Cikël poetik nga Angjelina Krasniqi
DERËN KAM LËNË HAPUR
Në avullin e gjumit prej yllit dëgjoj lutje:
“Do vi këtë mbrëmje, Ti derën lëre hapur!”
Kam frikë, nuk do njohësh sytë në vuajtje,
Në pasqyrëzat e thyera që janë përhapur.
Me skeletin tim në krah unë notoj në heshtje,
Zjarrflaka e festës lëpihet qiellit të kromuar,
Qërpikdredhur e këmishbardhë pres me ëndje,
Notat fëshfërisin melodinë e shpirtit tejholluar.
Derëhapur të pres, këtë natë i dashur, TI eja,
Dorë përdore të ikim, si mjalti të derdhemi,
Me mollëzat e gishtërinjëve të lozim si era,
Nën ritëm të krahëve të erës të ledhatohemi.
Derën kam lënë hapur, të pres dhe nëse tretem,
Të pish qumështin e shpirtit, e ta shuash etjen.
LUNDROJ NË DET GËZIMESH
Në det gëzimesh ka vite që unë lundroj,
Me vela ëndërrash hapur skaj më skaj,
As brigje, as port nuk dua që të kërkoj,
Valëzim-lundrimin në det dua ta mbaj.
Le të jem anije në detin tonë të hapur,
Të luaj me erën që ti nga larg e dërgon,
Hapësirat e lumturisë tej e tej pa matur,
Mes valës së bukur, që hidhet e këndon.
Dua veç aromë, flladembël dhe të lehtë,
Në detin pa brigje të lundrojmë në jetë...
ORËT PAS MESANTE
Hëna mbrëmë në orët e mesnatës zbriti mbi timin ballë,
U var në qafë, si të ishte më e madhja, e bukura ujvarë!...
Zbriti tatpjetë gëzimeve të mia tek prekte afshe-ndezur
Zëri i ujvarës u bë ninulë e shpirtin ma hodhi pezull.
Ti hyre nën flladin flokëlagur e të larë nga dritëhëna,
Nën këngën e buzëve, fëshfërimën që lëshonte ndjenja.
Hyre në pranverën e lulzimtrupi, more aromën që bart,
Puthe petaltrëndafilin, shpirtrat fluturuan si zogj lart.
U derdhën të pastërta frymëra, shpirtra mes përjetimesh
Vello e bardhë puhishëm, gjurmëve të lara lotgëzimesh.
Sot në letrën e bardhë të shpirtit,në ritem kënge e lapsi,
Me ngjyrën e zemrës, shkruaj ndjenjën që shpërtheu, plasi.
Ndjenjë, përmes tokës e qiellit, mes hapave të një vallsi!...
TINGËLLIMË E FILDISHTË
Ti erdhe në degën që lëkundej nga fortuna,
Kujdesshëm me majën e gishtërinjëve çukite,
Shpërveshe ndërgjegjën time jashtë e mbrënda,
Shkunde shtresat mbrenda shpirtit, nuk prite.
Më gjete të papërgatitur si lule qumështi,
Të djersitur nën dritën e bardhë si në ëndërr,
Rrënqethje të rrezikshme më rrëmbyen,
Nga gota e mbushur me zërin tënd të ëmbël.
Tingëllite me delikates’ përkedheljet e fildishta
Me kujdes hape librin e frymarrjes së lehtë:
“Eja të shfletojmë ëndrrën tone fletë për fletë”!...
NJË DRITË PARAJSE
S'dua të mbetëm pjesë e pasqyrës së thyer,
Me qelqin e njollosur që koha e gërryen,
Dua xhama të fiksuar, të bronzta korniza,
Dhe pjesë të thesarit të psalmuar si shtiza.
S'dua çelës para portës së madhe të shpirtit,
Thirrja e saj është më e fort’ se loja e prillit,
E cytur nga besimi në formulen e shenjtë,
Dashurinë e entimemuar e kërkoj të denjë.
Si t'i gjejmë ngjyrat vezulluese të shpirt
Sidomos atë blunë e kthjellët si ndritë,
Q; dielli të shikojë nga lart pa bërë naze,
T'u hedhë trupave tanë një dritë parajse?
DASHURIA S'ËSHTË GARË VRAPIMI
Dashuria nuk është predikim pa cak e skaj,
Është e pashqiptueshmja, e pamësueshmja,
Ajo, që përjetohet në orën e ndiçimit të saj.
Përmes syve rrëshqasin ëmbël dritë dhe hije,
Përmes zemres vrapojnë lehtë hënë edhe yje.
Nuk është garë vrapimi për të arritur në zenith,
Është ndjenjë, lumturinë që shpirtin e zgjidh.
Është thellësia e parrënueshme që secili e bart,
Është mish e trup, mendim e ide që ngrihet lart?!...
Jo!... Jo!... Dashuria është ndjenjë që nuk mësohet,
Është koncert, nga shpirti i dashuruar dirigjohet!...
AROMË JETE
Dua të të shtërngoj dhe puth,
Duart i zgjas në këtë mbrëmje,
Por Ti je larg - larg, me ngut,
Shpirti im të kërkon me ëndje.
A thua e ndjen buzën e ngrohtë,
Era që lodron e zemra më djeg?
I shtrenjëti im, eja se kam të ftohtë,
Eja, eja, buzën kam var në një degë.
Nuk jam vetëm, të kam të tërin në shpirt,
Aroma jote m'ndjek, m'prek, me jep dritë...
PAFAJËSI
Toka mban lagështi, nga degët shiu shkundet,
Valëngrohtat trupin mbështjellin ëmbël, ëmbël.
Në djepin e përkëdheljeve ëndrra përkundet,
Të pafajshmit sy, flasin me ndjenjë të ëndërrt.
Tingëllima e puthjes rrjedh mbi shpinën e lirë,
Ngjaso tingullit që lëshon pika e shiut mbi lule.
Çdo prejkje ndjehet, rrëshqet bulëzë vese e mirë,
Shkëndija derdhen, ngrihen lirë lartë qiellit pa ulje.
Thellë ndjehet vrulli i frymarrjes - puhizë mbi lëkurë, lutje!
ZEMRA NUK ËSHTË GUR
Mendon se hyre në të butën mbreteri,
Në të ndjeshmin, shpirtin e një femre,
Do të ta quaj dobesi, dhe tejet dobesi,
Të shkarravitesh xhepat e një zemre.
Zemra nuk është gur, për t’u hedhur tutje,
Apo për ta përdorur për zbukurime muri,
Është bartëse e bukur, e ndjenjës së shenjtë,
Në lumënjtë e mbrëndshëm të një trupi.
Ta kesh kujdes, ta përdorësh me mënçuri,
Nuk ka kështjellë të forte, pa zëmrën njeri!...
FLLADFRESKU MË PREKU
Shpërndahen pa fund nota muzikore,
Vibrojnë në ajër thirrjet kohërente.
Hija ime e zhytur në ngjyrë engjëllore,
Përhidhet me valle-lëvizje violente.
Ndjesi si e një këmishe të re në lëkurë,
Flakët si dritë vere ringjallen si puhizera.
Dritë-dielli e fllad-fresku prekin timin nur,
Në extremin e pastër të jetës u ngërtheva.
Portëzat të hapura përballë portës kryesore,
Zgjohen gjethet e reja nga puhiza pranverore.
NËNKRESË KAM ËNDRRAT
Jam një femër, njeri si gjithë të tjerët,
Kam ndjenja, shpirt, kam edhe zëmër,
Bie von në gjumë, dhe ngrihem herët,
Shkronjat kam nënkrese për ëndërr.
Pastaj marr laps, bllok dhe thur këngë,
Derdh ndjenjën e manushaqtë në letra.
Herë tingull-ëmbël, herë tingull-rëndë,
Gufallë e ngrohtë të jehoj nëpër vepra...
Vitet rrjedhin, shkojnë nëpër shtigje,
Nëpër gjelbërime mbushur nga blerimi.
Kënga ime futet në lugina dhe brigje,
Nota këngëzimi dhe prej mallëngjimi.
Me penë sa të jetë gjallë,lufton poeti,
Të hedhi në kartë mbresa e kërkesa,
Vargjet ngjyen nga shpresa që i mbeti
Mëngjeseve trendafil, mbuluar nga vesa...
Me vargje u flas mes ëndrrave të zhveshura,
Pres në jetë t’i bëjë realitet, t’i lexoni në vepra.

ANGJELINA KRASNIQI
MËNGJESPRITJET E MIA
Mëngjespritjet ngjyros me ngjyren e rrezes së parë,
Mbushur elan, brigjet e zemrës shtroj rrugë e urë.
Krahët e një pupëze shtrij të flatroj qiellit rebardhë,
Përtej shtrëngatës mbart vegimin peng mbetur dikur.
Shpirti u lodh duke bredhur ëndrrash si zogu i natës,
Ndaloni ju trokitje të stuhishme pritjeje mes mërzisë.
Shpresa ime, në shtratin foshnjor zbrit erës së valës,
Puhizëtingullin nise të vrasë mallpeshën e largësisë!
VALËT E PRUSHTA
Në diellin e veres shikimin kam tretur,
Dhe shpirtin kam ngulur dëshirë aty,
Më kaplon valëprushi mbi trup hedhur,
Më zhurit malli, që të të kam pranë ty.
Mes valës së detit lundroj parreshtur,
Trishtimin në pritje e prek loti mbytës,
Ndjehem notuese përjetësisht e etur,
Në vështrimin e butë të syve mallpritës.
Mes dallgëve të pashuara të pres, eja...
Dashurinë të largojmë nga blic - rrufeja.
ËNDERRA E BRISHTË
O ëndrra ime e brishtë dhe trishtë ,
Pagjumësive gjakdhembje shkund,
Prek thumbueshëm timin shpirtë,
Si gjethe vjeshte, lëkundem pa fund!...
Përse gjumin ma vjedh çdo natë,
Përse murëve më shfaqesh si hije?
Mëngjeseve syhapur me gjenë prapë,
Dhe prapë aty rrapëllon kur terri bie!
Përse rrahjet e zemrës shpejtojnë,
Përse duart më dridhen si një tel?
Pse frymarrjet e thella më shpojnë,
Përse shpirti nga trupi fluturon e del?
Si perde mendafshi endet hapësirës,
Përlahet me mua,akuzon e bërtet:
“Deshe të njohësh ç’është dashuria,
Në këtë moshë,ku floku i thinjur flet” ?!
DITË VJESHTE
Nata derdh mbi trupat tanë hijet e pemëve
Të zdeshura nga vjeshta qëndrojnë heshtur,
Nuk na ndaloi fëshfërima orkestrike e fletëve
Nuk përfillëm fare misterin e stinës që ka reshtur.
Unë rend pas trugut të tyre të gjerë e lekurëtrash
Fshihem bëje loje ngazellyese mes gjethesh tutje,
Ti më ndjek ,kot fshihem,ndjekja bartë plot afsh
Ti, edhe mes pemeve më rrëmben me ethje-puthje.
Flokëspërkatur nga gjethet e rëna,vesë mëngjesore
Drithërima të tejskajshme vibrojnë trupin e djesitur,
Të gjitha së bashku i thonë një ritmi e melodi gazmore
Ëndërr dashurie , çerdhe e zjarrtë çdo ditë duke u rritur!...
Edhe pse vjeshtë,pranvere jemi NE,bulëzojmë papritur!...
RRUGËZEMRA
Shpirtthirrjen e ndjek parreshtur si ëndërr,
Rrugëtoj përgjumshëm,symbyllur, pa frikë,
Pa e ndjerë e prek erën e të ftohtit të vërbër,
Pa mbrojtje dalim e lozim në të fortën dritë .
Drita vërbuese e mëngjeseve që agojnë,
Udhëndjekje e artë e shpirtit të dashuruar,
Fluska të qeta ajri nga thellësia pluskojnë,
Pa turbulluar kaltërsinë e qiellit të pasqyruar.
Shpirtrat lënë linjat e kristalta mbi pasqyrë,
Perla të ndritshme rrjedhin ujin e ngrohtë,
Me mijra fjalëzili hidhen përmbi fytyrë,
Buste të pathyer bëhemi, nga syri rrjedhin lot.
Por loti, shpirtin e dashuruar nuk e mposht dot!...
LËKUNDJE RITMIKE
Gjithë trupi im ka shkundje harmonike,
Është lule trëndafili që luan mes erës,
Lëkundet hovshëm nën tinguj muzike,
Shpërndan erëngrohtën si dielli i verës.
Në buzëmbrëmje gjethet fëshfërijnë,
Gjuhë flaka vibron zërin e një kënge,
Varem krahut tënd, dashuri këmbejmë,
Akordet e shpirtit shtrihen me ëndje.
Çdo tingull, fëshfërimë, gëzim i gjithësisë,
Është malli, dëshira dhe ëndrra ku kam hy,
Luan nën krahët e erës, këngen e lumturisë,
Flladfreskun e nisur mbi gishta, buzë dhe sy.
Dashuria ime, bohçe petal trëndafilash për ty!...
ERË TË ACARTA
Me duar të akullta sot thurë streh vargjesh
Fletën e ujisin pikat nga të shkrirat e shpirtit
Të ftohtit është ndryrë në terrin që ngjesh
Ja kalojnë ngricës , akullit e acarit të dimrit .
Bëjnë gara njëra e tjetrA,ngrica me erërëndën
Dhembjen ta ngrejnë në pidestalin e të keqës,
Fërshfëllejnë erëftohtën,marazin errtas endën
Me akullin thikë ,shpojnë e ngulin zemërdrejtës.
Hejjjjjj acar,që nuk njef rreze të ngrohta e dritë,
Do vijë prap koha e diellit,të shkrijë tënden thikë!...
NJË DRITË PARAJSE
S'dua të mbetëm pjesë e pasqyrës së thyer,
Me qelqin e njollosur që koha e gërryen,
Dua xhama të fiksuar, të bronzta korniza,
Dhe pjesë të thesarit të psalmuar si shtiza.
S'dua çelës para portës së madhe të shpirtit,
Thirrja e saj është më e fort se loja e prillit,
E cytur nga besimi në formulen e shenjtë,
Dashurinë e entimemuar e kërkoj të denjë.
Si t'i gjejmë ngjyrat vezulluese të shpirt
Sidomos atë blunë e kthjellët që ndritë,
Dhe dielli të shikojë nga lart pa bërë naze
T'u hedhë trupave tanë një dritë parajse.
PORTRETI IM
Një rreze shfaqet mbi horizontin e purpurt,
Rëshqet ngazëllyeshëm nga një dorëlehtë,
Është portreti im i dlirë, që të flet gojëurtë
Shkrin akullin, të ftohtit që bart këndi i errët.
Atëherë kur dielli fsheh hënën, rrezon dritë,
Perdet e ndjenjës valvisin shkëlqim mbi sy,
Gjurmët e drithërimave vijëzojnë pa frikë
Rrezengrohtën lëshoj afshpërqafim mbi ty.
Edhe atëherë kur hëna lart qëndron harkuar,
Të ëmblat ninulla në krahtë harrimit përkund,
Është thirrja e shpirti, në këngë e shëndrruar,
Pluhurin e kohës, me zëlutjen lëkund e shkund.
Kur qiellin e mbulon një hije që frikë bart,
Çarçafin e shyqejnë krisma të egra, rrufe.
Shiu i ndjenjësë i kulluar pikon nga lart,
Shpërlan retë e zymta, ndrisin të bardhat re.
Nga lart buzëqshja thërret, mes heshtjes
Ylber me ngjyra të arta harkohet praruar,
Fytyrëbuta, nga peneli i artë i vjeshtës
Të flet mes diellit, hënës, shiut, ngazëlluar.
Fjala ime, ninullë e dashuris' së panjollëzuar.
BUZËLAGIA
Me tingullin e buzëputhjes akordoj ritmin
Nën efektin e mirazhit të zërit të harpës,
Hidhem mes fije-fijesh drite, vallëzoj himnin
Dridhem nën dritën e ultësuar të pragnatës.
Më erdhi dhe drodhi e ëmbla këmbanë puthje,
Lule qumshtore qeli dhe më buzeqeshi në buzë,
Hija e fluturës krahlehtë ceromoninë e solli si lutje
Guackat e porcelanta të zemrës i ktheu në muzë.
Buzëlagia me shkëlqim sysh,të ftohtit e përbuzë!...
BUZËFJETURA
Hodha vështrimin mëngjesor mbi shtratin me diell,
Fytyra skeptike më mori ngjyrën e shëndritshmërisë,
Më pickojë si bletë, buzëfjeturën me ëmbëlsinë, shijen,
E ngazëllyer, të sotmen e nisa në krahët e lumturisë.
Eja ...eja..shuaje etjen në burimet e mia si dritë e agimit,
Me puthjet e lehta, të buta, me krahët e tu të fluturimit.
TINGËLLIMË E FILDISHTË
Ti erdhe në degën që lëkundej nga fortuna
Kujdesshëm me majën e gishtërinjëve çukite,
Shpërveshe ndërgjegjën time jashtë e mbrënda
Shkunde shtresat mbrenda shpirtit ,nuk prite.
Më gjete të papërgatitur si lule qumështi
Të djersitur nën dritën e bardhë si në ëndërr,
Rrënqethje të rrezikshme më rrëmbyen
Nga gota e mbushur me zërin tënd të ëmbël.
Tingëllite me delikates përkedheljet e fildishta
Me kujdes hape librin e frymarrjes së lehtë.
Eja të shfletojmë ëndrrën tone fletë për fletë!...
PLUSKOJ ME BUTËSI
Pa brerje të ndërgjegjës do vetëshërbej me duar,
Me mendim të hollësuar, nga guri do gdhënd fjalën.
Me kujdes do zgjedh ngjyrat, me vargun për të flirtuar,
Hiret e vibruara do hijëzojnë, do shtrihen në të shpirtit, arën.
Fjalëshpirti dhe ëmbëlfjala do rrjedhë në burimin - shtrat,
Thelbi im në përrua, edhe muzgon që aty do të shëndritë.
Do pluskojë butësi, të përzier me ëmbëltinguj që do bart,
Do vesojnë dhe ngrihen nga lugina gjelbëroshe dashuritë!
Qëndroj aty e fshehur, në rrjedhën e vargut të pikturuar,
Freskinë që mbush ndjenja, për ju e bëj dritë të pa shuar...
SHTRIJ KRAHËT E VALERIZOJ
Sot lëkurën time kam kostum dashurie,
Qumështore me të ngrohtat valë e me vesë.
Hidhem e arabeskoj në fluturim të virgjër,
Mëngjeset e bukura sërish i përshëndes.
Mos më vëzhgoni ju sy të shqyer e të inatosur,
Që gjoksin me këmishë të zezë keni ngjeshur.
E gurëzuar kënga juaj resht e thëngjillosur,
Errësirën përshkon, posi drurë të zhveshur.
Unë,shtrij krahët , qetë dhe lehtë fluturoj.
Mes fijeve të diellit të fshehur u rivalëzoj!...
ERDHA TË TË SJELLË PRANVERËN
Vrapon gjogu i mendimeve të bardha
Bashkë me erën e shiut dhe lutjeve,
Në trupin e shtegëtuar si në pranverë dardha,
U lëshuan shpirtrat në ishullin e zbutjeve.
Tingulli vinte i kapitur nga dihama e pritjes,
Me melodinë e erës së malit,me shushurimën,
Me flakën e ndezur si pishtarë rrugëdrejtues,
Me rrufepritësin,që lufton me vetëtimën.
Shpirtrat u bashkuan vetëtimthi sërish,
Të heshtur u derdhën në njëra - tjetrën.
I ulëm fletët si gjithmonë brishtësisht,
Puthja e sotme kerkon me të vjetrin.
Të zgjohemi në mbretërinë e qirinjve,
Të ngarendim me fytyrën e hyjnisë.
Shenjat e lëna nga nje rreshqitje stuhije,
T’i ngjyrosim me tingujt e melodisë.
Të mos mekatnojmë,t’i vëmi nje shtup gojës,
Të nemitur të mos heqim dorë, të hapim sy,
Ta përulim egon,të ulet serish mbi ne besimi,
Mbi gjithçka të ngadhnjejë qëllimi, që kemi të dy.
Erdha i dashur me gjogun, që erdhi me hingëllimë,
Erdha që qirinjtë e shpirtit ti mbajmë ndezur- pishë.
Drita e saj të jenë mëngjese që sjell lumturinë,
Së bashku të ruajmë mbreterinë e dashurisë.
Të dehemi nga jehonat e zërit të lumturuar,
Ta jetojmë jetës sikur është vetëm një ditë,
Gjethet e ndjenjës të lulëzojnë si pema,
Edhe pse është vjeshtë,mbi ne kemi perenditë.
Erdha hipur mbi gjogun e bardhë dhe të mbarë,
Aromën e pranveres sjell dhe në vjeshtë.
Me flladin e malit, me buzën e mjalit ngjyrë - ar,
Vargun e fjalës tënde mbi trup e mbaj vesh.
Andaj dhe ndjehem e vargut mbretëreshë.
I DHUROVA VETES –VETEN TIME
Me dritë e dashamirësi të palëkundur
Vështroj e buzëqesh me vërtetësi.
Ulem dhe eci lirshëm pajtuar këndshëm,
Kaq fshehurazi e kaq hapur,
Kaq fëmijërisht e kaq misteshëm.
Kaq vërtetësisht vështron dhe ecën
Vetëm njeriu që ka depërtuar
Në më të madhen thellësi të vetvetës.
Aty ku prehet uni,
Dhe preket aroma e etjes.
Unë e bëra një rrugë të tillë,
Me moton e urtësuar,
Me të vetmin përballim,
Të ulja sytë para vetës.
Udhën e shpëtimit mbi mua ,
Të shoh të kthjelltësuar.
U bëmë një, unë dhe hija ime,
Mësova se fitova shpërblime,
I dhruova vetës – VETËN TIME!...
DASHURIA NUK ËSHTË GARË VRAPIMI
Dashuria nuk është predikim pa skaj,
Është e pashqiptueshmja, e pamësueshmja,
Ajo, që përjetohet në orën e ndiçimit të saj.
Përmes syve rrëshqasin ëmbël dritë dhe hije,
Përmes zemres vrapojnë lehtë hënë edhe yje.
Nuk është garë vrapimi për të arritur në zenith,
Është ndjenjë, lumturinë harmonizon, shpirtin e zgjidh.
Është thellësia e parrënueshme që secili bart?!...
Është mish e trup,mendim e ide që ngritet lart?!...
Jo!...Jo pra!...Dashuria është ndjenjë që nuk mësohet,
Është koncert, që nga shpirti i dashuruar dirigjohet!...
KUPTO
KUPTO se çdo gjë e shijoj ne erën e verës, dhe të qetë,
Nuri im i zbehur mërr një vezullim të artë, e të lehtë.
Çifliku i shpirtit ëmbësohet nga shijet, që sjell pranvera,
Fjolla e tymit ngrihet nga oxhaku, pa u trazuar nga era.
Të KALUAREN time mos e vri, errëso, mos e pushto,
Si grusht fytyrës me lëndon fluturimi i saj në këtë kohë.
Isha zogu që cicëroja lart qiellit, me diellin në duar,
Sot bredh ëndërrash duke kerkuar, lumturinë e praruar!
BESO ti i kohës sime,po-po,ti ,që mua më ndjen,
Atëherë kur trishtimi e deshperimi - thikë më pren.
Më mbështjell me krahët e dashuris' së ngrohtë,
U godita, por ti zgjove nga gjumi kurajon e fortë.
TEK e ARDHMJA mbështetem si në kraharorin e ëndërruar,
Bart vendosmërinë,dëshirën dhe këtë dashuri të yllësuar.
Lidha shpirtin tim te porta e anijes plot shënd e verë,
Të lundrojmë së bashku në detin, që quhet jetë me vlerë.

KRIPTOKROMIZMI I VRARË!...
E vrarë keq ,mu ligësua burimi i shkëlqimit që prek
më tradhëtoi zemërimi i ftoftë dhe lotët e nxehtë...
Në natën e kadiftë..une putha dëshiren në mua dhe ty
Flijova vetën ?..U dënova!...Apo ishim të denuar që të dy?...
Zëlarti më zgjoi nga mendimi i i pjekur në hell
S'jam djegur i thash vetes, dhe s'do të digjemi në ferr!...
Pas një pjerrësire të thepisur e vajtim të kotë
U ngjitem lartë e më lartë në gjigantin e kullës botë.
Udhëtimi im grotesk bashk me pështjellësinë e mbrendëshme
Transferonte një ndjenjë që nuk matet ,por e kendëshme...
Të përflakurat e argjendta i shkrij në drita mirëseardhëse
Ma do mendja të derdhë përrenje lotësh nga përplasjet mbreslënëse...
Ma do dëshira të bëjë endjen e këtyre magjive delikate
derisa kokëshreta ime në premtimin e jetës ishte pa mëkate...
E vetëdijshme gjerë në sëmundje,më duhet të ndyshojë gjymtyrë
Kriptokromizmin në shpirtin e përbetuar dua të shikoj në fytyre!...

HYRE NE BOTEN TIME
Hyre ne boten time te murme
te mbuluar me dallge te perbaltuar
ne shpirtin e nje mbretereshe te ftofte
dhe te nje buzeqeshje te trishtuar.
Mes plazhesh ne gji
te grumbulluara shtaze helmuese,
e perndjekur mes ererave te stuhishme,
mes pemeve te kalbura,
mjegulla me mbulonte si nje batanije e laget,
dhe buka ishte e ashper -
nga lojrat qe beja mes kercitjes se dhembeve
dhe mishit mbuluar mornica.
Bimet helmuese djegin faqezet anemike,
insektet e paemer me pickojne,
shkopinjet e mprehte te tabanit shpojne gjunjet e mi,
dhe ngado rreth e rrotull
ka nje feshfellime gjarperinjsh.
Une rroj per tu zhytur ne parajsen e zgjedhur
qe vete e zgjodha...
nje parajse,
ku qiejte jane te mbuluar
me ngjyren e flaken e dashurise.
Mirazhi i ujvarave te shpirtit,
mbreteria e shpirtit si nje riviere e fisnikeruar,
udhetim i nje trilli te paster si engjejt ...
çfare mund ti shtohej me teper magjise se qarte,
rastit te safirte,
dhe romances se trendafilt te simes reviere,
ku qendron foleja e magjise,pertej lumturise?
Ti,
zbulove nje cop bregdeti diku
ne nje verande te mjere,
si nje loje te sajuar- jo hiliqare,
por ,teper e kendesheme !...
Teksa e kategorizoj historine time
me nje shprehje te rrezikut dhe frikes,
qe rrjedh neper haren time.
Keto ndjesi jane te bukura
deri ne zemer shqyerje.
Nje cilesi dorezimi syçelet,
te padegjuar e te pafajshem,
te ndritshem si Albet e lavderuara.
Shtrenguar dhe e puthur
nen lisat me gdhendje inicialesh,
ne livadhet e pasterta te shpateve te shpirtit.
Pas nje krize te damarit te lig,
apo te nje stuhije ngasherimi ,
une -qaje ne krahet e tij,
dhe prap nga ti
une dhe meria ime admirohemi !...
Nuk jam me e vetme
per te gezuar naten e pafajshme...
as e paafte te merresha me lotet e mi!
Si nje premtim me vjen dora pergedhelese,
dhe sheron çdo plage shpirti...
Dashnori i ajrit te paster,
i artit te bukur,
do gjeje lehte te kenaq veten dhe mua
me te gjitha krimet e argetimit,
qe mbesin si nje amshim lithofanik...
RRAPËLLIMË SHPIRTI
Me fantazinë time udhetoja nëpër jetë:
Më dalin fusha të ndezura zjarrë,
burime t'pashterrshme ku freskohet dhëmbja,
shkëmbinjë të gdhendur në fjalë .
Drita të para të mëngjesëve,
nga flaka e diellit shkëndija
që shpërndahëshin në mes lindjës
e flakëronin nëpër fijet e dritës.
Emocione të shumta
me bukurinë e mardhënjëve shpirtërore,
e që ishin të mvaruara nga ajo kohore!...
E ngacmuar dhe plotë kurreshtje,
më cyste dëshira të kërkoja
në rropullit e labirintit
të degjoja rrapëllimen e valëve të shpirtit...
Përpiqësha ti kapja ...ti mbrija
me hapa në të fluturuar
sepse e di,
si do ti shifte -
nje shpirte i dashurur.
DUA TE DASHUROHEM NE LUMTURINE
Isha në kërkim!...
Të vetmin ushqim kam mik- librin...
e frymën- kam si ndëgjim,
mëshire kërkoj-dritën të mos e fikin...
Krijova një dashuri-artë
që të ik prej emocionit vetjak!...
Luftë e vështirë kundër të tillit emocinon,
është sikur të bësh një expozitë në mal,
por shumë të shijosh ,kuptosh...
dhe të falë...
Që të mos ndalëm në një vend
mbaja hapa të sigurtë,
frymosja sipas veshit, sipash mpirjës
sipas tik-takut kohorë të klithjës!...
Unë jam në kërkim !..
Jo të dashurisë!...
Jo të mëshirës...
Jo të virtytit...
Jo të besnikërisë!...
Këto të gjithat i kam prekur
me të ndieshmin shpirtin tim...
Kërkojë lumturin!ë...
të shërojë shpirtin dhe hyjninë...
Ah !...Sa do të doja
të dashurohëm në lumturinë!...
Sa e shëndritshme...sa e ëmbël...
të rrish në vetmi dhe të heshtësh
të ndëgjosh me frymarrje
të kuvendosh me perendin ...
Atij që zemra i dorëzohet
bashkë me lumturinë!...
MOS IK
Edhe nëse të them ik!...
Nëse jam ëndërr e përmbysur,
nëse jam borë e akullt,
nëse jam një egërsirë e natyrës,
një llavë si lum i marrë,
një erë e thatë që të përplaset fytyrës...
Edhe nëse është e madhe mëria ime!...
Unë!...Të them ik!..
Eshtë egërsia ime në dërmim,
egërsia e një të plagosure,
dhe së fundi e lënduar në dashuri,
por mbi të gjithat e thyer në krenari...
Edhe atëherë kur cmendëm!..
Edhe kur rebelohëm!...
Edhe kur të rëndoj dhe gjuaj...
Gjithë c'beje- nuk e bejë!...
C'farë them- nuk e them!...
Pikërisht të gjitha i bëj se të dua!...
Edhe pse në TY lëshojë dhëmbjen time!...
Unë prap të them ik!...
Por TI mosssss ik!...

Enxhi Krasniqi
EDHE NGA LARGESIA
- tregim -
Ne qeme cmendurisht, ngathtesisht, paturpesisht...dhe agonishte ne dashuri me njeri tjetrin.Qeme pa shprese, me duhet ta shtoj, se ajo furi e zoterimit te ndersjellte mund te zbutej vetem duke thithur e perthithur ne te vertet cdo grimce te shpirtit dhe mishti te njeri tjetrit ...
Atje nen reren e bute,ne do te zdergjoheshim tere kohen ne nje kulm te ngurtesuar deshirash, dhe do te perfitonim nga cdo teke e bekuar, ne kohe dhe hapesire,per te prekur njeri-tjetrin.
Shpirterorja qe perzier tek ne me nje perkryerje qe mund te mbetet e pakuptueshme.Gjate tere kohes une ndjeja mendimet e tij te pluskonin neper gjakun dhe detin e ndjenjave te mija...Ne kishim te njetat endrra...krahasonim shenimet, gjenim ngjajshmeri te cuditshme.Nje kanarine e humbur kishte ferfelluar ne shtepin e tij dhe timen...ne dy vende shume larg njera tjetres,ne dy shpirta qe i kendonin njeri tjetrit...qe ndjenin shpirtin e njeri tjetrit edhe nga largesija...
Shfletoj kujtimet...te zymtin kujtim...
Shfletoj kujtimet e mjera serish e serish,dhe vazhdoj ti beje pyetje vetes sime.
“Pse i thash kjo eshte biseda jone e fundit?..
Pse e genjeva? Pse i thashe, une do fejohem me dike tjeter?...
Pse e genjeva se nuk e dua?...
Pse lendova shpirtin e tij ...por edhe timin? Me pas vazhduan edhe shume pse te tjera...shume pse te tjera...
Kam ruajtur ne kujtes nje takim tonin te pasuksesshem!..
Nje nate dola te takohem me te...Ne nje zabel me mimoza te trembura e gjethholla prapa shtepise sime.. gjetem atje nje strehe ne rrenojat e nje muri me gure te ulet...u ulem aty dhe u beme nje trup...ai puthi cepin e buzeve te mija te ndara, dhe bulezen e nxehte te veshit ..goja ime e dridhshme, tronditur nga nje ilaq misterioz,me nje frymarrje fishkelliese,i afrohej fytyres se tij.Pirpiqesha qe ta lehtesoja dhembjen e dashurise duke afruar buzet e mija tek buzet e tij...pataj, u terhoqa pas me nje hedhje nervoze te flokeve te gjate, dhe perseri afrohesha errtazi, dhe lejoja te ushqehet ne gojen time te hapur..
Nje grumbull yjesh shendriste zbehete mbi ne, midis siluetave te gjetheve te gjata, dhe te holla.Ai qiell i dridhshme dukej aq i zhveshur, sa edhe une me rrobat e mija te lehta...Une pash fytyre e tij ne qiell,cuditerisht te qarte,sikur ai te leshonte nje rrezatim te zbehet te vetin...u tremba kur u ndez nje drite ne dhomen time ...ndegjoja zerin e mamase qe me thirrte...
Hmmmmmm!...As te paramendoja nuk me lejonin...dhe ashtu e nervozuar dola nga dhoma ime...
Te nesermen dola ne plazh!
Mendoja se do me ndihmote ta rikthj paramendinim tim...endrren time...
Ne plazh fillova te ecja,ecja ngadale drejt shkembinjeve.Vapa rendonte dhe me pengonte te ecja, dhe sa here ndieja afshin e tij te nxehet mbi fytyren time shtrengoja dhembet...Tendosesha e tera si per ta mposhtur diellin.
Nga larg shifja nje shkemb te veshur me nje vello verbuese, dhe menjehere mendova burimine fresket prap shkembit.
Por kur u afrova u stanga, u befasova...u trullova...kembet nuk me mbanin...
Ishte shtrire ne kurriz...duart nen zverk...ballin nen hijen e shkembit...e i gjithe trupi ne diell...
Ishte nxehetesija e diellit qe mi pervelonte faqet, dhe buleza djerese qe me grumbulloheshin mbi vetulla...apo?
Te gjitha venat rrihnin fort nen lekure.
Nuk mund ta duroja me pervelimin e diellit, bera nje hap prap.
E dija se bera marrezi, sepse nje hap prapa nuk me shpetonte nga dielli.
Nga deti erdhi nje afsh i dendur pervelues.
Ai u ngrit i habitur nga pranija ime.Mu afrua por rrinte me drojtje...
Tri here u mate te thoshte dicka...e lexoja ne syt e tij..qe ishin ngulitur ne syte e mi.
Papritur mu hodh ne perqafim...Me shtrengoj aq fort, sikur te kishte frike se do ti ikja ...Une isha stangur....Nuk dija cte beja...me ne fund u shkeput nga trupi im...kapi duart e mija te vogla dhe filloj te flas:
- Cdo vere vij tek ky shkemb ...Cdo vere kam gdhendur nga nje shkronje...
Ja shiko!...eshte emri yt...Eshte ky vend ku une qetesohem dhe qaj kujtimet per ty...
Une kisha mbetur e hutuar...S'ju besoja syve dhe vesheve te mi...vetem e shikoja...e ndjeja cdo fjale te tij...fillova te lotoja...dridhesha e tera.Nga mosqarja me ze frymarrja filloj te behej me e thelle...
Ai leshoi dore timen qe e mbante forte, dhe preku lotin tim..Pastaj afroj buzet e tij te ngohta dhe e puthi...Lote malli e dashurije, e quajti ai.
Pastaj filloj serish te fliste:
- Je maruar?
Me nje, jo, qe mezi doli nga goja ju pergjigja une...
Atehere pse e ke nderprere dashurine tone ...te lutem me trego...mos me lere te vuaj...me trego te verteten...edhe ai filloj te djersitej i teri...sic duket i kishte afruar endrres se vet aq afer sa kurr me pare...
- Une!...Une!...fillova te belbezoj...
Kam menduar se dashurija jone nuk do te realizohet kurre per shkak te largesise....se nuk do takohemi kurre...andaj qe te te lejoj ty ta jetosh jeten te kam genjyer...por genjeva ne radhe ta pare dhe veten time...dhe fillova prap te qaje ...
Ai duke i puthur tere kohen lotet e mi, sikur do fshinte nga ndjenja ime gjithe dhimbjen e kaluar, me peshperiti me zerin e tij qe i dridhej: -Sshpirti im! Dashurite e medha edhe pengesat e medha I kapercejne. Pastaj me puthi doren, parakrahun dhe me pas mu duk se puthja me perpu gjith trupin. Rashe ne krahet e asjaj qe dikur kasha enderruar…bota me dukej e vogel…dielli i dashurise kishte shperthuer kudo.Nen vaditjen e puthjeve te tij ngjaja me nje peme, qe kishte filluar perseri te ndjente pranverenm dhe kishte shperthyer ne nje lulezim te ri, qe i kishte rrenjet te e kaluara…