INA KOLLÇAKU,
është vetëm 15 vjeç. Lindur në qytetin e Fierit dhe nxënëse në shkollën 9 vjeçare. Pena e saj dallon për ndjeshmërinë e thellë, shprehjen e këndshme dhe fjalën e zgjedhur. Te pena e saj ndihet dhe duket talenti i ardhshëm i artit të bukur të prozës....
HËNËZA IME SHEQERKË
- nënës sime -
Vitet kalojne dhe ne te dyja me te lidhura se kurre luftojme per me te miren e kesaj bote .Te krijosh tek une nje njeri me virtyte dehes dhe kete e shtrenjta ime, e ke arritur pa me te voglin dyshim, cdo dite e me shume.Nese njerezit me kane pare te rritem dhe cuditen me bukurine fizike timen , ti, heroina ime, me ke pare cdo here e me shume te zbukurohem perbrenda... dhe kjo, vetem fale teje! Me ke mesuar qe nese Zoti te jep nje dhurate eshte fat,por te dish ta perdoresh eshte zotesi! Me ke mesuar tjeter qe vuajtjet te rrisin , qe indiferenca vret. Me ke mesuar me force te dua....(po e le ne heshtje... ti me kupton!)Une , nene , kete te fundit e perseris gjithmone me vete por,ajo qe ka me shume vlere eshte gjesti yt fisnik princesha ime e hekurt. TE ADHUROJ!!!! Kjo esht fjala e duhur , edhe pse me duket kaq bosh ne krahasim me ato qe ndjej une.Do doja te isha vetem 1 % sa ti , e do vdisja e lumtur! JE personi me i mrekullueshem qe kam njohur ne jeten time dhe jam KRENARE qe jam bijeza jote. Per me teper jeta ime , kush guxon
te te lendoj do te me shoh te shnderruar ne nje hiene dhe veten e tyre vaktin tim..Do te me shikonte te shnderruar ne nje kulle , ate me te madhen ne bote , te te mbroja ty...Dhe ti , nga luaneshe, do te ishe kelyshi im i vogel.Nuk i gjej dot fjalet tani qe me duhen . Ti ke lexuar shume prej meje dhe ky mbase nuk eshte nje nga me te bukurit , por doja te te tregoja vlersimin tim per ty si nenen me te mire ne bote dhe kjo jo se cdo femije e mendon per nenen e tij , por sepse ti JE !!! JE e mrekullueshme dhe sot po te them vetem dicka mikja ime :"Lufto per ate qe do me shume (pas meje :)) . LETERSINE. Me vargjet e tua te dashurise jam e sigurt qe do te mahnisje Lasgush Poradecin dhe nese Bethoven do te ishte mundesine te lexonte etydet e tua me muziken e tij ne sfonde do te kishte kuptuar c'mrekulli kishte kompozuar , dhe fakti qe ishte i shurdhet nuk do te ishte pengese. Po e mbyll me urimin e rastit, por nuk mund te te uroj 100 vjec. Per mua ti je e pavdekshme , legjenda ime perrallore. Qofsh e lumtur cdo dite te jetes sate!!!!!!!
Bijeza jote,
Ina (PER MUCIN TIM)
FALMA ZEMRËN, DJALË
- skicë -
Te dua cmendurisht me gjithe qenien time flutur.Thjesht mendimi qe je aty,me fut te dridhuat dhe si nje vampir gjakatar me perpin te gjithen ne ate boten tende te flurt...
Shikimet e vjedhura ,flori,shndrijne aq shume sa syte pavetedijshem ndahen.Nuk e di ne te ndodh e njejta gje edhe ty por buzeqeshja jote e friguar nga turpi sikur ma pohon kete dhe me thote te provoj...te provoj akoma,mos te ndal...pastaj duart e tua duken...kaq te fuqishme dhe kaq te bishta njekohesisht.Falmi!!!Do ti ruaj si driten e syve te mi.Te betohem qe nuk do te rresht se pekedheluri,nuk do te jene kurre te vetmuara!!!Ato do te thurin pe mua,vargje te zjarrte...do te pikturonin per mua kryevepra boterore.Falmi dhe syte!!!Keshtu te me percellosh dot nuk do mundesh e une do te mund te te veshtroj pa u fshehur,e si nje serum do te me ushqejne trupin me jete,do te luftojne me dhimbjen,do thajne lotet e do te largojne ngasherimin,
Falme buzet!!!JO, me mire me fal gojen,keshtu do te detyroj te me thuash fjale,qe per veshin tim do te jene melodi,do te me buzeqeshesh se here te dua une,do te me puthesh sa here...do te kendosh per mua serenata.Falmi kembet!!!Keshtu do te vish tek une sa here te kem nevoje,do te kercesh vetem me mua deri ne agim,do te vraposh per tek une nese padashje me lendon...
Falme vetedijen!!!Keshtu ajo do te punoj per mua...vetem per mua,do te jem une qendra e universit...
Me fal edhe pavetedijen!!! Ajo do te bej qe te gjitha te duken reale jo te kontrolluara nga egoizmi im femeror...Fundi i mareveshjes???
FALMA ZEMREN,DJALE ...dhe te gjitha keto do te rrjedhin natyrshem!!!
p.s ...une do ta beja per ty,sepse zemren ta dhurova qe ne momentin e pare qe te pash...