PILO ZYBA
- MBI ÇATINË TIME BIE SHI
Pikat e shiut lehtë trokasin pëmbi çati,...
Duar të vogla,duan që të hyjnë brënda?
Pastaj si në litarë kthehen me shpejtësi,
Si flokët e tua nëpër të miat ëndërra...
Era i mërr,përkund,fërkon nëpër tjegulla,
Unë i dëgjoj fëshfërimat e tyre plot afsh.
Mëndja më fluturon larg nëpër mjegulla,
Në flokët e tua të gjatë të artë-mëndafsh...
Më vjen të hipi mbi çati dhe të shtrihem,
Flokët dhe shiu të përkëdhelen te unë.
Nga fëshfërima kurrë mos të ngihem,
Duke u fërkuar zgjuar e nëpër gjumë..
Le të lagem nga pikat, ti vendos në varg,
Litarët ti mbledh e ti thur në një gërshet.
Të të tërheq me forcë që atje ku je larg,
Të të sjell pranë në mbretërinë e vërtetë...
Gërsheti shi,morsa e zërit tënd,më thërret !
MUZGU I TRËNDAFILUAR
Muzgu i trëndëfiluar,
Aroma dehëse pushtojë rrugët,
Mushkëritë e gjetheve ...
Në një frymëmarrje të thellë...
Sikur...sikur...
Dikush një lulishte kishte mbjellë!
Nga sytë e kalimtarëve
Iku mbrëmja, e çeli mëngjesi...
Bukuritë e shpirtrave dritën ndezi!
Që larg tik - tak, tik - tak...
Ritmi melodik si një orë,
Harmonizohej me ajrin
Në një koncert aromë - pranverorë...
Çfar kishte ndodhur,
Që në çast ambjenti u tjetërsua?
Çapa lehtë,
Buzëmbremja u turpërua,
Në rrugë po kalonte një grua !
PUPËL VARKË FRYMËZIMESH
O pupël e bardhë, që flladi të mërr,
Mbi buzët e ëmbla dhe larg të shpie,...
Mbi cipë të liqenit si varkëz të hedh,
Varkë dëshirash, me frymë perëndie…
Kjo varkëz e vogël mbi det të gëzimit,
Shtyrë nga dëshirat nuk kërkon breg,
Njeh përkundje dhe vetëm lundrimet,
Në të vetmin, të bukurin lumturi - det…
Endesh gjith’ jetën mes valëzës sime,
Mes frymës,velave të lëshoj ngadalë,
Mijra nota,Ti, të dëgjosh këngëzime,
Në vesh, buzë të kthehen puthje-fjalë...
Unë jam deti përkundje - ëndërrimtar,
Jam flladi që fryj në velat këngë-krua,
Ndjenjë e bukur,unë kapiten-lundërtar,
Që të çoj larg në brigjet e jetës që dua…
Busull e pasuri kemi gjithë visaret e tua !
NË KAFAZIN TIM SHTËPI
Në kafazin tim shtëpi, me mure, kujtime ndërtuar,
Unë jetoj, punoj e rri, lumë vargjesh duke shkruar....
Londra plot me dhjetë milion, për mua është asgjë,
Unë nuk dëgjoj gumzhitjet, s’më gëzon këtu asnj’ zë...
Jam i vetëm,unë dhe muret, laps, kompjuter, një dritë,
Perdet tunden mbi konturet,u mungojnë veç dashuritë.
Pa pritur tinguj dëgjoj, cicërima thellë është fshehur,
Vrapoj me hare, kërkoj, nga një e pa pritur rri dehur.
Është celulari im, cicërin me këngë e mbush shtëpinë,
Qeshjet e tua më vinë, shtëpia më kthehet në lëndinë...
Gurgullimë, zëri qeshjet, dhe shtëpia më mbushet plot,
Ti i jep kuptimin, dehjet, pa ty shtëpia nuk jeton dot!
Ti je larg, larg nga shtëpia,por hyn dhe del me celular,
Je jeta, dritëlumturia, që luan,qesh si një qëngj manar...
S'jam i vetëm në këtë shtëpi,me mure, perde të rënda,
Këtu jetojmë unë dhe ti, jeton gëzimi por edhe kënga...
Kur telefoni cicërin, shtëpia mbushet plot me ëndërra...
DHELPËRUSHE
Dhelpërushe e pafajshme,Drinushë,
Me vështrimin e thellë të përhumbur,...
Me pellush mbi sup,kraharor e gushë,
Në çarkun tënd më ke kapur,mundur...
Nuk di as vetë se si rashë brënda i tëri,
Brënda lumit tënd të thellë dhe detit,
Ngjyra e buzës, harku syrit si më bëri,
Të rrëmbej penën e brishtë të poetit?
Syri çark, që rri gjithmonë gati, ngritur,
Dhe pena ime plumb - pëllumb - fjalë,
Ti më kape kur rrugës isha duke ikur,
Apo unë nga kopshti Edenit duke dalë?
Çfar them kështu, si i krisur e si i dehur,
Ç'rëndësi ka kush nga ne ngriti çarkun,
Ti vështrimin e mbaje gjithnjë të ngritur,
Apo unë penëheshtën, dëshirë - harkun !...