NË UDHËKRYQ
-poeme –
Shtepia ime,
Nje skene ne mes te gjelberimit,
Ndertuar ne nje kend, ne udhekryq…
Perpara rruges,
Rruge, ku nuk marrin rruge mendimet.
Shtepia ime,
Skene e vogel, e madhe perpara botes…
Ku luhen dramat, tragjedite e kohes…
Ne udhekryq rendin deshirat
Ngarkuar ne makina, karroca, bicikleta…
Nga e pabarabarta, jeta!
Nje zoteri therret:
- Shalqi..shalqi..shalqi…i embel, i mire…
I mbjellur me vullnet dhe deshire,
Nga nje zemer e varfer dhe e ngrire…
Ndalon nje makine e shtrenjte,
Jeten e tij e blen shume lire.
Makina qe rendin
Ne nje gare te çfrenuar,
Endrren ne dhimbje duke e transformuar.
Pa pritur ne udhekryq,
Pa dashje,
Ndodh nje perplasje.
Perplasje dhe me pas, thirrje, gjak…
Drama dhe aktoret ne lak,
Une nga skena e ballkonit tim
I shikoj me dhimbje dhe trishtim.
Ne cast
Qarkullimi hesht,
Cicerimat vdesin nga nje vresht.
Nje zog iken duke rendur
Krahet rreh, largohet i trembur.
Ne udhekryq vetem heshtja mbeti,
Kalon me shpuren e tij kreu i nje shteti…
Brohoritje te larta
Premtimet qiellin pershendetin,
Thirrjet pushtojne ambjentin.
Kreu nuk ka asgje ne duar,
Por nuk pushon duke dhuruar…
Pemet fillojne feshferitjet
Per te mbytur brohoritjet.
Era e pa harmonizuar neper dege,
Thyhet ne copeza pa forme, pa ndjenje…
Zogjte e kombit
Nuk kane ushqim dimrin per te nxjerre…
Me pas jehona largohet, sfumohet,
Ne udhekryq fillon prape jeta,
Ne lufte premtimet dhe e verteta…
Bie mbremja ne udhekryq,
Hena zbret dhe ndez feneret
Yjet zgjohen dhe dalin me heret.
Fryjne erera ne udhekryq
Padrejtesi, drejtesi, me gjyq, pa gjyq!
Fryn ere…
Nga larg bie era barot,
Koha ne skenen time
Komedira te çuditshme lot.
Mblidhen dhjetra ambasadore,
Si dhjetra aktore
Premtojne qetesi e paqe,
Kudo hedhin bomba,
Hapin lumenj me gjaqe.
Flasin me gjuhen e atomit
Ne te kater anet e globit.
Pas vdekjes dhe urise
Hapin gryken e kusise,
Ne thirrje dhe premtime
Dhurojne ca therrime…
Ne udhekryq
Perpara oborrit dhe portes
Une shoh komedianet
Dhe aktoret e dramave te kohes…
Ballkoni im,
Teleskopi qe shikon planetin e urise
Duke pire ne sisen e padrejtesise.
Une,
Ne ballkonin tim jam nje furrepjekes mundimesh
Gatuaj buke te bardhe mendimesh.
Buke, buke qe kerkon bota e marre,
Dhimbjet dhe vuajtjet per te lare…
Por buka ime
Eshte buka e bardhe e bashkimit
Gatuar dhe pjekur ne furren e krijimit.
Bota duhet te bleje sa me shume,
Qe te mos kete varferi etje dhe dhune…
Te fitoje dije, qetesi dhe kulrure,
Qe ndjenja te mos vritet me gure,
Por te ndertohet me kujdes, si partiture..
Une bukepjekes
Me miell i teri mbuluar,
Ngjaj me nje plak te moshuar,
Cdo flok i bardhe nje pervoje e fituar.
Merrni u lutem, byrek, buke, simite,
Per ushqimin shpirteror te çdo dite…
Se rruga e dijes eshte rruge e gjate
Qe dhuron paqen, dashurine,
Pranveren te dhuron neper stine.
Ballkoni im ne udhekryq
Ku rendin, perplasen, thyhen kenget,
Ku dhimbja te lodhurit i pikon nga menget.
Ballkoni im,
Skene madheshtore
Ku vuajtjet i marrim per dore
Dhe darkojme neper pijetore.
Ballkoni im,
Skene ku çdo dite
Vjel dhimbjet, gezimet,
Dhe me to ndertoj poezite…
Skene,
Ku genjeshtra dhe e verteta,
Dalin dhe luhen si i sjell vete jeta…
Udhekryq,
Skene pa regjisore dhe makjazh,
Ku i pasuri ben tatuazh
Ta varfrin qe dhimbjen shuan me hashash
Duke ja kthyer jeten ne tallash.
Regjisoret e vertete te skenes,
Kane pamjen e vete hijenes.
Fshihen pas kurtinave çdo dite,
Dhe dirizhojne mbi bote tragjedite…
Ballkoni im,
Nje dritare e madhe pa kuinta,
E bukur, e shemtuar, me drita, pa drita…
Ku si ne nje film me ekran te gjere
Shikon dhe kupton boten si eshte bere,
Kostum i grisur,
Nuk e prêt dhe qep gershere dhe as gjilpere.
Dhe une me nje pene prej poeti,
Di si i behet biografia dhe portreti.
E shikoj nga dritarja ime,
Here qaj, here qesh,
Here boten dhe here veten rri dhe perqesh.
Mbledh ererat, mendimet dhe i bej pershesh…
Persheshin e botes pa mend,
Qe e dhjesin dhe se hane as qente…