larg...
Pa ty pranvera e bukur,
Behet dimer dhe ne varg!..