SARANDA SHALA
Saranda Shala ka studiuar në Gazetari dhe Psikologji.Aktualisht vijon studimet master në Universitetin e Prishtinës ,”Psikologji klinike dhe shëndeti”.Ka pasion shkrimin dhe hobi ka poezinë.
MË FALNI…
Mbyllem,
dëgjoj dhe s’flas,
ti s’leviz dhe unë hesht,
dhembja prek,
ajo flet!
Me jepni një lum të lajë
nga tundimi i erës rrobat e mia,
çdo ditë gazlotësjellës,
pikon në trupin tim.
Më jepni pak dritë
të ndriçojë plaget e mia,
të shoh rrugën e zemres sime...
Me dhuroni, urrejtjen
t’ju falë buzëqeshjen,
t’ju shpëlaj shpirtin e ngrysur...
Më falni gjethet e qytetit tim,
nga pak t’i ndezë
dhe të ngroh
ato duar të shtrira,
të ngrira që verbojnë sytë e mi!
Kërkoj…,
asgjë nuk kërkoj...,
më sillni trurin tuaj të prishur,
t’ju jap pak dije,
t’ ju prek ndërdije.
LOTI PENG
Ëndërr e shfaqur mbi skenë muresh,
dera e mbyllur
rri zhgarravinë prane në letër,
troket fati,
nuk e hap dot,
s'kanë mëshirë, as ndjenjë,
rri..., pret...,
loti pikon...,
mbetet peng në zemër dëshirë e zjarrtë,
Peshkon trupin valë-valë,
flokët e shprishura
hapërojnë ngadalë ëndrrën pa kufinj,
atje këmbëngul të jetë,
ne ishiujt e shpresës,
derisa loti të ndalë monotoninë.
NËSE TI VJEN
Ti hesht e malli vetëtin
në sytë e mi,
mbyllur e deziluzion
mbulon boten time…
Dua që ta dish një gjë:
kur shoh shiun e vjeshtës
që pikon pranë dritares sime,
çdo pikë shiu me çon tek ty.
Eh, sa do të doja t’i ngjasonin drunjve,
këto pika të beheshin anije,
të lundronim bashkë me ty,
drejt ishullit ku të pres.
Por në se, ti nuk mund të vish,
në se çdo minut, çdo orë, çdo ditë e ndien,
të më kërkosh,
tek unë zjarri i dashurisë nuk do shuhet,
brenda shpirtit do të jesh.
Bie shi…,
sa bukuri.
Të dua ty!
SONTE
Ky shi që bie ngadalë,
më rri pranë si hije të zeza,
më ndjekin,
trotuaret jane shkretë,
pa ty..
dhe ëndrrat ndalojnë.
Iki vrap në kafeterinë 2013,
Pi…
e çfarë të pi,
ngushëllohem në një gote raki,
dua të dehem për një cast,
të harroj një dhembje,
të të fshij nga çdo labirint të memories
përgjithmonë,
ty.
MË FALNI…
Mbyllem,
dëgjoj dhe s’flas,
ti s’leviz dhe unë hesht,
dhembja prek,
ajo flet!
Me jepni një lum të lajë
nga tundimi i erës rrobat e mia,
çdo ditë gazlotësjellës,
pikon në trupin tim.
Më jepni pak dritë
të ndriçojë plaget e mia,
të shoh rrugën e zemres sime...
Me dhuroni, urrejtjen
t’ju falë buzëqeshjen,
t’ju shpëlaj shpirtin e ngrysur...
Më falni gjethet e qytetit tim,
nga pak t’i ndezë
dhe të ngroh
ato duar të shtrira,
të ngrira që verbojnë sytë e mi!
Kërkoj…,
asgjë nuk kërkoj...,
më sillni trurin tuaj të prishur,
t’ju jap pak dije,
t’ ju prek ndërdije.
LOTI PENG
Ëndërr e shfaqur mbi skenë muresh,
dera e mbyllur
rri zhgarravinë prane në letër,
troket fati,
nuk e hap dot,
s'kanë mëshirë, as ndjenjë,
rri..., pret...,
loti pikon...,
mbetet peng në zemër dëshirë e zjarrtë,
Peshkon trupin valë-valë,
flokët e shprishura
hapërojnë ngadalë ëndrrën pa kufinj,
atje këmbëngul të jetë,
ne ishiujt e shpresës,
derisa loti të ndalë monotoninë.
NËSE TI VJEN
Ti hesht e malli vetëtin
në sytë e mi,
mbyllur e deziluzion
mbulon boten time…
Dua që ta dish një gjë:
kur shoh shiun e vjeshtës
që pikon pranë dritares sime,
çdo pikë shiu me çon tek ty.
Eh, sa do të doja t’i ngjasonin drunjve,
këto pika të beheshin anije,
të lundronim bashkë me ty,
drejt ishullit ku të pres.
Por në se, ti nuk mund të vish,
në se çdo minut, çdo orë, çdo ditë e ndien,
të më kërkosh,
tek unë zjarri i dashurisë nuk do shuhet,
brenda shpirtit do të jesh.
Bie shi…,
sa bukuri.
Të dua ty!
SONTE
Ky shi që bie ngadalë,
më rri pranë si hije të zeza,
më ndjekin,
trotuaret jane shkretë,
pa ty..
dhe ëndrrat ndalojnë.
Iki vrap në kafeterinë 2013,
Pi…
e çfarë të pi,
ngushëllohem në një gote raki,
dua të dehem për një cast,
të harroj një dhembje,
të të fshij nga çdo labirint të memories
përgjithmonë,
ty.