GJËMON GRYKA E RUGOVËS
- Ibrahim Rugovës –
Hejjjjj, Kosovë me tirqe e plisa,
Përmbi kokë si borë e bardhë.
Në shekuj janë shkëmb dhe lisa,
Që nga lashtësia mbetën gjallë.
Këtë shekull që tashmë ka filluar,
Nëpër çerdhet që kanë malet.
Shqipja lart flatron pa pushuar,
Qiejt çan dhe nuk din të ndalet.
Përmbi Bjeshkët e Rugovës,
Nuk po qënka veç Haxhi Zeka.
Është portreti i vetë Kosovës,
Që nuk dinë çfar është deka...
Ecën Ibrahim Rugova me trimat,
Përmbi shkrepa firma e hedhur.
Herë me krisma si vetëtimat,
Lirinë në grusht e ka mbledhur.
Ujë ka pirë në rrjedhë të lumit,
Me fjalë prej erëurtës po pisket.
Zëri melodi e bardhë-pllumbit,
Serbin dhe tradhetinë e vret.
Këto Ilire, troje të lashta,
Si shkel dot Rusi, Serbia,
Nuk ka Kont, Krajl e Pasha,
Këtu komandë bën Shqiptaria.
Eejjjj, Ibrahim,nga fis i trimave
Atje ku këmba jote shkeli.
Në kreshta e supe të lëndinave,
Çdo Serb me gojë mbyllur ngeli.
Rrjedhin krojet, trimëritë,
Zogjtë i marrin dhe me këngë,
I dërgojnë te perënditë,
Malet dëgjojnë, rrinë rëndë.
Këtu liria nuk njeh frikë,
Sepse trojet që na lanë.
I mbrojmë në shekuj e vit,
Me gjokset dhe shpirtrat tanë.
Eeejjjj..Ibrahim, trimi me derte,
Këtu një hap, përtej një plumb.
Në luftë le ditët e nje jete,
Skënderbe paqë - pëllumb.
Sa herë shkoj Grykës Rugovës,
Krisëm dëgjoj në lis Dragua,
Lexoj historinë e Kosovës,
Shkruar nga thirrjet e tua...
Gryka i mërr me oshëtimë,
I përcjell në fushë e në mal.
O mendjendritur vetëtimë,
Mbir hero, me shpirt të madh!...
Dhe vargu im në letër sot,
Nuk di pse rrjedh fare i lehtë.
Pushka me lapsin qesh e lot,
Dhe trimëria zbret në fletë.
Dhe fleta bashkë me fjalën time,
Rrjedhin ngadale me tinguj note,
Me krisma, por dhe këngëzime,
Ashtu si trimëria dhe urtia jote...