MË NDJE I MADHI ZOT
Ishin ato vite kur bota po përmbysej,
Kur lindja perëndimit i mbeti në shpinë.
Kur e bukura hënë në fytyrë ngrysej,
Kur në botë njeriu po hante njerinë.
Atëherë kam njohur një ruse të bukur,
Me flokë të artë dhe me buzë si lule.
Kur rrugës gjatë, bareste si një flutur,
Që dhe princi i madh, në gjunjë i ulej.
Rusja më donte dhe e thoshte shpesh,
I bukuri im, i brishti, i çmuari shqiptar.
Me dashurinë tënde sa herë që e vesh,
Më ngjet se e veshur e tëra jam me ar...
Rënkonte në duar dhe dridhej si gjethe,
Dhe frymë mërrte thellë,më shihte në sy.
Dhe digjej në trup e tëra,në ndjenjë ethe,
E pëshpëriste; e lumtur jeta, qënka me ty!
Më puthte me sy, dhe, më fliste me buzë,
Më fliste me hiret që aherë më mahnitën.
Me gjoksin e bukur, që i kishte si tërkuzë,
Mëndjen ma lidhën, shpirtin ma grabitën..
Hidhej, përkëdhelej, mbi mua bëhej mjaltë,
E mblidhja me buzë,e mblidhja dhe me duar.
Ishin ato vite, që do ti quaja në jetë të artë,
Prandai thosha zot; për jetë qofsh i bekuar.
Më fliste rusisht, dëgjoja, por nuk e kuptoja,
Dhe kjo në trondiste,në zëmër e shpirt thellë.
Tronditesha i tëri dhe nuk dija se çfar kërkoja,
Dhimbje jepte dashuria, në shpirtin e mbjellë...
Pas ndjenjës së ëmbël, që dhuron dashuria,
Po afrohej dimri, heshtja e mbetëm pa gojë.
Përmbi vullkanin e parë, fillojë të bjerë hija,
Dhe ndjenja e ngrohtë,fillojë të mos lulëzojë!
U zgjua rusja, një ditë, në të bukurin mëngjes,
Më thotë; të kuptoj çfar ke në të thellin shpirt.
Unë trupin,bukurinë ti fala si një lule me vesë,
Por shqip nuk di, të të dhuroj fjalë ëmbëlsisht..
Që të jesh i lumtur,në trup,në fjalë dhe shënd,
Të jesh i përmbushur, si një kupë për një dolli.
Mërr një vajzë sorkadhe,të jetë nga vëndi tënd,
Të të përkëdhelë me fjalë, e me trupin dashuri...
Shtegëtojë nga unë dhe ku shkojë as sot s"e di!