BETHOVEN
- poema “Sinfonite”-
Me gjuhen tende i fole botes,
Botes se shurdher!
E trondite me frymemarrjen e thelle te shpirtit vigan.
Nxore prej tij dimrin qe te dhuruan…
Cudi!
Te shurdhuan mendimet e tyre?
Ti,
Ulerimat e tyre i fusje ne flaut,
Ne trombone dhe i ktheje sinfoni…
Here me ulerima resh,
Here me vjeshte te ashper me rrebesh.
Bota fliste me ulerima,
Ti i rrembeje dhe i ktheje ne tingellima.
Ngricat e kohes futur ne gjoksin e nje oboi
Flisnin me nota, me mire se me goje…
Bota heshte.
Heshte dhe habitej,
Ndersa vuajtja me dhimbje vaditej…
Koha ne krijimin tend, perpelitej…
Levizte,
Dirizhonte me kembe dhe duar..
Bertiste: - Eshte i shurdhuar!
Nuk pyeste,
Ku eshte fillimi,
Nga erdhi gjemimi,
Pse shpuri te shurdhimi?
Bethoven,
Nuk mundi…
Timpani i vesheve te tij
Ishte per tinguj te harmonizuar…
Jo per ulerimat e padrejtesine,
Qe ne trupin e botes se urise…
Pinte gjak ne gjoks te memes, sise.
Bethoven
Nuk u shurdhua por heshti,
Kur Serbi kosoven theri dhe qeshi…
Tingujt e dhimbjes rrembeu nga vreshti,
Ate qe se harroi kurre,
E hodhi ne nota, e beri uverture…
Pastaj ngriti nje ure,
Uren e se vertetes
Qe lidh e ther viktima…
Qe ne bote pjell lehje dhe ulerima…
Asaj qe ne pellgje gjaku krihet,
E pas pabesise buzeqesh dhe fshihet.
Bethoven,
Nuk ishte i shurdhuar.
Ai i fliste botes rrugeve duke shkuar…
Trupi i tij,
Nje mal i lart…
Ishte nje monument i ngarkuar me art…
Ai fliste me tingujt
Marre nga vargmalet…
Qe kombet mbi supe i mbanin hallet…
I kthyer ne monument rrugeve te Vjenes
Ai ishte dirigjenti i bote - skenes…
Leshonte kudo me menyren e kumbimit,
Kambanen e tij
Ne boten e shurdhimit…
Bethoven degjonte mire nga veshet,
Nga veshet e nje te talentuari…
Por, linte pershtypjen e nje te shurdhuari…
Kete e vertetojne
Tingujt me vlere, ngarkuar me ere..
Qe rendin neper tastjere…
Ne to frynin sinfonite…
Furtuna qe grisnin cdo dite,
Letra te grisura padrejtesite…
Bota ishte e shurdhuar,
Per Bethovenin e talentuar…
Por koha pas tij
Te kunderten nuk ka treguar?
Laç ...gusht 2011